Archive | Intervista

KY VIT AKDEMIK ME SFIDA TË MËDHA PËR ARSIMIN E LARTË NË GJAKOVË

Posted on 24 August 2010 by Gjakova PRESS

Mazllom Kumnova


Intervista: Dr. sc. Mazllom Kumnova, profesor, Prodekan i  Fakultetit të Edukimit në Gjakovë

Ne kërkuam që përveç 6 programeve ekzistueset kemi edhe dy programe: parashkollor dhe matematikë-informatikë, të cilat janë miratuar në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinë, më 1 korrik 2010. Mirëpo, çfarë ndodhi!. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij senati, më 15 korrik, ky vendim u hodh poshtë dhe u miratua një pasqyrë tjetër për shpallje të konkursit, në të cilin përveçFakultetit të Edukimit në Prizren, i mohohet regjistrimi ne vitin e parë në të gjitha programet, Gjilanit i lejohen dy programe dhe Fakultetit të Edukimit në Gjakovë i lejohet regjistrimi i studentëve në vitin akademik 2010-2011 vetëm në dy programe, në edukimin parashkollor dhe fillor me nga 100 studentë. Njëkohësisht, hapen dy programe të reja të Fakultetit Filologjik: Gjuhë shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi angleze. Realisht, sipas kësaj, Gjakova e ka fituar edhe një Fakultet përveç këtij ekzistues, thotë prodekani i Fakultetit të edukimit në Gjakovë, Mazllom Kumnova

1.     Si e vlerësoni vitin e shkuar akademik në fakultetin tuaj?

Mund të vlerësohet me një notë të mirë edhe pse në raste të tilla kërkohet gjithnjë më shumë. Është fakt se, në vitin akademik 2009-2010 janë bërë përpjekje nga stafi akademik, por edhe nga studentët që të arrihet një sukses më i lakmueshëm. Vijimi dhe angazhimi i studentëve ka qenë në një nivel më të lartë. Mbetem borxh nëse nuk e prezantoj edhe një fakt se, edhe stafi akademik ka qenë i rregullt dhe i përkushtuar në realizimin e programeve, në mbajtjen e provimeve dhe në përgjegjësitë e  tjera.

2.     Sa jeni të kënaqur me organizimin e tërësishëm në fakultet dhe me  angazhimet e profesorëve dhe studentëve për studime cilësore?

Cilësia dhe efikasiteti në studime të larta kërkojnë edhe kushte të  tjera. Dihet se në vitin e parë kemi regjistruar në çdo program nga 80 studentë, që për specifikat e Fakulteteve të Edukimit është jashtë kornizave të realizimit të objektivave studimore. Mirëpo, kemi përballur këtë situatë, në mungesë edhe të lokaleve të përshtatshme. Kur është çështja e organizimit e kemi një vlerësim publik të rektoratit të Universitetit të Prishtinës për organizim më të mirë nga të gjitha fakultetet tjera.

3.     Sa i përmbushin kushtet objektet ekzistuese të Fakultetit të Edukimit në Gjakovë?

Dihet se, që nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, si Shkollë e Lartë Pedagogjike çështja e objektit është një histori në vete. Ka qenë ëndërr e gjakovarëve, por edhe e të tjerëve që definitivisht të zgjidhet ky problem. Edhe para tri viteve janë shpallur konkurse dhe tenderë, por gjithnjë është gjetur një shkas që të anulohet. Përse është bërë kjo, nuk duhet ndonjë koment. Çështja ka mbetur se sot shfrytëzohet objekti ekzistues i SHLP-së dhe një objekt i ri i shkollës fillore, për të cilin arsimi fillor në Gjakovë ka nevojë. Aktualisht me Kuvendin Komunal jemi duke punuar që të sigurohet një lokacion jashtë qytetit jo vetëm për një objekt, por të mendohet edhe 50 vitet e ardhshme, ndërtimi i një kampusi universitar ashtu si ndërtohen sot universitetet. Kemi edhe propozime konkrete, të cilat së shpejti do të procedohen në Asamblenë Komunale për një vendim përkatës.

4.     Organizimi, rregulli dhe disiplina luajnë një rol të rëndësishëm në institucionet e larta arsimore. Si qëndron cështja tek ne?

Për këtë vit akademik që po e lëmë pas, si prodekan po ashtu është edhe vlerësim i stafit akademik dhe këshillit të studentëve, që është ngritur një organizim, një rregull dhe disiplinë. Gjatë tërë vitit nuk kemi pasur ndonjë ankesë për të shqyrtuar edhe pse mbetet mjaft për të bërë në këtë drejtim, për të arritur deri në një bashkëveprim partneriteti në mes të stafit akademik dhe studentëve. Këtë projekt do ta zhvillojmë në vitin e ri akademik dhe unë jam optimist se ka një gatishmëri.

5.     Sipas konkursit të sivjetëm, në Gjakovën shuhen gjashtë grupet ekzistuese. Si e vlerësoni këtë hap të Senatit?

Duhet nisur nga fakti se përveç 6 programeve ekzistuese me përpjekjet tona janë propozuar edhe dy programe: parashkollor dhe matematikë-informatikë, të cilat janë miratuar në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinë, më 1 korrik 2010. Mirëpo, çfarë ndodhi!. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij senati, më 15 korrik, ky vendim u hodh poshtë dhe u miratua një pasqyrë tjetër për shpallje të konkursit, në të cilin përveçFakultetit të Edukimit në Prizren, i mohohet regjistrimi ne vitin e parë në të gjitha programet, Gjilanit i lejohen dy programe dhe Fakultetit të Edukimit në Gjakovë i lejohet regjistrimi i studentëve në vitin akademik 2010-2011 vetëm në dy programe, në edukimin parashkollor dhe fillor me nga 100 studentë. Njëkohësisht, hapen dy programe të reja të Fakultetit Filologjik: Gjuhë shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi angleze. Realisht, sipas kësaj, Gjakova e ka fituar edhe një Fakultet përveç këtij ekzistues.

6.     Sa i takon numrit të studentëve të rinjë, do të ketë këtë vit më shumë vende apo kishte vitin e kaluar?

Në vitin e ri akademik do të regjistrohen në katër programe 4oo studentë, do të thotë secili program nga 100 studentë. Në vitin e kaluar, në 6 programe të fakultetit të Edukimit i kemi regjistruar rreth 380 studentë. Por, duhet pritur ndonjë ndërhyrje e MASHT-it për ngritjen e numrit të studentëve për këtë vit akademik.

7.     Kishit një takim me rektorin e UP-së në Gjakovë. A doli ndonjë marrëveshje nga ky takim?

Në të vërtetë javën e kaluar kemi pasur disa takime me ministrin e arsimit Enver Hoxhaj dhe rektorin Mujë Rugova.  Rektori ishte këto ditë në Gjakovë, vizitoi Fakultetin si dhe së bashku ishim te Kryetari i komunës, z.Pal lekaj. Në të dy takimet i është komunikuar shqetësimi i qytetarëve jo vetëm të Gjakovës me pasojat e mbylljes së katër programeve të Fakultetit të Edukimit. Duke mos e harruar edhe disponimin e Këshillit të studentëve për të reaguar edhe në forma tjera. Ka gjasa, sipas premtimeve, në bazë të një ankese që do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës për rishqyrtimin e Konkursit. Mirëpo, nëse mirëkuptohet një situatë e tillë e krijuar, atëherë duhet pritur korrigjime dhe plotësime të kërkesave në afatin e dytë të konkursit nga fundi i muajit gusht. Në këtë rast po shqyrtohen mundësitë për hapjen e ndonjë drejtimi të një Fakulteti tjetër, që për Gjakovën do të ishte krijimi i kushteve për themelimin e universitetit. Angazhimet tona nuk do të mungojnë. Unë vlerësoj  se edhe kryetari i komunës, z. Pal Lekaj është i përkushtuar në këtë drejtim. Nuk do të mbyllet me këtë. Priten edhe takime tjera me Qeverinë dhe Rektoratin.

8.     Shuarja e programeve ekzistuese sipas Senatit të UP-së_së u bë për shkak të vlerësimit të Agjencionit të Akreditimit të Kosovës se stafi mësimdhënës nuk ishte adekuat? Cka mendoni ju?

Pajtohem. Mirëpo, në dokumentin e e kësaj Agjencie, më 7 korrik 2010 thuhet se janë akredituar me kusht të gjitha programet e Fakultetit të Edukimit, Me kusht do të thotë se fakulteti regjistron studentë, por është i detyruar që brenda vitit të bëhen korrigjime në curricula. Rekomandimi se degët e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, në Prizren dhe në Gjilan duhet të kalojnë në Prishtinë për shkak të mungesës së stafit dhe kushteve tjera është një ndërhyrje politike, është një ndërhyrje për të tkurrur Fakultetin e Edukimit në Kosovë. Kush e bëri ose e bënë këtë? Ata që drejtojnë politikën. Stafi akademik i Fakultetit Edukimit zgjidhet në bazë të konkursit dhe profesorët janë të detyruar të punojnë si në Prishtinë, ashtu edhe në Gjakovë, në Gjilan dhe në Prizren. Kjo nuk qëndron. Merrni me mend se për themelimin e një fakulteti duhet të jenë i gjithë stafi akademik i atij qyteti. Absurd. Përveç kësaj, në ekspertizën e kësaj agjencie nuk është thënë asnjë fjalë. Ekspertizën e bëjnë ekspertët e huaj të angazhuar. Në këtë drejtim duhet të them edhe atë se në Gjakovë kemi dy kabinete, atë të Teknologji-Informatikë dhe Kimi-Biologji që nuk i kanë fakultetet tjera. Kabineti i kimisë është fjalë e fundit e shkencës që as shtet e rajonit nuk e kanë. Mësimdhënësit tanë janë aftësuar nga një Institut i Zagrebit për ta vënë në funksion këtë kabinet.

9.     U tha se bërthama e Universitetit të ardhshëm në Gjakovë, me hapjen e fakulteteve të reja, tash po krijohet. Si e vlerësoni këtë pritje?

Unë mendoj se e gjithë kjo që ndodhi pa dashjen tonë e ka një të mirë, sepse e kemi edhe një fakultet tjetër. Përpjekjet tona gjatë këtij viti do të jenë për hapjen e ndonjë drejtimi edhe të një fakulteti tjetër. Kjo, në realitet krijon kushte për themelimin e një universiteti që është ëndërr jo vetëm e Gjakovës por edhe më gjerë.

