
Megjithatë, interesimi i qytetarëve për pushimet verore ka rënë dukshëm dhe sipas kompetentëve vjen kjo si rezultat i krizës ekonomike, si dhe rritjes së çmimeve nëpër vendet turistike. Shqipëria mbetet destinacioni i parë i qytetarëve me Velipojën e Durrësin e pushimit familjar dhe Sarandën e rinisë duke mos mbetet pas as Ulqini me mbërmjet atraktive dhe kjo aq më tepër kur tash gjakovarët uthëtojnë drejt autostradës, duke ikur rrugës së vështirë nëpër Mal të Zi. Hit I sivjetëm padyshim se është zgjedhja më e re e kalimit të pushimit duke shkuar në Shqngjin, velipojë e durrës vetëm gjatë vikendeve. “Autostrada e re Morinë- Durrës na ka krijuar kushte të favorshme uthëtimi ndaj unë me familjen time po I shfrytëzojë” u shpreh bajrami. “Kjo më duket mënyra më atraktive e pushimit dhe kështu do të vazhdojë edhe më tutje” shton ai. Një pjesë e bashkëqytetarëve një pjesë të ditëve të vapës po I kalojnë nëpër pishina, disa bri Drinit dhe Erenikut , lumenjë këta që nga viti në vit po dëmtohen. Megjithatë, interesimi i gjakovarëve për pushimet verore ka rënë dukshëm dhe sipas kompetentëve kjo vjen si rezultat i krizës ekonomike, si dhe rritjes së çmimeve nëpër vendet turistike. Këtë e dëshmojnë vetë qytetarët, por edhe agjencitë turistike.”Ka rënie të madhe të intersimit për të uthëtuar në Durës apo Ulqin karshi vitit të kaluar” thotë Kadri Rrahmani nga Axhencia Turistike “Cali”. Qytetarë të anketuar, thonë se kriza ndikon që ata të mos mendojnë se ku do t’i kalojnë pushimet verore, ose të gjejnë ndonjë vend ku ka çmime më ekonomike. Kriza ekonomike “Nuk kam menduar se ku do t’i kalojë pushimet verore. Në fakt, kushtet nuk ma imponojnë një gjë të tillë. Vitin e kaluar isha në Durrës me familjen, ndërsa këtë vit mendoj se nuk do të shkojmë askund”, thotë Kujtimi I bindur se gjendja financiare në familje vitin tjetër do të përmirësohet. “Nëse kështu vazhdon, vështirë se do të mendojë për pushimet sepse nuk ta qet kurrqysh!!!” thotë ai. “Temperaturat e larta çdo ditë e më shumë po më nxisin të mendoj se ku do të pushojë për këtë verë. Sa po dola prej agjencisë turistike, u interesova për çmimet, mendoja të shkoja në Sarandë, por akoma s’kam vendosur”, ka thënë nga ana tjetër studentja e Filozofikut, Magbulja . Në Agjencinë turistike “Dreni”, dëshmojnë se këtë vit ka rënë mjaft interesimi i qytetarëve për pushimet verore. “Interesimi i një numri të vogël qytetarësh ka filluar që në muajin qershor, ku më të kërkuara janë Shqipëria, sepse ka çmime më të lira. Vitin e kaluar destinacion i dëshiruar ishte Turqia, pasi që çmimet ishin shumë më të lira, ndërsa sivjet çmimet janë ngritur.” ka thënë Flamur Fetahaj, pronar i AT “Dreni” I cili thotë se “pasagjerët tanë nuk kanë cka të ankohen në cmimet e transportit sepse ato janë minimale”. Ai kritikon konkurrencën jo të drejtë të disa kompanive që në vlug të sezonit turistik luajnë me cmime. Kur është fjala tek linjat e rregullta drejtë bregdetit nga Gjakova, sivjet kompanitë transportuese kanë shfrytzuar në maksimum oraret e përshtatëshme, falë funksionimit të autostradës Morinë- Durrës. Shumë nga këto axhenci mbajnë linjat e regullta Gjakovë- Durrës- Velipojë- Ulqin pastaj edhe në Sarandë ku sivjet ka pasur një dyndje më të madhe të rinisë gjakovare. Velipoja e Durrësi edhe sivjet e preferuar Që nga fillimi I qershorit, pushuesit gjakovarë ia kanë mësyer Velipojës. Ai është vendi më I preferuar I shumë familjeve gjakovare. Aty gjendet uji I pastër dhe rëra karaketeristike, ndërsa mbi të gjitha cmimet më të kapshme për xhepin e familjeve me buxhet mesatar. Pemët dhe perimet e freskëta që treghtohen në tregun e Velipojës e lakmojnë pushuesit nga Gjakova. Mirëpo nga një korriku edhe këtu pushuesit janë ankuar se kishin filluar të ngriten cmimet. Ulqini Ulqinakët e konsiderojnë autostradën si një mundësi të mirë për ta vizituar Ulqinin. Edhe vet kryetari I komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, thekson se kjo është një arritje e madhe. Ai thekson se gjysma e pushuesve janë kosovarë, ndërsa kapacitetet pushuese janë deri në 140 mijë shterët me cmime të njejta sikurse në vitin e kaluar. Një bashkëvendas yni që ka investuar në plazhin e madh të Ulqinit “Toni Grill” flet për një sezon të sukseshme turistike. Ai është fitues I flamurit të kaltër që dëshmon për standardet ndërkombëtare të ofrimit të kushteve për pushuesit. Vet autori I këtyre reshtave ka përjetuar kënaqësinë që sjellë uthëtimi nga Ulqini në Gjakovë përmes pikës kufitare Muriqan, ku I nënshtrohet vetëm një kontrolli të përbashkët të doganierëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe ku mundë të kalohet kufiri vetëm me letërnjohtimin e republikës së Kosovës dhe asesi me atë të UNMIK-ut. Një rrugë e tillë dhe mundësi që për një ditë të përshkohet dhe përjetohet bregdeti I Ulqinit dhe ai, ta zëmi I Shëngjinit apo Velipojës ka qenë një ëndërr e shumë brezave. Uthëtimi nga Ulqini e bënë të mundshëm një pushim të këndshëm për kafe në Shkodër dhe për një udhëtim të lehtë nëpër autostradë. Drini dhe Ereniku “E mbajë mend rininë e brezit tim që krenohej me pushimet verore në Gjakovë, falë dy lumenjve, Drinit dhe Erenikut ku kalonim dy muaj të plotë në rërën dhe ujin e pastër. Ndërsa sot krejt ndryshe. Ka mbet vetëm nostalgjija” thotë i anketuari parë Fuati, duke kujtuar se” dikur krenoheshim në Kosovë, se nuk e ndjejmë vapën falë këtyre lumenjve, ndërsa tash vapa po na përvëlon”. Në fakt edhe këtë verë bri këtyre lumenjve, të strukur nën hijen e drunjve, shifen qindra bashkëqyatatër tanë që kalojnë një pjesë të ditëve të kësaj vere. Ata që adhurojnë diellin ekspozohen pa “frikë” nën rrezet e diellit dhe ujit të paktë të hapësirave të improvizuara kush si mundet. Shumë familje me veturat e veta kërkojnë vendet më të pastërta sa më larg burimit të Erenikut, e poashtu edhe në brigjet e Drinit të bardhë. Përgatitja e ushqimit, skarat me vete dhe shalqini janë pjesa e pandarë e këtyre pushuesve që shumë ankohen për pastërtinë e ujit dhe mungesën e rërës. “Pse nuk ndërtohet ndonjë bazen i madh” pyet Ismajli, një pensionist dhe adhurues i natyrës që Erenikun e frekuenton që nga fundi i prillit. Flamuri një peshkatar veteran thotë se Drinit “I doli boja” qyshkur filloi të ndotet uji nga shfrytëzuesit e rërës. “Edhe peshqit vështirë të shumëzohen në të tilla kushte të papastërtisë, e lëne më njerëzit të lahen” thotë ai I pezmatuar me këtë gjendje duke numëruar dhjetëra qendra të seperacionit të rerës nëpër brigjet e Drinit. Në anën tjtër Flamuri tërheq vërejtjen për shkallën e ulët të vetëdijes së disa pushuesve që lënë prapa mbeturinat dhe sakatosin vendet tona atraktive. “Nuk e dij sa e vështirë iu duket njerëzve që mbeturinat ti fusin në një qese dhe ti hedhin nëpër kontejner, por I lënë hapur nëpër fusha…” Liqeni i Radoniqit Një nga pasuritë më të mëdha që ka Gjakova është Liqeni I Radoniqit. Uji Liqenit shuan etjen jo vetëm të gjakovarëve, dhe për ta përdorë në mënyrë cilësore, ka disa vjet që është ndaluar larja dhe notimi. Përvoja kishte treguar se pushuesit ditor lënin prapa mbeturina të shumta, besa lanin edhe veturat me shampoo, që rrezikonin pastërtinë e ujit të pijes. Kështu edhe këtë verë vetëm peshkatart kanë mundësi ta përjetojnë kënqaësinë e valëve të liqenit. Për ata që ia dinë “lezetin” soditjes së detit mëngjeseve dhe mbrëmjeve, këtë do të mund ta shijonin disa kilometra larg qendrës së qytetit po të kishim një Qendër rekreative e sportive diku buzë liqenit të Radonqit. Një qendër e tillë me kompleks hotelesh, terrene sportive e tj do ta bënëin atraktive këtë vend jo vetëm verës por gjatë gjithë vitit. Pishinat Në anën tjetër pishinat e Gjakovës kanë pasur mjaft punë, posaqëisht gjatë ditëve kur emperaturat e ajrit arrinin edhe deri në 38 