Archive | Aktuale

PUSHIMET VERORE 2010 HIT I GJAKOVARËVE: VETËM VIKENDET NË BREGDETIN SHQIPTAR

Posted on 24 August 2010 by Gjakova PRESS

Gjakovapressvera

Megjithatë, interesimi i qytetarëve për pushimet verore ka rënë dukshëm dhe sipas kompetentëve vjen kjo si rezultat i krizës ekonomike, si dhe rritjes së çmimeve nëpër vendet turistike. Shqipëria mbetet destinacioni i parë i qytetarëve me Velipojën e Durrësin e pushimit familjar dhe Sarandën e rinisë duke mos mbetet pas as Ulqini me mbërmjet atraktive dhe kjo aq më tepër kur tash gjakovarët uthëtojnë drejt autostradës, duke ikur rrugës së vështirë nëpër Mal të Zi. Hit I sivjetëm padyshim se është zgjedhja më e re e kalimit të pushimit duke shkuar në Shqngjin, velipojë e durrës vetëm gjatë vikendeve. “Autostrada e re Morinë- Durrës na ka krijuar kushte të favorshme uthëtimi ndaj unë me familjen time po I shfrytëzojë” u shpreh bajrami. “Kjo më duket mënyra më atraktive e pushimit dhe kështu do të vazhdojë edhe më tutje” shton ai. Një pjesë e bashkëqytetarëve një pjesë të ditëve të vapës po I kalojnë nëpër pishina, disa bri Drinit dhe Erenikut , lumenjë këta që nga viti në vit po dëmtohen. Megjithatë, interesimi i gjakovarëve për pushimet verore ka rënë dukshëm dhe sipas kompetentëve kjo vjen si rezultat i krizës ekonomike, si dhe rritjes së çmimeve nëpër vendet turistike. Këtë e dëshmojnë vetë qytetarët, por edhe agjencitë turistike.”Ka rënie të madhe të intersimit për të uthëtuar në Durës apo Ulqin karshi vitit të kaluar” thotë Kadri Rrahmani nga Axhencia Turistike “Cali”. Qytetarë të anketuar, thonë se kriza ndikon që ata të mos mendojnë se ku do t’i kalojnë pushimet verore, ose të gjejnë ndonjë vend ku ka çmime më ekonomike. Kriza ekonomike “Nuk kam menduar se ku do t’i kalojë pushimet verore. Në fakt, kushtet nuk ma imponojnë një gjë të tillë. Vitin e kaluar isha në Durrës me familjen, ndërsa këtë vit mendoj se nuk do të shkojmë askund”, thotë Kujtimi I bindur se gjendja financiare në familje vitin tjetër do të përmirësohet. “Nëse kështu vazhdon, vështirë se do të mendojë për pushimet sepse nuk ta qet kurrqysh!!!” thotë ai. “Temperaturat e larta çdo ditë e më shumë po më nxisin të mendoj se ku do të pushojë për këtë verë. Sa po dola prej agjencisë turistike, u interesova për çmimet, mendoja të shkoja në Sarandë, por akoma s’kam vendosur”, ka thënë nga ana tjetër studentja e Filozofikut, Magbulja . Në Agjencinë turistike “Dreni”, dëshmojnë se këtë vit ka rënë mjaft interesimi i qytetarëve për pushimet verore. “Interesimi i një numri të vogël qytetarësh ka filluar që në muajin qershor, ku më të kërkuara janë Shqipëria, sepse ka çmime më të lira. Vitin e kaluar destinacion i dëshiruar ishte Turqia, pasi që çmimet ishin shumë më të lira, ndërsa sivjet çmimet janë ngritur.” ka thënë Flamur Fetahaj, pronar i AT “Dreni” I cili thotë se “pasagjerët tanë nuk kanë cka të ankohen në cmimet e transportit sepse ato janë minimale”. Ai kritikon konkurrencën jo të drejtë të disa kompanive që në vlug të sezonit turistik luajnë me cmime. Kur është fjala tek linjat e rregullta drejtë bregdetit nga Gjakova, sivjet kompanitë transportuese kanë shfrytzuar në maksimum oraret e përshtatëshme, falë funksionimit të autostradës Morinë- Durrës. Shumë nga këto axhenci mbajnë linjat e regullta Gjakovë- Durrës- Velipojë- Ulqin pastaj edhe në Sarandë ku sivjet ka pasur një dyndje më të madhe të rinisë gjakovare. Velipoja e Durrësi edhe sivjet e preferuar Që nga fillimi I qershorit, pushuesit gjakovarë ia kanë mësyer Velipojës. Ai është vendi më I preferuar I shumë familjeve gjakovare. Aty gjendet