10. Aktualisht sipas konkursit të shpallur nga Senati i UP-së, do të kemi dy programe në Fakultetin e Edukimit dhe dy jashtë tij, në kuadër të Fakultetit Filologjik të UP-së. Si do të funksionoj organizimi, a do të ketë një staf drejtues apo do të veprojnë ndaras?

Realisht do të veprojnë ndaras, mirëpo do t’i jepen përgjegjësitë   në administrimin e Fakultetit Filologjik. Këtë mund ta bëjnë edhe përgjegjësit e Fakultetit të Edukimit, sepse janë fakultete të një universiteti, njësi përbërësi të tij. Tani, këto ditë, administrate e Fakultetit të edukimit është duke i kryer të gjitha detyrimet për pranimin e dokumentacionit për regjistrim dhe punët tjera që dalin nga konkursi.

11. Ku janë dallimet e studimeve të grupit gjuhë shqipe që ishte në kuadër të fakultetit dhe këtij programi të ri në kuadër të Fakultetit Fillogjik. Cfarë arrijnë studentët që e kryejnë Fakultetin e Edukimit dhe ata që kryejnë programin e Fakultetit Fillogjik?

Së pari, Fakulteti Filologjik është trevjeçar dhe kualifikohen për mësimdhënës të shkollave të mesme të lartë me të drejt të vazhdimit të studimeve në master nëse studentët i plotësojnë kushtet. Fakulteti i Edukimit përgatitë mësimdhënës për shkollën e mesme të ultë (klasa 6-9) dhe aktualisht nuk ka master edhe pse janë hartuar programe të tilla nga ky fakultet.

12. Ku qëndrojnë përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit akademik?

Të gjitha përgatitjet e duhura janë bërë. Mirëpo, do të përballemi me problemin e numrit të madh të studentëve në programe për të cilin numër nuk kemi salla të ligjëratave me këto kapacitete. Në raste të tilla, kërkohet një organizim tjetër, ndarja në grupe për të cilën duhet jepet miratimi nga rektorati. Ndërtimi i një objekti të ri është sfida më e madhe që jemi duke u përballur. Besoj se, Ministria e Arsimit do të planifikojë në buxhetin e vitit të ardhshëm mjete financiare për realizimin e këtij projekti. Mbetet që Kuvendi Komunal të përcaktohet sa më shpejtë për lokacionin dhe nga ana Fakultetit të Edukimit t’i dërgohet kërkesë Qeverisë së Kosovës.

Comments Off

Si veproi gjatë kohës së okupimit serb Këshilli për financim, Gjakovarët ndanë “kafshatën e bukës” për arsimin

Posted on 21 May 2010 by Gjakova PRESS

SAHIT MULA

Këshilli Komunal për  Financimin e Arsimit,  që veproi në kohën e okupimit serb, gjatë viteve të 90- ta funksiononte për të mbajtur gjallë mësimin në gjuhën shqipe si dhe aktivitetet tjera humanitare, ia dorëzoi Arkivit Regjional të Gjakovës, gjithë dokumentacionin e ruajtur me një kujdes të veçantë.

“Kjo periudhë  e vështirë e mbijetese së arsimit shqip,  nxori edhe një herë në pah  solidaritetin e qytetarëve të Gjakovës, të cilët me kontributet vullnetare financiare ndihmonin vijimin e rregullt të mësimit shqip” thotë kryetari i këtij këshilli   Sahit Mula

Kur e nisi punën Këshilli Komunal për Financim dhe cilat ishin rrethanat e atëhershme në Komunën e Gjakovës?

Pas rënies së autonomisë së Kosovës nga shteti serb menjëherë pasoi mbyllja e parlamentit, institucioneve, ndërmarrjeve, shkollave etj. ku filloi largimi i nxënësve nga shkollat e tyre njëherit edhe mos financimi i arsimtarëve dhe punëtorëve teknik të shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë kohë Ministria e Arsimit të Kosovës u gjet e pa përgatitur për situatën e re njëherit u ballafaqua edhe me ndërrimin e aparatit udhëheqës të arsimit nga parashkollorët, shkollat fillore, të mesme dhe fakultetet.

Pas një kohe të shkurtër me vetiniciativën e qytetarëve të Kosovës filluan të mblidhen mjete financiare për arsimtarët e Kosovës gjegjësisht të Gjakovës.

Si ide për formimin e një institucioni financiar – subjekt ekonomiko-buxhetor në cilësinë e institucionit ishte iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës kurse nga 1996 u formua kryesia e Këshillit Komunal për Financim në Gjakovë ku secila parti kishte anëtarët e vet sipas çelësit të përfaqësuesve të vet në parlamentin e Kosovës. LDK i kishte 5 anëtarë, partitë tjera nga një anëtar dhe sindikata dy anëtarë.

Këshilli Komunal për Financim në Gjakovë u hap zyrtarisht si institucion ekonomiko-buxhetor me 15 shkurt 1992. Shumë arsimtarë nga ndjenjat patriotike për shtetësinë e Kosovës bënë sakrificën e pa parë çka punuan afro dy vite e gjysmë vetëm e vetëm që fëmijët tanë të mos na ngelin analfabet.

Cili ishte roli i Këshillit për financim?

Këshilli Komunal për Financim në Gjakovë ka qenë subjekt ekonomiko-buxhetor në cilësinë e institucionit financiar i cili bënte caktimin dhe inkasimin e mjeteve financiare obligimeve nga qytetarët e Gjakovës me të vetmin destinacion për mbajtjen e shkollës shqipe atë të shkollave fillore dhe të mesme.

Këshilli Komunal për Financim në Gjakovë është marrë kryekëput me përpilimin e buxhetit për pagat e arsimtarëve njëherit edhe me inkasimin e mjeteve financiare nga subjektet ekonomike që kishin ngelë të pa mbyllura, insitiucioneve, nga bizneset private, nga dyqanet e pavarura, ekonomia familjare nga qytetarët që përfshiheshin në Komunën e Gjakovës.

Nga viti 1996 të gjitha urdhëresat ishin të koordinuara nga Këshilli Qendrorë i Financimit të Kosovës për tërë territorin e Kosovës.

Sa ju përgjigjen thirrjes gjakovarët për ta ndihmuar shkollën shqipe?

Këshilli Komunal për Financim në Komunën e Gjakovës ka qenë një ndër Këshillat e parë të përmbushjeve të obligimeve financiare atë pas Prishtinës, Therandës, ne ishin të tretë edhe gjithmonë ishin në garë me Këshillin Komunal për Financim të Prizrenit. Duke parë rëndësinë e shkollës shqipe qytetarët e Komunës së Gjakovës kanë qenë dinjitoz në përmbushjen e obligimeve financiare që u caktoheshin nga Këshilli Komunal për Financim. E gjithë popullata duke e parë rëndësinë e shkollës shqipe e morri një obligim shumë të madh dhe patriotik dhe i qëndroi besnik deri në fund më të gjitha sakrificat dhe vuajtjet e deri te largimi nga puna.

Si ndaheshin fondet pos arsimit?

Grumbullimi i mjeteve financiare nga ndërmarrjet shoqërore, bizneset, dyqanet e pavarura, ekonomia familjare dhe qytetarët janë ndarë kështu: ku 90% e mjeteve financiare janë dedikuar për shkollën shqipe. Kanë qenë 1315 arsimtarë që i kanë mësuar 17607 nxënës të shkollave fillore 3665 nxënës të shkollave të mesme. Mbetja prej 10% është shprëndarë për shpenzime të tjera: shëndetësi (për mjekët dhe motrat në ambulancat nëpër fshatra), për sport, kulturë, asistencë sociale, bursa të studentëve (20 bursa çdo vit), shoqatës humanitare Nënë Tereza, Këshillit për të Drejtat e Njeriut, pagat për punëtorët e Këshillit Komunal të Arsimit, sindikata e pavarur, partive politike. Në vitet 1998 – 1999 kemi bërë financimin e medikamenteve për mjekimin e ushtarëve të UÇK-së. Poashtu me rastin e largimit me dhunë të popullsisë nga zonat rurale kemi bërë financimin e ushqimit nëpër punktet e hapura për këtë rast.

Cilat ishin vështiruesit e punës së Këshillit në rrethanat e pushtimit serb?

Si çdo institucion në fillim i ka vështirësitë e veta. Në fillim ishte mos koordinimi gjegjësisht mos përgatitja e programeve unike në tërë territorin e Kosovës. Nga vitet 1996 – 1999 programet kanë qenë të unifikuara për tërë Kosovën

Nga fillimi i punës së Këshillit Komunal për Financim në sferën e grumbullimit të mjeteve financiare është ballafaquar me vështira ekonomike, shtrenjtimi i kostos së jetës, masat diskirminuese të pushtetit okupues ndaj ekonomisë së Gjakovës, falimentimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe atyre private, kohë pas kohe zbehja e aktivitetit politik në teren dhe mos veprimi unik i subjekteve politike. Disponimi i obliguesve financiar për të paguar për shkollën shqipe oscilonte në varshmëri nga momenti politik, stagnimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës çka shprehej drejtpërsëdrejti në grumbullimin e mjeteve financiare. Faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen-zbritjen e grumbullimit të mjeteve financiare ka qenë edhe burgosja e Kryetarit të Këshillit Komunal të Financimit z. Shaban  Deva, sekretarit Astrit Beqa, kapjen dhe maltretimin e shumë inkasantëve nga pushteti i atëhershëm. Këshilli Komunal për Financim në Gjakovë punën e tij e mbyllë me nderë dhe përpikëri financiare me 23 mars 1999. Me 20 qershor 1999 Këshilli Komunal për Financim në Gjakovë është rihapur dhe ka punuar deri më 31 dhjetor 1999.

Në Këshillin Komunal për Financim janë grumbulluar mjete financiare nga viti 1994 deri më (janar – mars) 1999 dhe së bashku me mjetet e Këshillit Qendrorë për Financim totali ka qenë: 9.001.807 DM dhe destinimi i tyre kryesorë dhe i vetëm ka qenë pagesa e pagave të arsimtarëve në shkollën shqipe.

Gjithë materialin arkivor e dorëzuat në Arkivin e Gjakovës. Pse?

Duke ditur vlerën e tërë atij dokumentacionit si kryetar i Këshillit Komunal për Financim në Gjakovë vendosa t’a mbaj në shtëpinë time dhe pas dhjetë vitesh në korrik të 2009 bëra kërkesë në Arkivin e qytetit që ta pranojë në tërësi dokumentacionin. Në shkurt të vitit 2010 nga Arkiva e Gjakovës marr njoftim se mund ta dorëzoj këtë dokumentacion në tërësi.

