
Posted on 03 September 2010 by Gjakova PRESS

Comments Off
Posted on 02 September 2010 by Gjakova PRESS
Në fshatin Novosellë të Gjakovës, aty ku është vendlindja e nënës Drane, të ëmës së humanistes botërore Nëna Terezë, të enjten solemnisht u përurua memoriali i bijës së paqes dhe dashurisë së botës, Gongje Bojaxhiut- Nënës Terezë, ndërsa këtij solemniteti të shënimit të 100 vjetorit të lindjes së sajë, i parapriu Akademia Solemne.
“Nëse dikush mund të jetë I lumtur, falenderues dhe krenar për Nënën Terezë atëherë duhet të jetë Gjakova jonë, mbi të gjitha Novosella sepse pa një nënë Drane të madhe, sigurisht se nuk do ta kishim, Nënën Terezë. Paralelizmi është I mrekullueshëm. Atë që e bani Dranja në Shkup dhe në rreth, Nëna Terzë e bani në botë” tha njohësi i mirë I jetës dhe veprës së saj, Don Lush Gjergji duke bekuar shtatoren e Nënës Terezë në oborrin e kishës në Novosellë të Gjakovës. (Vijon në gazetë…)
Comments Off
Posted on 02 September 2010 by Gjakova PRESS

Zjarrfikësit gjakovarë gjatë muajit gusht kanë pasur shumë punë në fikjen e zjarreve, duke intervenuar në 246 raste dhe duke dhënë 397 orë pune intensive , (mesatarisht nga 8 zjarre në ditë) , por të cilat fatbardhësisht kanë kaluar pa asnjë lëndim dhe vetëm me dëme materiale, tha të mërkurën, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim, Bedri Cahani.
Ai muajin e gusht e konsideroj si një muaj tejet të ngarkuar të rasteve të paraqitura nga zjarret duke pohuar se 99 për qind e rasteve kanë qenë zjarre të qëllimshme në luadhe, në tre shtëpi banimi, stalla bagëtish, ndërkohë që, është raportuar edhe për një rast të një personi të vdekur në pus nga fshati Gërgoc , në nxjerrjen e të cilit kanë intervenuar zjarrfikësit.(Vijon në gazetë…)
Comments Off
Posted on 02 September 2010 by Gjakova PRESS

24 mijë e 450 nxënës gjakovarë në shkollat fillore dhe te mesme, të mërkurën kanë nisë betejën e re për dituri të reja në objekte të renovuara dhe me synimin për të arritur suksese në procesin edukativo arsimor, ndërsa vetëm në dy shkolla, për shkak të renovimeve të vonuara mësimi do të nisë pas një jave.
Sipas zyrtarëve të arsimit në Gjakovë, nëpër shumë shkolla janë kryer punë të ndryshme që objektet shkollore të jenë në nivelin e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa punët për rregullimin e infrastrukturës shkollore në shkollën “Zekeria Rexha” ( ndërtesa e vjetër) mësimi fillor do te jetë gati për ditën e hënë, me datë 6 shtator sikurse edhe në shkollën “Engjëll Gjoni” në Novosellë.
“Sivjet është investuar mjaft në arsimin gjakovar duke filluar nga investimet me bashkëfinancim te Komunës dhe organizatës CHF internacional(USAID) në shkollat fillore “Zekeria Rexha” dhe “Mazllom Kepuska” si dhe investimet kapitale në shkollat: “Nexhmedin Nixha”, ”Hysni Zajmi”, ”Kadri Kusari”,”Emin Duraku”, “Yll Morina”, “Fehmi Agani” si dhe në shkollat në fshatrat Damjan, Lipovec, Dol, Cermjan, Novosellë, Molliq, Rugovë Skivjan, Kralan si dhe është investuar në rrethojat e 4 shkollave fillore,duke mos e anashkaluar këtu edhe investimin e MASHT-it në objektin e gjimnazit të ri që po ndërtohet” tha për “Kosovalive” Silvana Haxhikadrija, drejtoreshë e arsimit në Gjakovë.
Sa i përket numrit të nxënësve fillestar të regjistruar në klasën e parë fillore, në afatin e qershorit janë regjistruar 1.470 nxënës, numër ky që pritet të rritet në fillim të vitit.
Politika e Drejtorisë së Arsimit, sipas Haxhikadrisë, është që të përfshihen të gjithë nxënësit në klasat e X-ta, ku drejtoria në afatin e dytë ka bërë hapjen e drejtimeve të reja si dega e bujqësisë dhe gjeodezisë.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/ 2011, përfaqësues të Kuvendit Komunal kanë vizituar të mërkurën disa prej shkollave të komunës, “Mustafa Bakija”, “mazllom Këpuska”, gjimnazin”Hajdar Dushi” e tj. për të uruar nga afër dhe njëherit që të njoftohen nga afër për përgatitjet e bëra.
Në shkollën fillore “Mustafa Bakija” ku mësimet i filluan rreth 1 mijë nxënës , drejtori Ferid Rogova theksoi gatishmërinë e stafit mësimdhënës që nga dita e parë për të startuar me planprogramet, ndërsa në gjimnazin “Hajdar Dushi” drejtori Syrja Zeka theksoi se për rreth 1.700 nxënës sa i vijojnë mësimet këtë vit shkollor, janë bërë përgatitje të duhura për fillim të mbarë.
Zyrtarët komunal pos urimeve për përgatitje maksimale të mundshme për fillim të mbarë të procesit mësimor njëkohësisht kanë shprehur gatishmërinë që të jenë pranë tyre në çdo kohë dhe nevojë të paraqitur nga ana e shkollave.(z.v)
Comments Off
Posted on 31 August 2010 by Gjakova PRESS
Qeveria lokale e Gjakovës, të martën, në mbledhjen e sajë të rregullt I ka dhënë përkrahje Continue Reading
Comments Off
Posted on 31 August 2010 by Gjakova PRESS