uji I pastër dhe rëra karaketeristike, ndërsa mbi të gjitha cmimet më të kapshme për xhepin e familjeve me buxhet mesatar. Pemët dhe perimet e freskëta që treghtohen në tregun e Velipojës e lakmojnë pushuesit nga Gjakova. Mirëpo nga një korriku edhe këtu pushuesit janë ankuar se kishin filluar të ngriten cmimet. Ulqini Ulqinakët e konsiderojnë autostradën si një mundësi të mirë për ta vizituar Ulqinin. Edhe vet kryetari I komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, thekson se kjo është një arritje e madhe. Ai thekson se gjysma e pushuesve janë kosovarë, ndërsa kapacitetet pushuese janë deri në 140 mijë shterët me cmime të njejta sikurse në vitin e kaluar. Një bashkëvendas yni që ka investuar në plazhin e madh të Ulqinit “Toni Grill” flet për një sezon të sukseshme turistike. Ai është fitues I flamurit të kaltër që dëshmon për standardet ndërkombëtare të ofrimit të kushteve për pushuesit. Vet autori I këtyre reshtave ka përjetuar kënaqësinë që sjellë uthëtimi nga Ulqini në Gjakovë përmes pikës kufitare Muriqan, ku I nënshtrohet vetëm një kontrolli të përbashkët të doganierëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe ku mundë të kalohet kufiri vetëm me letërnjohtimin e republikës së Kosovës dhe asesi me atë të UNMIK-ut. Një rrugë e tillë dhe mundësi që për një ditë të përshkohet dhe përjetohet bregdeti I Ulqinit dhe ai, ta zëmi I Shëngjinit apo Velipojës ka qenë një ëndërr e shumë brezave. Uthëtimi nga Ulqini e bënë të mundshëm një pushim të këndshëm për kafe në Shkodër dhe për një udhëtim të lehtë nëpër autostradë. Drini dhe Ereniku “E mbajë mend rininë e brezit tim që krenohej me pushimet verore në Gjakovë, falë dy lumenjve, Drinit dhe Erenikut ku kalonim dy muaj të plotë në rërën dhe ujin e pastër. Ndërsa sot krejt ndryshe. Ka mbet vetëm nostalgjija” thotë i anketuari parë Fuati, duke kujtuar se” dikur krenoheshim në Kosovë, se nuk e ndjejmë vapën falë këtyre lumenjve, ndërsa tash vapa po na përvëlon”. Në fakt edhe këtë verë bri këtyre lumenjve, të strukur nën hijen e drunjve, shifen qindra bashkëqyatatër tanë që kalojnë një pjesë të ditëve të kësaj vere. Ata që adhurojnë diellin ekspozohen pa “frikë” nën rrezet e diellit dhe ujit të paktë të hapësirave të improvizuara kush si mundet. Shumë familje me veturat e veta kërkojnë vendet më të pastërta sa më larg burimit të Erenikut, e poashtu edhe në brigjet e Drinit të bardhë. Përgatitja e ushqimit, skarat me vete dhe shalqini janë pjesa e pandarë e këtyre pushuesve që shumë ankohen për pastërtinë e ujit dhe mungesën e rërës. “Pse nuk ndërtohet ndonjë bazen i madh” pyet Ismajli, një pensionist dhe adhurues i natyrës që Erenikun e frekuenton që nga fundi i prillit. Flamuri një peshkatar veteran thotë se Drinit “I doli boja” qyshkur filloi të ndotet uji nga shfrytëzuesit e rërës. “Edhe peshqit vështirë të shumëzohen në të tilla kushte të papastërtisë, e lëne më njerëzit të lahen” thotë ai I pezmatuar me këtë gjendje duke numëruar dhjetëra qendra të seperacionit të rerës nëpër brigjet e Drinit. Në anën tjtër Flamuri tërheq vërejtjen për shkallën e ulët të vetëdijes së disa pushuesve që lënë prapa mbeturinat dhe sakatosin vendet tona atraktive. “Nuk e dij sa e vështirë iu duket njerëzve që mbeturinat ti fusin në një qese dhe ti hedhin nëpër kontejner, por I lënë hapur nëpër fusha…” Liqeni i Radoniqit Një nga pasuritë më të mëdha që ka Gjakova është Liqeni I Radoniqit. Uji Liqenit shuan etjen jo vetëm të gjakovarëve, dhe për ta përdorë në mënyrë cilësore, ka disa vjet që është ndaluar larja dhe notimi. Përvoja kishte treguar se pushuesit ditor lënin