Më 25.03.2010 unë zyrtarisht e dorëzova tërë materialin e Këshillit Komunal të Financim në Gjakovë në Arkivën e qytetit të Gjakovës ku kushtet për ruajtjen e këtij dokumentacioni të rëndësishëm janë të mira.

Shumë student që pretendojnë të magjistrojnë në degën e ekonomisë – financave  kanë mundësi që ti referohen këtij materiali të bollshëm me çka ata edhe do të vlerësojnë kontributin e dhënies së mjeteve financiare për mbajtjen gjallë të shkollës shqipe nga qytetarët e Komunës së Gjakovës.(”gjakovapress”)

Comments Off

VIP POPULLARITETI

Posted on 16 April 2010 by Gjakova PRESS

Gent Efendija

Gent Efendija:

Më pëlqen bota e spektkaleve

Djaloshi nga Gjakova, që  nga fëmijëria bartte talentin e të shprehurit zërit dhe komunikimit,  për ti dhënë dicka më shumë spektakleve radiofonike dhe së fundi edhe atyre televizive, nuk kishte ëndërruar një sukses kaq të shpejtë. Dashurinë për radion dhe televizionin e ruante brenda vetes sic e ruanin shokët e brezit të tij për profesionet e ndryshme. Nga një moderator në radio lokale, Gent Efendija ka arritur të drejtojë një studio me valë kombëtare në Radio Dukagjini, dhe nga ekranet televizive të bëhet pjesë e familjeve kosovare me prezantimin e shoë televiziv “Shpija e Kosovës”.

Popullariteti i Gentit, vie pas punës 10 vjeçare përkushtuese në moderim, gazetari, menaxhim, e mbi të gjitha në krijimin e raporteve të ngrohta me audiencën, kolegët, shoqërinë…

Punon në radio, ndërsa angazhohesh herë pas here në programe televizive, a e konsideron veten më shumë njeri të radios apo televizionit?

Radio më përmbush emocionalisht dhe ka ditur të më zhvilloj profesionalisht, për atë edhe mbetet dëshira dhe puna ime e preferuar. E bëjë me shumë dëshirë dhe pasion. Eh, televizioni është dera e famës,të sjell një “emër”, është e rëndësishme të njihesh. Megjithatë nuk pëlqej të jem gjatë tërë vitit në TV. Mënyra e punës që e kam aplikuar deri tash, mendoj se ka qenë e qëlluar. Kohë pas kohe kam qenë pjesë e projekteve televizive më të mëdha, siç e kishim “Shpija” tani, janë programe për të cilat nuk mbeten pa u parë, çoftë edhe njëherë.

Çka të pëlqen në  radio që nuk të ofron televizioni?

Është si ajo kutia e shume përfolur e Pandores. Mister, kureshtje, vëmendje etj, radio për mua ka ditur te jap shumë, ose është edhe ajo që unë kam ditur të marr shumë nga ajo. Fat është qe kam qene pjese e Radio Dukagjinit, bordi i së cilës më ka jap mundësi dhe detyrë për të mbajtur një studio, bashkë me një ekip që gjithmonë ju jam falënderues. Kur jemi tek bërja e programeve në radio,  më pëlqen ajo shpejtësia që kërkohet në punë, më pëlqen,  që në krahasim me mediumet tjera,  puna në radio din të jetë shpesh me e shpejt se ora! Pjesë të preferuar e kam edhe kontaktin me dëgjues tek  programi im i natës. Ata din të jenë aq të mire dhe aq të hapur sa më vjen që gjithmonë ta zgjas atë program prej tri orësh.

Dihet që popullariteti shumë më shpejtë fitohet në televizion, a nuk të mjafton kjo për ta braktisur radion?

E them pa modesti, deri sot mund te kisha pune te rregullt ne TV, megjithatë radio vazhdon te jete një lloj sfide për mua. Unë jam pjesë e menaxhimit të Radio Dukagjinit dhe kjo me jep komoditetin e të qenit i njohur më shumë për punën time se sa për fytyrën.

A merresh me diçka tjetër, përveç prezantimit?

Jam Zv.kryeredaktor në Radio Dukagjini, menaxhoj me studion ne Prishtine. Vazhdoj studimet për psikologji ne UP si dhe tash kam filluar me studimet për Master ne AAB.

A mendon se ka prezantues të mirë në Kosovë?

Gjithsesi. Shumë prej kolegëve të mi,  besojë se janë të lindur për këtë punë, problem është mundësia që u epet, mendoj ajo financiare. Gjërat ndonjëherë duken të zbehta apo ‘kopje’ ngase nuk ka investime në to.

A ke ti ndonjë prezantues model, rrugën e të cilit ke dëshirë ta ndjekësh?

Jam nga ata tipat që nuk kam ditur të kem kurrë një lloj ‘idoli’, kam te preferuarit e mi. E keqe apo e mire, nuk po e gjykoj, vetëm mendoj se të zbulosh aftësitë e tua më të mira në këtë zanat kaq të vjetër, nuk do te thotë të mundohesh të kopjosh të tjerët.

Si u bë që u angazhove si prezantues në “Shpija”?

Kam qenë gati para një nënshkrimit të një kontrate me një produksion të huaj për realizimin e një programi  tjetër,  që besoj këtë vit do mund të shihet. Një ftesë e papritur nga regjisori Genc Dobroshi, bëri që shumë gjëra të ndryshojnë. E pranova pa e menduar edhe shume, sepse ka qenë një gur i rëndë i lëvizur në drejtim të projekteve të mëdha televizive. Jo e lehtë, por e realizueshme, dhe atë për herë të parë në Kosovë me staf vetëm vendor.

Çka do të thotë për ty angazhimi në një program të tillë, shumë të shikuar?

”Shpija e Kosovës” ishte nje sfidë e shumëfish. Guxim për të vepruar do ta quaja. I  kam komplimentuar organizatorët dhe të shumtë kanë qenë edhe koleg e njerëz të tjerë që kanë ditur të çmojnë këtë guxim. E thash GUXIM disa herë, ngase ne njohim mentalitetin tonë, nëse dikush ka bërë diçka të ngjashme nuk e quajmë realizim po kopje. E gabuar, sepse të tillë reality shoë janë gati 200 në numër për momentin në botë, por secili jep aq sa mundet.

A i ke përcjellë më herët programet e kësaj natyre jashtë Kosovës?

Po, bile edhe ato ne Francë,  edhe pse nuk e kuptoja gjuhen. Për aq kohe sa kam me pëlqen te shoh realizime te ndryshme televizive, sidomos te tipit shoë. E kam përcjellë edhe projektin në Shqipëri, por prapë mendoj se ne kemi ditur te bëjmë diçka më origjinale.

Si ka qenë emisioni i parë, ke pas tremë gjatë prezantimit, ke pas dilema se si do të pritet?

Huuuh…, shumë emocione, ndoshta edhe ngaqë ishte një rikthim ne TV pas gati tri vitesh. E dija qe ishte një pritje e madhe dhe kam qene i përgatitur për kritika, ndoshta me tepër me kishin përgatitur paragjykimet e disa njerëzve.

Cilat janë komentet që i ke marrë deri tash?

Të ndryshme, heem…! Në fillim,  ta them gati 50 me 50! Me javë edhe kanë ndryshuar raportet për të mirë. Nuk ka qenë e lehtë për ne. Ishte një reality shoë i pari në Kosovë. Do të doja shumë që të fillojmë e të mendojmë për të mirën tonë. S’është mirë të kënaqim sytë gjithnjë nga kojshit. Megjithatë besoj se projekti përfundoj mirë, herëve të tjera mund të jetë edhe më i mirë.

A mendon se ata që ishin brenda janë përfaqësues të denjë të shoqërisë sonë?

Jo, natyrisht që jo. Mendoj se ata ishin thjesht përfaqësues të vetes së tyre. Janë disa të rinj që për dallim nga shumë prej nesh kanë konkurruar dhe e kanë pranuar këtë sfidë. Këto programe kurrë nuk janë matës të nivelit të shoqërisë, rinisë. Janë thjesht të rinj që kanë guxim dhe dëshirë për të sfiduar veten përbrenda katër mureve, me 24 kamera për 24 orë.

Po përgatitet një spektakël tjetër në Kosovë. Do jesh ne VIP Shpija?

Ftesën për ta prezantuar e kam marrë, bashkë me  ftesa për te tjera projekte televizive. Mendoj të pushoj edhe pak e më pas ta mendoj më seriozisht punën më tej. Megjithatë besoj se do shihemi te ‘SHPIJA’.

A është e vërtetë se bëhet fjalë për dy oferta nga dy televizione mjaft të shikuara jashtë Kosovës?

Unë besoj që do të vazhdojë me punë në Prishtinë. Mbi të gjitha është radio e më pas familja, shoqëria e vet Prishtina,  që ma bëjnë më të vështirë ta mendoj ‘ikjen’ nga këtu. Mbeten opsione të hapura edhe për pak kohë. Por prapë se prapë në Dukagjin do të jem gjithsesi. Për fat që tash kemi rrugë më të mira dhe mjete të ndryshme transporti edhe mund të udhëtojmë lehtë.

VIP Shpija parashihet të jetë program mjaft i ndjekur nga kosovaret?

Nuk jam marrë me sondazhe apo matje të tilla, por kuptohet se do të jetë i shikuar. Si format i tillë realizohet për herë të parë tek ne shqiptaret. Secilit do të na interesonte ti shohim ata që i kemi percjellur nëpër vite, se si jetojnë 24 orë  para kamerave. Edhe pjesa e Shoë programit do të jetë interesante. Ia vlen të jem pjesë e tyre, bashkë me Shukin. ( z.vehapi)

Comments Off

RIKTHEHET NË SKENË KITARISTI I SHQUAR ARTAN KASTRATI

Posted on 16 April 2010 by Gjakova PRESS

Artan Kastrati 1

VALËT E  RRËMBYESHME TË JETËS PËR SHPIRTIN E BUTË TË  ARTISTIT

Kitaristi i shquar gjakovar, anëtarë i shumë grupeve muzikore, tridhjetë vjeçari Artan Kastrati, dy vjetët e shkuara, pa dëshirën e tij  ishte jashtë skenës muzikore. Problemet me shëndetin e sollën Artanin në valët e rënda të jetës,  por të cilat, falë Zotit,  shpirtit të tijë çiltër prej një artisti të vërtetë, përkrahjes së shokëve dhe kujdesit të mjekësve, bënë që ai përsëri ti kthehet skenës, dhe adhuruesve të vet. Autori i këtyre rreshtave ka pasur fatin që të jetë afër Artanit në kohën e aktivitetit të tij të bujshëm muzikor dhe e njeh fare mirë djaloshin fjalëpakë e punëshumë, talentin e rrallë në kitarë, entuziastin e madh të muzikës dhe përkrahësin e talentëve të rinj. Por, nuk e njeh sfidën e tij më të rëndë, ballafaqimin  me vdekjen a jetën! Këtë do ta shpalosim në intervistën që bëmë për gazetën “Gjakovapress”.