Në kohën e problemit të ngrohjes globale, ndotjeve kimike, biologjike dhe radioaktive në Kosovë, si pasojë e luftës, ankesave të shumta të cilat bëhen nga qytetarët e Kosovës, është më së e domosdoshme organizimi i një konference për problemet e ndotjes dhe të energjisë, tha të shtunën në Gjakovë , fizikani i shquar Jahja Kokaj, në një tryezë të organizuar nga Kuvendi komunal i Gjakovës dhe Shoqata e Intelektualve “Jakova”.
Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit që përmban materiale nga Simpoziumi Shkencor ndërkombëtarë, me temën “Monitorimet e ndotjeve dhe zhvillime energjetike në Kosovë dhe Shqipëri” që ishte mbajtur para dy vitesh në Prishtinë e Tiranë dhe që kishte nxjerrë në pahë shumë cështje me inters për energjinë dhe ndotjen e ambientit në kosovë dhe Shqipëri.
Comments Off
Posted on 31 August 2010 by Gjakova PRESS

Me rastin e ditës ndërkombëtare të të pagjeturve, 30 Gushtit Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë përmes manifestimeve të organizuara ka kërkuar të hënën, përshpejtimin e procesit të zbardhjes së fatit të më të afërmve të tyre, ndërsa e bindur se informatat detale i ka Serbia, kanë shprehë habinë se si Bashkësia Ndërkombëtare nuk po bënë trysni ndaj këtij vendi.
“Ne si familjar jemi shumë të indinjuar me këtë gjendje sepse kaluan edhe njëmbëdhjetë vjet e ende gjurmët e të afërmve tanë nuk janë gjetur. Jemi të bindura se Serbia i ka të gjitha informatat dhe nuk e di përse Bashkësia Ndërkombëtare po e përkëdhel aq shumë Serbinë, kur e dimë që ka bërë aq shumë krime ndaj Shqiptarëve të pa faj”, tha Suphije Tafarshiku. (Vijon në gazetë…)
Comments Off
Posted on 28 August 2010 by Gjakova PRESS

Shqetësimet më të mëdha të organizatave rinore dhe të rinjve gjakovarë përgjithësisht konsiderohen të jenë , pjesëmarrja e tyre në të gjitha fushat të jetës dhe punës, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes në shoqëri, pastaj arsimimi, punësimi dhe shëndetësia, dhe marrja me këto çështje e kanë bërë të dalluar sektorin e rinisë në Gjakovë .
Urim Fazlija udhëheqës i këtij sektori thot se gjatë këtij viti Sektorin e Rinisë e kanë karakterizuar një varg aktivitetesh që kanë qenë të lidhura me hartimin e planit për rini, plan ky që është mëse I nevojshëm për komunën e Gjakovës. (Vijon në gazetë…)
Comments Off
Posted on 28 August 2010 by Gjakova PRESS

Fermerët gjakovarë, që pësuan dëme të mëdha më 4 korrik të këtij viti nga breshëri i madh, janë shprehur të habitur dhe të zhgënjyer me përgjigjen negative të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës (MBPZHR) që të premten e publikoi Drejtoria Komunale e Bujqësisë në Gjakovë.
Në përgjigje të MBPZHR-së thuhet se “duke u bazuar në kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2010-2012 nuk ka buxhet të paraparë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore”.(Vijon ne gazetë…)
Comments Off
Posted on 21 August 2010 by Gjakova PRESS

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, edhe pse këto ditë gjendet për pushime verore në Kroaci, këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për takime zyrtare me autoritete të larta të Kroacisë, saktësisht të qytetit të Pulës dhe të bashkësive shqiptare në Kroaci, ndërsa takimet e zhvilluara gjatë pasdites së të enjtes ishin mjaft frytdhënëse që do të rezultojnë në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Gjakovës, nga ana e komunës së Pulës dhe nga ana e Bashkësisë Shqiptare në Kroaci.
Zyra për Informim e Kuvendit Komunal të Gjakovës ka njoftuar të premten se gjatë këtyre ditëve, Lekaj ka zhvilluar takime të shumta me autoritetet politike e shoqërore të Kroacisë, por e veçanta e tyre ishte takimi dhe pritja nga kryetari i Pulës, Boris Miletiq I cili ka ofruar mbështetjen që do ta ketë Gjakova nga ana e ekspertëve dhe biznesmenëve kroatë.(Vijon në gazetë…)
Comments Off