prapa mbeturina të shumta, besa lanin edhe veturat me shampoo, që rrezikonin pastërtinë e ujit të pijes. Kështu edhe këtë verë vetëm peshkatart kanë mundësi ta përjetojnë kënqaësinë e valëve të liqenit. Për ata që ia dinë “lezetin” soditjes së detit mëngjeseve dhe mbrëmjeve, këtë do të mund ta shijonin disa kilometra larg qendrës së qytetit po të kishim një Qendër rekreative e sportive diku buzë liqenit të Radonqit. Një qendër e tillë me kompleks hotelesh, terrene sportive e tj do ta bënëin atraktive këtë vend jo vetëm verës por gjatë gjithë vitit. Pishinat Në anën tjetër pishinat e Gjakovës kanë pasur mjaft punë, posaqëisht gjatë ditëve kur emperaturat e ajrit arrinin edhe deri në 38 gradë celciuz. Pothuajse të gjitha pishinat ishin të stëmbushura me pushues ditor. Kuptohet më të frekuentuarat ishin ato që ofrojnë kushte të favorshme, ujin dhe hapësirat e pastra bashkë me organizimin brenda pishinave. Shumë familje gjakovare me kohë kanë zgjidhur dilemat se ku do t’i kalojnë pushimet verore. Kriza ekonomike i ka detyruar ata që vapën e verës ta shuajnë në ndonjërën nga pishinat e shumta . “Mundësitë tona janë më të pakta për të shkuar në det, kështu që kemi vendosur që pushimet verore ti kalojmë këtu”, tha Hasani një qytetar I Gjakovës. “Këtu është shumë lirë dhe shumë mirë, pastërti ka, çka të duash ka”, shtoi një tjetër pushues. “Pishinat janë shumë të volitshme për këto kushtet e popullatës tonë, shkaku i çmimeve të pushimeve verore nëpër bregdete janë pak më të shtrenjta e këtu janë më të volithsme”, theksoi një qytetar tjetër. Megjithatë sipas agjencive tursitike nuk është i vogël numri iatyre që preferojnë që pushimet t’i kalojnë kryesisht në brengdetin shqiptar për shkak të afërsisë por edhe çmimeve të volitshme. “Mund të ju them kërkesa është në nivel për bregdetin shqiptarë në radhë të parë pastaj bregdeti turk. Durrësi ka kapacitet të mjaftueshëm dhe çmimet janë më të arsyeshme mundë të themi dhe gjithashtu për qytetarët e Gjakovës është më i kapshëm për shkak se rruga është shumë e mirë dhe është më afër”, thskoi Armend Gjoshi nga AT ‘Armend Turs”. Drejtuesit e agjencive turistike thonë se vendet e shtrenjta më së shumti preferohen nga mërgimtarët të cilët kryesisht pëlqejnë që pushimet t’i kalojnë në Ulqin dhe durrës e pastaj tëkthejnë në vendlindje. Shkugëza Tash mundë të krenohemi si qytet që e kemi një vend atraktiv të pushimit ditor. Aty ka vend për pushim ditor, për ecje e rekreacion në mëngjes e mbrëmje, por nuk duhet të ketë vend hedhja e mbeturinave nga pushuesit që shfrytëzojnë ajrin e pastër dhe nayrën fantastike të Shkugëzes. Masari, një vizitor I përditshëm I shtigjeve të Shkugëzes, tha se kishte dëgjuar nga një mjek specialistë se, Shkugëza është vend interesant ku domiojnë tri rrymime të ajrit të pastër që rrallë kund gjenden dhe që janë të mirësearshura për shëndetin tonë. Edhe Shkugëza këtë verë është mjaft e vizituar. Bukuria e rrallë që ofron ky vend atraktiv I mbushur me pisha e drunjë të lartë mbesin pikë takimi I shumë gjakovarëve të cilët krahas rekreacionit dhe shetisë, përmes pikave hoteljere ofron një këndë pushimi për një kafe, cajë apo ushqim tradicional. Nga ora 5 e mëngjesit nga qyteti shef kolona qyetarësh që ia mësyejnë këtij vendi duke bërë disa kilometra ecje, vrapim dhe njëkohësisht pushim.Po iu erdhi kush mysafir nga Përendimi, një kafe në Shgugëz do të jetë një ngjarje e këndshme për të. Në top-pesëshin e vendeve më të kërkuara për pushime verore edhe më tej mbeten edhe Turqia e cila josh turistët me oferta atraktive. Kudo në botë edhe këtë verë gjen gjakovarë.(Zeki Vehapi)