Pas një rrugëtimi rrëqethës drejtë shërimit nëpër  ordinancat specialistike në Kosovë, Shqipëri e Turqi, Artanin e takojmë në skenën muzikore. Ai i është rikthyer përditshmërisë, muzikës, studimeve,  familjes, bashkëshortes Valmirës dhe fëmijëve Klevisit 6 vjeçar dhe Klejes 3 vjeçare.

Sëmundja ime më ka dhënë më shumë se sa ajo ka marrë nga unë. Unë kam bërë miq të mrekullueshëm që kurrë nuk do ti kisha njohur po të mos ishte “Churg-Strauss”. Po të mos ishte ky aksion humanitar për shërimin tim, unë kurrë nuk do të mund të kisha njohur njerëz kaq human dhe të solidarizuar me vuajtjen time. Këta njerëz me të vërtetë i kanë dhënë kuptim jetës sime tej mase dhe ata janë të mirat ë mia të vërteta. Shfrytëzoj rastin ti falënderoj gjithë farefisin, shoqërinë si në Kosovë ashtu dhe ne  diasporë , gjitha grupet muzikore të Gjakovës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës (anëtarë i së cilës jam), poashtu edhe njerëz të besimeve të ndryshme që janë lutur për mua. Me të vërtetë ju jam shumë mirënjohës.

Si lindi dëshira për muzikën?

-Muzikën e kam pasion që nga fëmijëria. Dëshira ime për muzikën nuk është rastësi, pasi që jetojmë në qytetin që shquhet për vlerat dhe traditat e saj muzikore dhe artdashëse.

Pse e zgjodhët kitarën si instrumentin më të dashur?

-Unë akoma jetoj me bindjen se kitaristët lindin të atillë. Unë si fëmijë gjithmonë kam kërkuar kitare, edhe sot e kësaj dite kitara me të vërtet edhe ngushëllimi im, si në rastet e vështira  po ashtu edhe në çaste të hareshme. Kitarën e konsideroj si diçka të shenjët në jetën time. Është pjesë e trupit tim. Me të vërtetë kam shumëçka të tregoj për kitarën sa që nuk di çka të them më parë.

Kujt kishit dëshirë ti ngjanit në atë kohë kur filluat të luani në kitarë?

-Paj… si çdo i ri në atë kohë kam pasur shumë ëndrra. Ka shumë kitaristë që kanë ngjallur kureshtje gjithmonë gjatë karrierës sime. Unë do i veçoja ca prej tyre si Jimmi Hendrix, David Gilmore, Joe Satriani etj etj..(ka shumë)

U bëtë anëtarë të disa grupeve muzikore. Cilat janë ato dhe si jeni ndjerë me orkestra e këngëtarë të ndryshëm?

-Është e vërtet që kam qenë anëtar i shumë grupeve muzikore si dhe bashkëpunëtor i shumë këngëtarëve në projektet e tyre muzikore, me të gjitha grupet jam ndjerë komfort  dhe kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë. Do ti veçoja këngëtaret e mirënjohur si: Ismet Peja, Artan Bakija, Alban Shehu. Kam qenë pjesëtar i grupeve si: Skofiaret, Ilir Soba, SHM“Hajdar Dushi”,  pastaj  edhe Grupit “NA”, “JK band”, “Jammo Band” të zhanrit Rock. Shfrytëzoj rastin të falënderojë Ruzhdi Sadikun, i cili ka qenë shtytës dhe i ka kontribuar karrierës sime artistike. Kam shumë miq përkrahës prandaj kërkoj falje për gjithë ata bashkëpunëtorë që nuk më kujtohen momentalisht.

Në cilin grup muzikor keni zhvilluar një aktivitet më të gjatë?

-Aktivitetin më të gjatë e kam zhvilluar me grupin muzikor “Hajdar Dushi”, përndryshe me anëtarët e këtij grupi kam bashkëpunim pothuajse gjatë gjithë karrierës sime si muzikant si para lufte po ashtu edhe pas saj. Po ashtu ”JK Band” është bendi që kemi aktivitet pothuajse 10 vjeçar. Është ndër bendet e para që ka filluar me produktu  muzikën rock në Gjakovë. Bashkë me Bekim Këpusken e kemi formuar këtë bend me qëllim të afirmimit të këngëtarëve të rinj të Gjakovës , është bend që ka aktivitet të qëndrueshëm edhe ka përbërje shumë interesante.

Keni marrë pjesë në spektaklin për zbulimin e talenteve të rinj, “Kush është më i miri”. A ka talent të muzikës në Gjakovë?

-Po, kam marr pjesë në edicionin e parë të spektaklit “Kush është më i miri”. Kur është fjala për talent të muzikës,  Gjakova gjithmonë i ka dhënë mbar shqiptarisë njerëz jo vetëm që janë shquar për aktivitetin ë tyre muzikor,por edhe ne sfera tjera te jetës. Duke poseduar një potencial të tillë të talenteve u krijua edhe ideja për krijimin e një spektakli te tillë, që kishte për qellim promovimin e talenteve të rinj,  si në muzikë ashtu edhe në humor. Falë këtij spektakli kanë dalë shumë këngëtar dhe humoristë me emër. Kohëve të fundit për fat të mirë është  hapur edhe shkolla e mesme e muzikës ne qytetin tone, ku krahas spektakleve, të rinj mund të shkollohen në muzikë,  që talenti i tyre të mos shuhet.

Krahas muzikës ju keni studiuar. A mundë të na thoni diçka më shumë?

-Familja ka qenë shtytja kryesore që unë përveç muzikës të vazhdoj studimet. Unë kam kryer  fakultetin juridik, më presin edhe ca provime deri ne diplomim, te cilat besoj që do ti eliminoj gjatë këtij viti.

Pasoi një periudhë e rëndë e jetës suaj . U ballafaquat me sëmundjen. Për çka ishte fjala?

-Në jetë ndodhin gjëra të papritura. Në kulmin e suksesit për një moment gjerat filluan te marrin kahe të kundërt. Fillova të mos ndjehesha mirë. Fjala ishe për një sindromë,  që është shumë e rrallë e qe quhet”Churg-Stauss Syndrome”.

Adhuruesit e muzikës suaj u ndjen rëndë për mungesën tuaj në skenë. Po juve sa ju mungoi muzika gjatë kohës së shërimit?

-Unë zakonisht jam përpjekur ta shëroj veten përmes lidhshmërisë emotive me muzikën. Është shumë e vërtetë se kam kaluar  kohëra të vështira gjatë periudhës së trajtimit në spitale te ndryshme dhe atë jashtë vendit. Por,  vazhdimisht  kam medituar se një ditë do të ngritëm prapë në skenë dhe do të jem afër kolegëve që kemi muzikuar bashke dhe ajo ditë me të vërtetë erdhi .

Si ju ka kaluar periudha e shërimit dhe ku?

-Periudha e shërimit ka qenë një udhëtim shumë I gjatë, pasi që shëndetësia jonë nuk ishte e aftë që të bëjë diagnostifikimin dhe trajtimin adekuat, sëmundja kishte progresi të jashtëzakonshëm. Me rekomandimin e mjekëve të Tiranes,  familjaret vendosen që të më dërgonin në Stamboll të Turqisë. Falë Prof.Dr. Ahmet Gul unë u diagnostifikova për një kohë shumë të shkurt dhe fillova trajtimin, i cili zgjati një kohë të caktuar.

Në ato momente të vështira, ishte hap aksioni humanitar për ndihmë në shërimin tuaj që kishte një kosto të madhe. Sa jeni të kënaqur me humanitetin e treguar?

-Sëmundja ime më ka dhënë më shumë se sa ajo ka marrë nga unë. Më lejoni t`ju shpjegoj. Unë kam bërë miq të mrekullueshëm që kurrë nuk do ti kisha njohur po të mos ishte “Churg-Strauss”. Po të mos ishte ky aksion humanitar unë kurrë nuk do të mund të kisha njohur njerëz kaq human dhe të solidarizuar me vuajtjen time. Këta njerëz me të vërtetë i kanë dhënë kuptim jetës sime tej mase dhe ata janë të mirat ë mia të vërteta. Shfrytëzoj rastin ti falënderoj gjithë farefisin, shoqërinë si në Kosovë ashtu dhe ne  diasporë , gjitha grupet muzikore të Gjakovës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës (anëtarë i së cilës jam), po ashtu edhe njerëz të besimeve të ndryshme që janë lutur për mua. Me të vërtetë ju jam shumë mirënjohës.

E tash si është gjendja shëndetësore e Artanit?

Ndjehem mirë me shëndet. Tash jam duke vazhduar trajtimin në Spitalin Universitar të Stambollit ”ÇAPA”,  ku kam hasur në  një staf mjekësorë shumë mikpritës dhe bujar, të cilët kanë bërë të pamundurën që unë të vijë në këtë gjendje shërimi. Pos dr. Ahmet Gyl, kisha dashur të përmend kujdesin e madh të dr. Tasin Azpolat, dr.  Aysanur Tufan…, fizioterapistin Nihat Huseinoglu… e tj. Ndërsa këtu në Gjakovë, në Spitalin “Isa Grezda” po bëjë fizioterapinë me ç’rast falënderojë stafin  për përkujdesjen ndaj meje.

Pas një periudhe  sot ju takojmë përsëri në skenë,  por tash jo me kitarën që jemi mësuar të ju shohim, por me sint. Pse?

-Tranzicioni që po kalojmë edhe krizat ekonomike si duket kanë  ndikuar në transformimin e muzikës. Unë kam qenë përafërsisht  dy vjet jashtë skenës dhe përgjatë kësaj kohe shumë gjera kanë ndryshuar. Kohëve të fundit unë jam prezent më tepër me tastier(sint) në skenë për shkak të kërkesës së tillë. Kjo nuk do të thotë që i ka humb vlera kitarës, përkundrazi kitara ka adhuruesit  saj elitë.