gradë celciuz. Pothuajse të gjitha pishinat ishin të stëmbushura me pushues ditor. Kuptohet më të frekuentuarat ishin ato që ofrojnë kushte të favorshme, ujin dhe hapësirat e pastra bashkë me organizimin brenda pishinave. Shumë familje gjakovare me kohë kanë zgjidhur dilemat se ku do t’i kalojnë pushimet verore. Kriza ekonomike i ka detyruar ata që vapën e verës ta shuajnë në ndonjërën nga pishinat e shumta . “Mundësitë tona janë më të pakta për të shkuar në det, kështu që kemi vendosur që pushimet verore ti kalojmë këtu”, tha Hasani një qytetar I Gjakovës. “Këtu është shumë lirë dhe shumë mirë, pastërti ka, çka të duash ka”, shtoi një tjetër pushues. “Pishinat janë shumë të volitshme për këto kushtet e popullatës tonë, shkaku i çmimeve të pushimeve verore nëpër bregdete janë pak më të shtrenjta e këtu janë më të volithsme”, theksoi një qytetar tjetër. Megjithatë sipas agjencive tursitike nuk është i vogël numri iatyre që preferojnë që pushimet t’i kalojnë kryesisht në brengdetin shqiptar për shkak të afërsisë por edhe çmimeve të volitshme. “Mund të ju them kërkesa është në nivel për bregdetin shqiptarë në radhë të parë pastaj bregdeti turk. Durrësi ka kapacitet të mjaftueshëm dhe çmimet janë më të arsyeshme mundë të themi dhe gjithashtu për qytetarët e Gjakovës është më i kapshëm për shkak se rruga është shumë e mirë dhe është më afër”, thskoi Armend Gjoshi nga AT ‘Armend Turs”. Drejtuesit e agjencive turistike thonë se vendet e shtrenjta më së shumti preferohen nga mërgimtarët të cilët kryesisht pëlqejnë që pushimet t’i kalojnë në Ulqin dhe durrës e pastaj tëkthejnë në vendlindje. Shkugëza Tash mundë të krenohemi si qytet që e kemi një vend atraktiv të pushimit ditor. Aty ka vend për pushim ditor, për ecje e rekreacion në mëngjes e mbrëmje, por nuk duhet të ketë vend hedhja e mbeturinave nga pushuesit që shfrytëzojnë ajrin e pastër dhe nayrën fantastike të Shkugëzes. Masari, një vizitor I përditshëm I shtigjeve të Shkugëzes, tha se kishte dëgjuar nga një mjek specialistë se, Shkugëza është vend interesant ku domiojnë tri rrymime të ajrit të pastër që rrallë kund gjenden dhe që janë të mirësearshura për shëndetin tonë. Edhe Shkugëza këtë verë është mjaft e vizituar. Bukuria e rrallë që ofron ky vend atraktiv I mbushur me pisha e drunjë të lartë mbesin pikë takimi I shumë gjakovarëve të cilët krahas rekreacionit dhe shetisë, përmes pikave hoteljere ofron një këndë pushimi për një kafe, cajë apo ushqim tradicional. Nga ora 5 e mëngjesit nga qyteti shef kolona qyetarësh që ia mësyejnë këtij vendi duke bërë disa kilometra ecje, vrapim dhe njëkohësisht pushim.Po iu erdhi kush mysafir nga Përendimi, një kafe në Shgugëz do të jetë një ngjarje e këndshme për të. Në top-pesëshin e vendeve më të kërkuara për pushime verore edhe më tej mbeten edhe Turqia e cila josh turistët me oferta atraktive. Kudo në botë edhe këtë verë gjen gjakovarë.(Zeki Vehapi)



Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte, të thuash, “lindje e dytë” e Kosovës. Nga të gjitha variantet e mendimit të GJND-së, nuk prisja vetëm njërin që do të mund të ishte më i dëmshmi për Kosovën: që GJND të deklarohej se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Çdo variant tjetër do të kishte qenë më lehtësues për pavarësinë e saj, por GJND u përcaktua për variantin më të mirë të mundshëm të mendimit të vet me të cilin jo vetëm që konfirmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por e goditi përfundimisht Serbinë në përpjekjet për të kontestuar aktin e shpalljes së shtetit të Kosovës. Prandaj, mendimi i GJND-së nuk mund të përjetohet ndryshe veçse si mbyllje e procedurë juridike dhe fjalë e fundit në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Mund vetëm të merret me mend se çfarë dëmesh do të mund të pësonte e ardhmja e Kosovës po të kishte qenë një mendim ndryshe me këtë i GJND.