Cilat janë synimet tuaja të mëtejme?

-Momentalisht kam filluar të punoj në studion time personale, e cila ka qenë ëndërr e kamotshme  imja. Ndërkohë me insistimin e disa grupeve, do të angazhohem të kontribuoj në aktivitetet të cilat kanë për qëllim vetëdijesimin e njerëzve se çfarë është me të vërtetë “Churg-Strauss”dhe sa e rrezikshme është kjo sëmundje,  nëse nuk bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi me kohë.

Pastaj jam duke menduar t’ia filloj shkrimin e një broshure e cila do të përfshijë vetëm periudhën e   kohës kur kam qenë i sëmurë.

Intervistoi:Zeki Vehapi

Comments Off

NDIKIMI I KORIT TË BURRAVE TË GJAKOVËS NË EDUKIMIN E RINISË DHE MASËS PREJ FORMIMIT DERI ME SOT

Posted on 16 April 2010 by Gjakova PRESS

Rrauf Dhomi

Intervista: Akademik Rrauf Dhomi:  45 vjet të suksesshme të Korit të Burrave të Gjakovës

Këngët e Korit të Burrave shpalosin historinë, dramën kombëtare të fitoreve dhe humbjeve. Këngët e këtij Ansambli të shpijnë në altarin e shqiptarisë për t’iu falur flamurit kombëtarë me zemër të dlirë, atij simboli të shenjtë të larë me gjak, të ndaluar, të përdhosur e të plandosur nga armiq të xhindosur, të djeshëm e të sotëm, thotë themeluesi i Korit të Burrave të Gjakovës, akademik Rrauf Dhomi në 45 vjetorin e themelimit.

Në ç’rrethana historike u krijua Kori i Burrave të Gjakovës?

Pas Luftës së Dytë botërore, Kombi ynë ishte i ndarë në dyshë. Pjesa e parë apo Shqipëria, çonte jetën e vasalit, herë me Jugosllavinë e herë me Sovjetët dhe  dekadat e fundit para zhvillimeve demokratike zgjodhi rrugën e vet mbylljes.

Pjesa e dytë e Kombit që jetonte në trojet e veta etnike në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal të zi ishte e detyruar ta kaloi jetën në robëri, pikërisht nga një pakicë që sundonte shumicën në trojet e veta. Jeta e shqiptarit ishte rropatje në të gjitha skajet e Jugosllavisë për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre gjallë me punë të rënda prej zezaku.

Pjesa tjetër e popullit e cila po kërkonte më shumë të drejta (meqë nuk mashtrohej dot me një barazi të rreme) kalbej në kazamate.

Nxënësit tonë dhe rinia edukoheshin vetëm në frymën e patriotizmit Jugosllav, që do të thotë të mësosh historinë e Nemanjiqëve, Car Dushanit e Njegoshit për të mos patur mundësi të mësoj për Kastriotët, për Fishten dhe figura të tjera të ndritura të Kombit.

Folklori ynë, ai visar i jetës shpirtërore ishte në shënjestër. Përgjoheshin këngët në oda të burrave dhe në dasma, keqtrajtoheshin këngëtarët e muzikantët. Dervish Shaqa, rapsod në zë u detyrua ta braktisë Llukën e tijë për të gjetur shpëtim. UDB-ja famëkeqe ua kishte nxirë jetën shumë intelektualëve, ndër ta edhe Zekeria Rexha e Selman Riza. Të dy këta u detyruan të dëbohen në Shqipëri. Pikërisht në këtë kohë të zymtë, zuri fillin Kori i Burrave i Qytetit të Gjakovës në vitin 1965.

Cili ishte hapi parë?

Hapi i parë i këtij Ansambli koral nuk u bë në rrugën e pashkelur, por mbi bazën e një tradite të pasur muzikore e kulturore. Mbi këtë bazë u ngrit dhe i shtriu krahët Kori i Burrave. Në atë kohë kjo nahije apo kjo malësi jetoj me pushkë e këngë. Ishte kënga ajo që mbijetonte vdekjen. Ishte kjo forcë, që i bëri sfidë zgjedhës serbomadhe, sundimit të kralive, dajakut e kondakut të xhandarëve e peripecive të tjera të panumërta.

Veprat e mëdha lindin në kohë të vështira?

Po, është e njohur tani më se veprat e mëdha të krijimtarisë mendore dalin në kohë të vështira. Duke u nisur nga ky motiv kujtojmë demonstratat e vitit 1968, 1981 apo marshimin e famshëm të mbi një milion shqiptarëve në vitin 1989 të cilit i parapriu greva e minatorëve në zgafellet e Trepçës. Pra nuk ishte e rastit që nga këto vite Kori i Burrave, kjo “Çetë Artistike” nuk do t’a ndalë hapin dhe këngën për të qenë kudo i pranishëm, në Kuvende të partive politike e të shoqatave të ndryshme, në përvjetorët e ngjarjeve dhe figurave të shquara historike, në nderime të figurave të shquara kulturo-arsimore, politike si dhe varrime e rivarrime të pjesëtarëve të UÇK-së, kudo që e kërkonte nevoja e kohës.

Cka paraqesin këngët e Korit të Burrave?

Këngët e Korit të Burrave shpalosin historinë, dramën kombëtare të fitore dhe humbjeve. Këngët e këtij Ansambli të shpijnë në altarin e shqiptarisë për t’iu falur flamurit kombëtarë me zemër të dlirë, atij simboli të shenjtë të larë me gjak, të ndaluar, të përdhosur e të plandosur nga armiq të xhindosur, të djeshëm e të sotëm.

Duhet të jetë poet i penës së hollë për të përshkruar me vargje të qëndisura atmosferën e mbrëmjeve të 28 nëntorit në vitin 1990 në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë apo të 21. shkurtit 1992 në Pejë ku për herë të parë (pas një gjysmë shekulli që dëgjonim himnin “Hej Slloveni”) u i9ntonua Himni Kombëtar Shqiptar, ku salla e mbushur përplot me njerëz u shkreh në vaj.. Ishin këta lot mallëngjimi i gjakimi që u derdhën aty për herë të parë për Himnin Kombëtar.

Cili është roli që pati paraqitja e Korit të Burrave?

Është e vështirë të përshkruash në mënyrë të plotë rolin e madh që luajti ky Ansambël me këngët e veta artistike në edukimin patriotik të rinisë dhe mbarë popullit. Mjafton të përmendësh faktin se me gjithë terrorin e egër që ushtronte armiku shekullor dhe tradhtarët, megjithë vrasjet, burgimet, internimet e torturat më të egra e më çnjerëzore, tingujt e këngëve të Korit të Burrave buçitnin kudo. Ato përçonin tek masat, tek dëgjuesit e shumtë sinjalet e fitores, të qëndresës heroike dhe të papërkulur të popullit.

Gjatë kohës së luftës, kur armiku shpallte shpesh herë shuarjen e tërësishme të njësiteve ushtarake të UÇK-së në Kosovë, kënga patriotike e Korit të Burrave buçiste dhe ngjallte shpresën e fitores në masat e gjera të popullit. Fuqia e këngës sonë me mesazhin që dërgonte gjithandej Kosovës, fuste panik te tradhtarët dhe spiunët. Gjatë sulmeve e marshimeve të gjata, zhveshur, zbathur e të pangrënë, në të ftohët, të lodhur nga uria, të kanosur në çdo moment nga rrethimi i armikut, luftëtarët trima të Kosovës i mbante gjallë kënga. Ishte kënga ajo që ngjallte guximin, i mbushte zjarr dhe  i trimëronte zemrat e të gjithëve. Ajo ishte shoku me i mirë dhe i pandarë i tyre, në marshim, në pushim dhe në luftë.

Pikërisht kjo cilësi e lartë patriotiko-artistike dhe atdhedashëse e Korit të Burrave të jep forcë magjike dhe humane, të entuziazmon, të mbushë plot energji pozitive dhe të fisnikëron tej mase.

Cilat janë vlerat e këndimit koral?

Këndimi koral, si një interpretim prestigjioz dhe piedestal artistik muzikor, daton qysh para erës sonë. Këndimi koral (acapella), vlerësohet gjithnjë lartë edhe nga ekspertët e muzikës, bile aq lartë saqë në një takim shtetarësh në Greqinë antike , njëri nga ta duke dashur që në mënyrë telegrafike të merr të gjitha të dhënat e atij shteti (si ato ekonomike, arsimore, kulturore, etj) e pyet homologun : Ju lutem, më tregoni se në ç’nivel qëndron këndimi koral në shtetin tuaj, dhe do ta kuptoj nivelin e qytetërimit tuaj.

Duke çmuar vlerat e larta të Korit të Burrave së fundmi ky Ansambël ka gjetur përkrahje maksimale te Qeveria Komunale kur është fjala për krijimin e kushteve më të mira për punë, për çka unë shprehë falënderim.

Planet për këtë vit?

Do të nisim shumë shpejt përgatitjet për konsolidimin e korit, në mënyrë që të kemi një përbërje prej 24 anëtarëve për të prezantuar në koncerte repertorin tonë. Sivjet do të prezantohemi me rastin e festave të çlirimit e në këtë kontekst edhe të koncertit festiv me rastin e 45 vjetorit të fillimit të punës. Pos kësaj do të organizojmë edhe një turne me koncerte nëpër të gjitha trojet shqiptare. Kemi organizuar audicion për pranimin e anëtarëve të rinj, dhe, bazuar në traditën që ka Gjakova për këngën, ku pothuajse çdo familje ka nga një këngëtarë,  shpresojë të kemi zëra të shkëlqyer që do ta begatojnë këngën korale që e kultivojmë ne.

Intervistoi: Zeki Vehapi

Comments Off

NGA “SHPIJA E KOSOVËS” FITOVA FAMË DHE MË SHUMË SE 24 MIJË EURO

Posted on 10 March 2010 by Gjakova PRESS

Sasa

Intervista Saranda Hoda- Sasa

“Shpija e Kosovës” është program shoë I Televizionit 21 që po zgjatë tash e shumë javë më parë. Mes kandidateve të parë të  këtij shoë që prezantoi moshën e saj,  ishte edhe Saranda Hoda e njohur si Sasa, nxënësja maturante e shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Ajo tashmë ka lëshuar “Shpinë e Kosovës “ por ka mbet e dashur dhe e adhuruar për shumëke. SASA ka fituar famë nga ky spektakël ndërsa bërë për vete shumë fansa që e ndjekin në hap aktivitetin e saj. Ajo është një vajzë ambicioze që dëshiron të bëjë më shumë për shoqërinë kosovare, sepse mendon se të rinj janë ata që mundë të lëvizin gjërat për të mirën e këtij vendi.

Kush është në të vërtetë Sasa?

Sasa është  një vajzë 18 vjeçare  e lindur në Pejë,  e rritur në Gjakovë. Jam nxënëse në  Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, drejtimi doganës. Nga aktiviteti jashtëmësimor kam bashkëpunuar me Radio Gjakovën ku kam përgatitur bashkë me shoqet dhe shokët  emisione për të rinj. Hobi kam stilingun, manikyr-pedikir  dhe me dëshirë merrem  me rregullimin e thonjve. Jam adhuruese e aktiviteteve rinore. Për të mirën e vendit tim dëshirojë të jap gjithçka që mundem nga mosha rinore duke u marrë me  shumë aktivitete rinore. Dëshirojë të jem në të gjitha aktivitetet që shkojnë në favor të një zhvillimi të përgjithshëm të shoqërisë kosovare.

Çka të nxiti të konkurrosh në një spektakël të tillë?

Arsyeja e vetme ishte kureshtja.  Për nga natyra jam shumë kureshtare dhe desha ta provoj veten në një shoë rinor. Besojë  se e sprovova veten me sukses, por mendimin më të drejtë mundë ta jap shikuesi.

Nga kush ke pasur përkrahjen më të  madhe, nga shoqëria apo familja?

Në fillim nga shoqëria pastaj normalisht edhe familja. Këto kanë qenë  dy shtyllat shtytëse të vendimit tim për të marrë  pjesë në këtë spektakël televiziv. Nuk jam fare “pishman”…!

Si ishte fillimi, 24 orë para kamerave?

Të them të drejtën javën e parë ishte shumë e vështirë  për mua, sepse nuk jam mësuar të jetojë në atë  mënyrë si në “Shpinë e Kosovës”. Me kohën u mësova,   pastaj u familjarizova edhe me kamera…(hahah)

Sa herë  je prezantuar në programet e së  shtunës, ke marrë duartrokitje nga publiku. A ke menduar pse të kanë duartrokitur publiku?

Mendoj se këtë  e ka bwrw  ajo energjia dhe mesazhet pozitive që i kam dhënë  gjithmonë publikut,  që më ka ndjekur 24 orë, pastaj  ndoshta  i ka prekur pak edhe  historia e jetës time dhe sinqeriteti im.

A ke qenë  vetja apo ke luajtur ndonjë rol për aq kohë  sa ke qëndruar brenda?

Jo, assesi. Unë kam qenë 99% vetja. Njerëzit që më njohin shumë mirë e dinë se kush ka qenë Sasa aty.

Ke pasur mundësi të ndjesh nga afër, ide,  botëkuptime, paragjykime e gjithçka që e karakterizon moshën rinore. Si do ti kishe ndarë banorët sipas këtyre karakteristikave?

Jeta në  një familje  siç ishim ne në “Shpi…” me botëkuptime të ndryshme është një shkollë e vërtetë që sugjerojë ta kishte mundësinë ta  kalojë çdo i ri.  Kjo është e pamundur por mendojë se Kosovës I duhen të tilla aktivitete për tu njohur të rinj nga afër. Nga shoqëria, në një shtëpi, në një jetë të përbashkët mëson shumë gjëra interesante. E njeh veten dhe të tjerët më mirë dhe ato përvoja të shërbejnë gjatë gjithë jetës. Kuptohet gjërat e mira I merr për vete ndërsa gjërat e këqija I dëbon përgjithmonë…

Me kë  kishe raporte më të mira dhe kush në  anën tjetër të bënte nervoz?

Padyshim,  me Qëndrimin,  pastaj me Erlinden dhe Metin. Në të  kundërtën  më kanë nervozuar Lena dhe Suzana.

Je parë  me shokët e “Shpisë..” edhe në Gjakovë. Do të vazhdojë shoqëria edhe më tej?

Do të  vazhdojë por jo me të gjithë. Mendojw se do tw vazhdojw shoqëria jonw  me një pjesë prej tyre,  si me Qëndrimin, Erlindën, Metin,  Majlindën, Zikon,  Musën dhe Benin. Me ta do të mbajë shoqërinë e ngushtë, sepse janë shumë të mirë.

Për kohën sa ke qëndruar në “Shpi..” ka pasur momente të këndshme dhe të vështira? Cilat ishin çastet e lumtura?

Vet fakti që  kam pas fatin të hyjë në shpi dhe pastaj shpërblimi që mu dha nga “Tring TV Vizion plus” dhe producentët e shpisë…

Po ato momente të rënda cilat ishin?

Dënimet e Zotit Shpisë…(hahaha)

Çka ke përfituar nga ky spektakël?

Mendoj se unë  jam ajo që ka përfituar më së shumti nga ky spektakël. Së pari kam fituar shumë famë, shumë miq të  rinj, shumë gjëra të bukura  dhe mbi të gjitha kam fituar shumë njerëz që më donë dhe më  përkrahin. Unë ia kam arritur qëllimit për të cilin kam hy.  Kam fituar më shumë se 24.000 euro, sa është premia e fituesit të “Shpisë…”

Si je ndjerë  në ato momente të largimit?

Më ka ardhë shumë keq që kam zhgënjyer fansat me daljen time,  por në atë moment jam ndjerë shumë e lumtur, sepse më mungonte shumë jeta jashtë shpisë.

Po të epej mundësia të hysh përsëri në “Shpi..” a do të pranoje?

Po,  do të hyja,  por me qëllime të caktuara me një  strategji komplet ndryshe.

Comments Off

Solidariteti në vepër. Gjakovarët hapen dyert për shkodranët e përmbytur

Posted on 13 February 2010 by Gjakova PRESS

Se Gjakova ka lidhje shpirtërore me Shkodrën, kjo u vërtetua edhe me rastin e përmbytjeve në këtë zonë që përfshinë Veriun e Shqipërisë që nga fillimi i këtij viti.

Miku i mirë  shihet në ditë të vështirë” thotë një fjalë popullore.

“Në ditë të vështira vëllezërit nga Shqipëria na u gjenden pranë duke na i hapur dyert gjatë Luftës në Kosovë, ndërsa tash në këtë fatkeqësi natyrore ata duhet të ndjehen në Gjakovë si në shtëpitë e veta”, thonë qytetarët e Gjakovës , të cilët ndjejnë dhembje për këtë situatë të vështirë nga përmbytjet.

Ndjenja e ndihmës së vëllait për vëllanë  shpërtheu shpejt pikërisht në Gjakovë. Nismat e para që nga raportet shqetësuese nga zonat e vërshuara në Shqipëri, dolën nga qyteti i Gjakovës.  Priu me këtë rast institucioni më i lartë, Kuvendi Komunal duke ndarë 10 mijë euro për banorët e goditur nga vërshimet.

06.01.2010

Kuvendi Komunal i Gjakovës, ka  vendosur të ndihmohen në mjete financiare dhe forma tjera banorët e zonës së  përmbytur nga të reshurat e dendura t shiut të Nënshkodrës. Në një konferencë për media , kryetari  Pal Lekaj, dhe nënkryetari Agim Koci, kanë bërë të ditur për opinionin se për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet  e që shumë lokalitete  gjenden nën uji, në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë, KK-ja e Gjakovës, do të ndihmon me 10 mijë euro, banorët e zonave të rrezikuara. “ Gjakova ka obligim moralë të ndihmojë në lehtësimin e situatës me të cilën po përballën vëllazëritë tan në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë, e që janë të rrezikuar nga vërshimet dhe përmbytjet e mëdha, të versuara si katastrofë natyrore”, ka thënë kryetari Pal  Lekaj, në konferencën për media. Ai ka bërë të ditur se KK-ja e Gjakovës, do të dërgojë menjëherë shumën prej 10 mijë euro, në Shtabin e emergjencës të Republikës së Shqipërisë, dhe pritet të dërgohen edhe ekipe profesionale të emergjencës dhe të intervenimit të shpejtë për situata me katastrofë natyrore.

Kreu komunal i Gjakovës, ka bërë apel edhe tekë biznesmenët dhe tekë qytetarët me mundësi materiale e humanë që të mbledhin forcën e bamirësisë për ti ndihmuar vëllazëritë tanë që janë të rrezikuar nga përmbytjet.

“ Bëjmë apel, tekë të gjithë biznesmenët dhe të qytetarët humanë që të zgjasin dorën e mbarësisë dhe të humanitetit për banorët e zonave që janë përfshirë nga katastrofa natyrore në pjesën veriore të Shqipërisë”, ka thënë kryetari Lekaj. Nënkryetari Agim Koci, ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi kemi qen dhe jemi në kontakt me Ministrin e Punëve të Brendshme , dhe ministrin e saj Lulzim Basha, dhe situata e krijuar na ka obliguar edhe neve si institucion që të jemi në mbështetje financiare dhe me ekipe profesionale.

“Ndihma e Gjakovës, për vëllazëritë nga Shqipëria, është vlerësuar lartë nga Qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka thënë nënkryetari Agim Koci.

7 janar 2010

Qytetarët e komunës së Gjakovës po ndjejnë shqetësimet e mëdha për vështirësitë që përmbytjet nga reshjet e mëdha dhe shprazjet e liqeve akumulues, u kanë sjellë vëllezërve nga Shqipëria, prandaj u kanë bërë thirrje publike banorëve të shtëpive të përmbytura, që të vijnë në Gjakovë derisa të kaloi kriza e shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

Këtë ftesë e ka bërë  sot bashkërisht  kryetari komunës së Gjakovës Pal Lekaj  dhe në emër të iniciativës qytetare Agë Batusha.

“Duke parë gjendjen e vështirë të vëllezërve tanë që po evakuohen nga zonat e përmbytura të Shkodrës, u bëjmë ftesë të gjithë atyre banorëve të pastrehë që të vijnë e të strehohen në familjet gjakovare” tha Batusha duke e konsideruar këtë nismë për vendosje dhe ushqim si një domosdo për t iu dal në ndihmë vëllezërve në ditët më të vështira.

Ai më tutje ka thënë se vetëm familja e gjerë e tij është në gjendje që qysh sonte të pranojë 100 familje.

Ndërkaq kryetari I komunës Pal Lekaj duke mirëpritur këtë iniciativë qytetare theksoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencës në Shqipëri dhe se për çdo nevojë emergjente janë të gatshëm të veprojnë.

“Pos ndihmës financiare prej 10 mijë eurosh kemi dërguar edhe ekipe të zhytësve dhe të kërkim shpëtimit që po operojnë në zonën e Shkodrës, ndërsa jemi të gatshme që brenda 24 orëve të ardhshme të strehojmë mbi 200 familje “ tha Lekaj.

Ai ka shtuar se Kuvendi Komunal I Gjakovës në bashkëpunim me iniciativat qytetare dhe biznesmenët gjakovarë do të ofrojë kushte strehimi e ushqimi nëpër familjet gjakovare si dhe nëpër objektet kolektive.

Qyshkur ka filluar kriza e vërshimeve në Veriun e Shqipërisë, shumë  familje gjakovare që tashmë kanë miqësi me ato shkodrane u kanë hapur dyert për të tejkaluar këtë situatë të rëndë.

8 janar 2010

Zhytësit gjakovarë në ndihmë  të banorëve të zonave të  përmbytura në Shqipëri

Një ekip prej nëntë  zhytësve dhe anëtarë të formacionit të  kërkim shpëtimit, anëtarë të Brigadës  së Zjarrfikësve të Gjakovës,  janë vënë në ndihmë dhe gatishmëri të banorëve të zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ata kanë udhëtuar për në Republikën e Shqipërisë, për t’iu dal në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura të Shkodrës dhe Lezhës.

“Me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, dërguam një ekip të zhytësve dhe të kërkim shpëtimit”,  deklaroi Agron Kryeziu, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim.

Ndërkohë  që para nisjes, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës, Pashtrik Xërxa,  tha se ekipi i zhytësve është i përbërë prej zhytësve të stërvitur për situata të tilla.

“Ky formacion është i pajisur me gjithë tekniken e nevojshme, e që gjatë qëndrimit në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë, do t’iu del në ndihmë banorëve të kësaj pjese veriore të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët janë të përgatitur mirë dhe do ti përballojnë me sukses të gjitha sfidat që mund të paraqiten në teren,” tha Xërxa.

Ekipi i zhytësve gjakovarë do të qëndroj deri sa situata të normalizohet, varësisht nga nevoja që paraqitet në këtë zonë, në të cilën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe shkrirjes së shpejt të borës, janë përmbytur qindra shtëpi dhe toka bujqësore, ndërsa një numër i madh i banorëve është evakuuar.

16 janar 2010-01-19

Fermerët e Gjakovës ndihmojnë ata të  Shkodres me ushqim bagëtie

Katër maune e mbushur me ushqim për bagëti dhe e mbledhur nga fermerët e Gjakovës është nisur drejtë Shkodres për t’ iu dalë në ndihmë fermerëve Shkodranë të cilët këto ditë të përmbytjeve po ballafaqohen edhe me mungesën e ushqimit të bagëtisë.

Ismet Isufi, drejtor I drejtorisë për Bujqësi në Kuvendin Komunal të  Gjakovës, tha se ftesës për ndihmë nga Ministria e Bujqësisë  të Shqipërisë fermerët e komunës së Gjakovës I janë përgjigjur duke grumbulluar ushqim bagëtie, kryesish sanë në dengje, për të përballuar krizën e ushqimit të bagëtive për ato zona ku edhe bagëtia ka ngelur e izoluar nga uji.

“Krahas ndihmave tjera që po I dërgon komuna e Gjakovës, ne si drejtori , me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë kemi organizuar aksionin humanitar për grumbullimin e ndihmave në ushqime bagëtie. Kemi dërguar katër maune me sanë dhe u kemi bërë ftesë gjithë fermerëve që kanë mundësi të ndihmojnë e të lajmërohen në vazhdimësi në drejtorinë e bujqësisë” tha Isufi duke kujtuar gjendjen e vështirë nga përmbytjet në zonat bujqësore të Shkodrës
Udhëheqja e KK-së  në Shkodër

Në ndihmë  solidare vëllezërve që nga  vërshimet e ujit u përmbytën në Shkodër katër mauna transportuese me ushqime për bagëti të mbledhura nga fermerët e Gjakovës janë nisur për në Shkodër. Në udhëtim për të dorëzuar ushqimet e mbledhura ishin Agim Koci, nënkryetar i Kuvendit Komunal, Ismet Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe  Xhavit Alija këshilltarë  Komunal. Koci  deklaroi se dërgimi i ndihmave po bëhet në koordinim me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe ne biseduam për  mundësitë tjera se çfarë janë nevojat më të ngutshme  për vëllezërit tanë.

Drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë falënderuar qytetarët dhe institucionet e  komunës së Gjakovës,  e cila e para ka marrë iniciativën për dërgim të ndihmave” tha Koci.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe  fermerët  të cilët deri më tani kanë ndihmuar dhe po ofrojnë ndihmën e tyre edhe në vazhdimësi për familjet e përmbytura.

Kërkesa aktuale është për mjete dezinfektuese të ujit, mjete higjenike dhe ushqim bagëtish.

“Jemi pritur ngrohtësisht nga Prefekti  i Shkodres  Mexhit Cungu dhe Kryetari I Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enver Ferizaj. Ne kemi dërguar katër mauna me 2.500 denga ushqim për bagëti – Sanë e lidhur. Nevojat janë të mëdha për ushqim për bagëti dhe kanë prapë nevojë.” tha Ismet Isufi, drejtor I drejtorisë së bujqësisë.

17 janar 2010

Kryqi Kuq i Gjakovës dorëzoi ndihmat në  Shkodër

Dy maune ndihma në ushqim, veshmbathje dhe amvisëri të mbledhura në  Kryqin e Kuq të Gjakovës, e të dorëzuara organizatës si motër të Shkodrës është mirëpritur nga autoritetet shkodrane, tha, Dushe Basha Lama, zyrtare e Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës e cila ka bërë të ditur vazhdimësinë e aksionit dhe punën e pandërprerë të kësaj organizate për pranimin e ndihmave.

“Thirrjes për ndihmë të vëllezërve tanë në Shqipëri, qytetarët e Gjakovës, bizneset dhe nxënësit e shkollave I janë përgjigjur me dashamirësi duke dërguar miell, vaj, batanije dhe veshmbathje, për të cilën kanë nevojë më së shumti”, tha Lama.

Ajo ka shtuar se një aksion  I gjerë humanitar në ndihmë  zonave të përmbytura të Shkodrës po vazhdon  edhe sot.

“Nxënësit e shkollave fillore  “Zekirja Rexha” dhe Mazllom Këpuska kanë mbledhur para për të blerë vaj dhe sheqer, ndërsa miell kanë dërguar shoqata e transportuesve të Gjakovës, firma tregtare dhe zejtarët gjakovarë, jorgangjinjë dhe këpucëtarë që kanë mbledhur ndihma” shtoi Lama.

Kontingjentin e parë të ndihmave të Kryqit të Kuq e ka dorëzuar me transportin vetjake shoqata e transportuesve të Gjakovës.

“ Ndihmat e dorëzuara të Gjakovës janë mirëpritur nga autoritetet e Kryqit të Kuq në Shkodër, për çka kanë falënderuar për këtë gjest human, posaçërisht për veshmbathjen e dorëzuar, për çka kanë më së shumti nevojë” tha Kadri Rrahmani, kryetar I kësaj shoqate duke ftuar për solidaritet të mëtutjeshëm.

Pos ndihmave të para financiare që i ka dorëzuar Kuvendi Komunal, nga Gjakova, në shumën prej 10 mijë euro  në zonat e përmbytura gjenden edhe ekipet e zhytësve dhe të shpëtimit të Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës, pastaj janë dërguar edhe maune me ushqime bagëtish për fermerët e Shkodrës, ndërsa shoqatat e ndryshme, si ajo e biznesmenëve gjakovarë, shoqatat joqeveritare dhe individët vazhdojnë të mbledhin ndihma edhe më tutje.

Rotarianet e Gjakovës

Klubi Rotarian i Gjakovës i është bashkuar aksionit humanitar në nivel vendi për të ndihmuar banorët e rrezikuar shkodranë nga përmbytjet. Rotarianët gjakovarë kanë ndarë 1 mijë euro, për artikuj të domosdoshëm ushqimor të cilat do t’iu dedikohen këtyre banorëve, ndërkohë që do të ndërmarrin edhe një aktivitet rreth organizimit të grumbullimit të artikujve ushqimor dhe të veshmbathjeve të cilat do të sigurohen nga biznesmenë dhe qytetarë tjerë vullnet mirë, që kanë mundësi materiale dhe dëshirë për të ofruar ndihma për banorët e rrezikuar nga përmbytjet në zonat e Shkodrës.

Me ekspozitën shitëse ndihme banoreve te Shkodres

Fotografi I shquar gjakovar Shkelzen Rexha me 16 janar 2010 morri pjese në ekspozitën shitëse me fotografi artistike te organizuar nga “Shkolla Shqiptare e fotografisë – Projekt 5.6″ në Tiranë. Te ardhurat nga fotografit e shndërruara ne kartolina e të shitura me këtë rast shkuan për ndihmë Shkodrës.
Rexha morri pjese me dy fotografi: “Fotoja e Plakës” që ishte shpërblyer ne vitin 1998 me çmimin e dytë për fotografi Artistike mu në Shkoder.

Kjo mbrëmje iu kushtua  solidaritetit te miqve te fotografisë për popullsinë e Shkodres: shume prej tyre kishin dërguar fotografi, te cilat do stampohen ne format kartoline 10×15 cm e u shiten atë mbrëmje nga  500 leke copa. Shuma e mbledhur iu dorëzua në një nga numrat e llogarisë te hapura për këtë qellim !

19 janar 2010

Afaristët gjakovarë kanë ndërmarrë një iniciativë për grumbullimin e ndihmave për Shkodrën. Në depon “Blu Jeans” të Kastriot Hasit biznesmenët gjakovarë kanë mbledh ushqime dhe pajisje tjetër teknike për vëllëzërit nga Shkodra. Iniciatori i kësaj ndihme Agë Batusha, ka thënë se afaristët gjakovarë janë përgjegjur pozitivisht ftesës për solidaritet duke dorëzuar, miell, vaj, sheqer, veshmbathje, shporeta, detergjent e tj.

Sipas Batushës, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndërkohë që sasitë e para ndihmave  përmbajnë ushqim, veshmbathje, stufa, dyer, dritare e gjëra tjera të nevojshme për popullatën e rrezikuar të zonës së Shkodrës.

“Për dy ditë janë mbledh 25 mijë euro ndihma nga 22 biznesmenë ndërsa aksioni po vazhdon” tha Batusha. Depon e kanë vizituar edhe nënkryetari Agim Koci dhe Kristë Deda drejtor i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Comments Off

Intervista Yllka Kuqi: Psikologjia në radhë të parë ndërsa muzika për mua është hyjnore

Posted on 11 February 2010 by Gjakova PRESS

yllka-kuqi

Intervista Yllka Kuqi

Psikologjia në radhë të parë ndërsa muzika për mua është hyjnore

Derisa në  vitin e kaluar nuk ishte shumë  prezentë në skenën muzikore, për shkak të  përkushtimit më të madh ndaj studimeve të  Masterit në psikologji, prezantimi me këngën e re “E jotja s’ jam” si dhe pjesëmarrja në shoun televiziv “Oksigjen” janë dy risitë e këndshme me të cilat Yllka Kuqi hapëroi suksesshëm në këtë vit. Ka edhe plane tjera shume të rëndësishme, koncerte dhe pjesëmarrja në një mjuzikëll që do të realizohet në Gjakovë këtë vit në bashkëpunim me regjisorin zviceran Georg Darvash, ku do të ketë shumë pjesëmarrës dhe do të jetë gjithçka live. Për të gjitha ngapak flet Yllka.

Si është pranuar kënga më e re? – Kënga ime më e re me titull “E jotja s’jam” të cilën e kam promovuar gjatë ditëve festive në televizionet e Kosovës, po pëlqehet dhe besoj se do të ketë sukses në vazhdimësi. Reagimet e para të adhuruesve të muzikës janë shumë pozitive, që padyshim se më gëzojnë. Së shpejti kjo këngë do të vjen e bashkangjitur me një videoklip, që ë\ do të jetë pari në karrierën time prej solisteje. Startuat edhe në shoë televiziv “Oksigjen”.

Si ishte fillimi? Ftesa për të shkuar mysafire ishte shumë e mirëseardhur dhe vërtet kisha kënaqësinë sepse kalova shume mirë dhe u ndjeva rehat. Pas atij emisioni më ftuan që të jem pjesë e stafit si vokaliste dhe e pranova me shumë kënaqësi. Besoj se do të kalojmë një kohë të bukur bashkë me gjithë stafin, dhe besojë se do të jemi të gjithë në funksion të “Oksigjenit” dhe suksesit të tij, si një shoë i vërtet.

Çfarë mundë të na thoni për këtë program spektakli? “Oksigjeni” është tashmë një ndër emisionet më të shikuara nga gjithë shqiptarët kudo që janë dhe pothuajse nga të gjitha moshat. Mendojë se kjo shikueshmëri po arrihet për shumë arsye: ka një rrjedhshmëri të natyrshme, biseda është shumë e këndshme me mysafire dhe qasja e veçantë ndaj mysafirit nga ana e humoristit Besim Dina. Mendoj se pak njerëz e kanë guximin dhe aftësinë për të bërë spektakle të tilla televizive ku gërshetohen muzika live dhe shume kualitative si nga instrumentistet dhe nga këngëtaret pastaj kuizi, që përcillet me shumë vëmendje dhe ndihmon ne shume aspekte etj. ( Më shumë në gazetë…)

Comments Off

Orgesa Hoxha përfaqëson Kosovën në “Ford Super Model

Posted on 22 December 2009 by Gjakova PRESS

Orgesa Hoxha

Për dy vjet modelet gjakovare triumfojnë në “Ford Super Model of the Kosova”

Për dy vjet modelet gjakovare triumfojnë  në “Ford Super Model of the Kosova”  në këtë ngjarje të rëndësihme të modës ndërkombëtare. Nxitës i pjesëmarjes së modelve shqiptare në këtë garë është  fotografi i shquar Fadil Berisha. Një ngjarje të tillë në Kosovë, vjet Berisha e organizoi në Gjakovë, ku triumfoj gjimnazistja Artnesa Krasniqi, ndërsa sivjet në Pejë, përseri një modele gjakovare mori çmimin e parë.

Është kjo nxënësja e Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Orgesa Hoxha, bukuroshja e cila u kurorëzua me çmimin e madh në “Ford Super Model of the Kosova 2009”. Është hera e parë që Orgesa merr pjesë në këtë garë dhe shpërblehet me këtë çmim. Bukuroshja 17 vjeçare nga Gjakova më këtë çmim, ka fituar të drejtën që të përfaqësoj Kosovën në “Ford Super model of the Ëorld” që organizohet në janar të vitit të ardhshëm në Brazil. Ajo menjëherë ka filluar përgatitjet që ta prezantoj Kosoven sa me denjësish. Ajo synon të bëhet një modele e njohur në arenën ndërkombëtare.

Çka të solli pjesëmarrja në “Ford Super Model Kosova 2009” në Pejë?
Me pjesëmarrjen time në “Ford Super Model Kosova 2009” fitova çmimin por fitova edhe publikun , shoqërinë dhe miqësinë . Pra, pjesëmarrja ime ngjau si një natë e bukur që s’ke dëshirë ta refuzosh .

Pse i jeni përkushtuar modelimit dhe kush ju shtyri të  merrni pjesë në këtë  manifestim?

Që ne fëmijëri me ka pëlqyer bota e modelimit , e kam pasur gjithmonë ëndërr te bëhem një modele e suksesshme dhe kjo ëndërr mu realizua. Familja , tezja ime  dhe shoqëria ishin ata që më shtyn të marr pjesë në një garë bukurie.

Sigurisht se për herë të parë  merrni pjesë në këtë  garë të modelimit?

Po, është hera e parë që marrë pjesë në “Ford Super Model Kosova” dhe për ketë jam shumë krenare në vete sepse, që në fillim arrita të dal fituese dhe kjo më shtyn për të arrit më shumë se kaq në jetë

Çka paraqet suksesi yt në këtë garë?

Fitova një çmim që nuk e prisja, por jeta është me shumë befasi dhe jam e lumtur për ketë çmim. Do të mundohem që ky çmim të ketë rëndësi ende më të madhe me prezantimet e ardhshme në skenat e modës. Mendojë së ky është një hap i madh që të eci përpara.(më shumë lexoni ne numrin festiv Gjakovapress-Nr.19)

Comments Off

INTERVIST: prof.dr. Jahja Kokaj GJAKOVA DO TË BËHET NJË QENDËR E MADHE E SHKENCËS

Posted on 22 December 2009 by Gjakova PRESS

Jahja_kokaj.149X188

Në muajin shtator të këtij viti , në pikën më të lart të Gjakovës, në kodrën e “Çabratit Plak” që në vete ngërthen historinë e Gjakovës në shekuj , nisi ndërtimi i muzeut shkencor, i pari në trojet shqiptare dhe në Ballkan, në kuadër të së cilit do të jetë Planetariumi dhe Observatori nën përkujdesjen e shkencëtarit prof.dr. Jahja Kokaj. Kjo ishte dhurata më e çmuar e vitit 2009, prandaj në këtë numër festiv të gazetës, zhvilluam një bisedë për ta njohur nga afër krijimtarinë e tijë jo vetëm shkencore.

Prof. Kokaj shquhet për të arriturat në fushën e astronomisë dhe si shkencëtarë me zë ka punuar që nga Universiteti i Prishtinës e deri në Universitetet më të njohura botërore. Aktualisht punon në Universitetin e Kuvajtit. Muzeu shkencor në Gjakovë nisi të ndërtohet me investimet vetanake për të vazhduar pastaj me periudhën e kompletimit me teleskopët bashkëkohorë që mundësojnë depërtimet në thellësinë e qiellit.


Gjakova falë projektit tuaj po bëhet qendër e hulumtimeve të rëndësishme shkencore. Për çfarë projekti  është fjala?

Po në Gjakovë, saktësisht në Kodër të Çabratit do të ndërtohet një Planetarium dhe një observator. Këta së bashku konstituojnë një qendër edukativo-shkencore të paren e këtij lloji në të gjitha trevat shqiptare, përfshi Kosovën dhe Shqipërinë.

Planetariumi është objekt edukativ i cili ka një tavan apo kupolë me sipërfaqe konkave e cila shërben për projektimin e imazheve kosmologjike. Në planetarium, vizitoret,  mendohet në studentë, nxënës por edhe qytetar të tjerë, me mjete auditive-vizuale për një kohë të shkurtër , për një orë mësimi do te mësojnë gjera qe vërtet do të jenë fascionante. Kanë të bëjnë me dukuritë qiellore, yjet, galaktikat dhe lëvizjet e tyre. Të gjitha këto janë njohuri për hapësirën qiellore që na rrethon dhe për Universin dhe elementet e tij. Ata që kanë vizituar planetariume besoj që e kanë fituar një eksperience të veçantë mbresëlënëse jetësore.

Pra me këto vizita mendoj që do të ngjallet kureshtja e të rinjve të cilët ndoshta hulumtimet qiellore do ti bëjnë edhe profesion. Për këtë qellim kemi planifikuar ta vendosim edhe observatorin aty afër, ku do të jetë teleskopi me të cilin do të observohen jo vetëm yjet por edhe thellësitë e galaktikës sonë – SHTEGUT TË QUMSHTIT, por edhe galaktikave të tjera në thellësi të Universit. Teleskopi do të jetë i pajisur me spektroskopë me të cilët do të bëhet e mundur të matet edhe lëvizja e yjeve dhe trupave të tjerë qiellore por edhe struktura e tyre kimike, temperatura e tyre dhe parametrat të tjerë fizike. Matjet e këtilla mundë të gjenerojnë rezultate origjinale shkencore. Pra, në të ardhmen afatgjate planifikojmë që në këtë pikë hulumtuese astronomike apo në këtë muze shkencor të bëhen edhe hulumtime shkencore nga astronomia. Hulumtues të profilit të këtillë akoma nuk kemi në trevat tona shqiptare.

Pra në Kodrën e Çabratit të Gjakovës do të fillojnë edukimet kosmologjike me anë të Planetariumit, dhe hulumtimet të cilat shënojnë një nismë të re edukativo-shkencore që nuk ka ekzistuar gjerë tani në trevat e Shqipërisë, Kosovës apo gjetiu në trevat shqiptare. Për më shumë në gazetë…….

Intervistoi: Zeki Vehapi

Comments Off

Advertise Here
Advertise Here

Doli në shitje

Gjakova Press Nr_26 ......................................

Moti sot

20°C
Mon Clear
22/7
Tue Clear
25/10
Wed Clear
26/11

Lajmet e Fundit

Ndëgjo LIVE

RadioGjakova ......................................

REKLAMA