Comments Off

Ritme pune në Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës

Posted on 24 August 2010 by Gjakova PRESS

Gjakovapressvera


Fond i pasur arkivor,  por hapësirë pak

Preokupimi jonë aktual është sigurimi i hapësirës punuese, gjegjësisht hapësirës për vendosjen dhe arkivimin e materialeve të cilat tashmë veç i kemi, por edhe i atyre që presim ti pranojmë në një të ardhme të afërt. Për më tepër, zgjerimi i objektit do të mundësonte që dokumentet të kenë radhitjen e duhur, brenda kushteve dhe standardeve themelore. Po e them këtë për shkak të asaj që tashmë besoj është cekur mjaft shpesh nga ana jonë, për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit mes nesh, Drejtorisë për Kulturë, si dhe Kuvendit Komunal – Gjakovë, thotë në intervistën për “Gjakovapress”, Valdrin Shehu,  drejtor në  Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës.

Nga fondi i pasur i Arkivit të Gjakovës veçohen materialet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që nga themelimi i saj, e deri në vitin 1910. “Angazhimi i njerëzve tanë që morën pjesë aty, çdo gjë që u tha e u bë, rrjedhshmëria e atyre proceseve, dhe gjithçka tjetër rreth saj është një pasuri për të cilën shumë popuj na kanë lakmi” thotë Shehu.

Cili është misioni i Arkivit të Gjakovës?

Misioni jonë parësor është që Arkivi të pasurohet me fonde të lëmive të ndryshme që kanë rëndësi të pakontestueshme. Fonde të tilla arkivore na janë premtuar shumë dhe pritet që të na shtohen brenda një periudhe të shkurtër kohore. Mirëpo, gjëja kryesore që do të mundësonte realizimin e këtij misioni është zgjerimi i hapësirës punuese, përkatësisht krijimi i kushteve të duhura për të punuar me sukses. Me një fjalë, na duhet ndihmë dhe përkrahje që të arrijmë standardet themelore për të vijuar punën të cilën synojmë.

Sa po arrijnë punonjësit e Arkivit që ta përmbushin këtë mision?

Në çdo ditë pune, gjatë tërë orarit, të gjithë punonjësit, duke filluar nga drejtoria e deri tek sektori ku kryhen punët më të thjeshta, jemi në angazhim të vazhdueshëm për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Përpikëria, përkushtimi i gjithëmbarshëm, dhe përgjegjësia e cila na është besuar secilit prej nesh, janë stimulim për të vazhduar me të njëjtin rregull që kemi filluar.

Sa është i pasur me materiale të rëndësishme Arkivi i Gjakovës?

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerat që qyteti jonë ka shfaqur ndër breza, patjetër që arkivi i jonë ka listë tejet të gjatë të materialeve të rëndësishme. Kjo vatër kulturore e jona, Gjakova, për shumë kohë, gjatë shumë ngjarjeve të rëndësishme për të, për shtetin, dhe për kombin, ka dëshmuar pasuritë e pamohueshme të saj nga vetë puna dhe mundi i emrave të njohur. Janë pikërisht këta njerëz që mbetën të pavdekshëm ndër shekuj, për hir të gjurmëve të arta që kanë lënë pas.

Cilat materiale i konsideroni si të një rëndësie të veçantë?

Ndër çka u theksua më lart, unë do të veçoja materialet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që nga themelimi i saj, e deri në vitin 1910. Angazhimi i njerëzve tanë që morën pjesë aty, çdo gjë që u tha e u bë, rrjedhshmëria e atyre proceseve, dhe gjithçka tjetër rreth saj është një pasuri për të cilën shumë popuj na kanë lakmi. Prandaj, ne si Arkiv, ashtu si çdo institucion tjetër, i konsiderojmë unike dhe të përjetshme vlerat që të gjitha dokumentet e LSHP paraqesin. Më tutje do të përmendja hulumtimet që Arkivi i posedon, e që kanë rëndësi dhe peshë të madhe, për shkak se janë të trashëguara nga Arkivi i Rumunisë, i Londrës, i Cetinës (Mal të Zi), si dhe ato më të veçantat nga Arkivi i Shqipërisë.

Cilat janë preokupimet aktuale të stafit drejtues të Arkivit?

Preokupimi jonë aktual është sigurimi i hapësirës punuese, gjegjësisht hapësirës për vendosjen dhe arkivimin e materialeve të cilat tashmë veç i kemi, por edhe i atyre që presim ti pranojmë në një të ardhme të afërt. Për më tepër, zgjerimi i objektit do të mundësonte që dokumentet të kenë radhitjen e duhur, brenda kushteve dhe standardeve themelore. Po e them këtë për shkak të asaj që tashmë besoj është cekur mjaft shpesh nga ana jonë, për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit mes nesh, Drejtorisë për Kulturë, si dhe Kuvendit Komunal – Gjakovë. Në këtë rrjedhojë, gjatë takimit tonë me kryetarin e komunës, Dr. Pal Lekaj, në muajin Dhjetor të vitit që lamë pas, ai na ka dhënë mbështetje të fuqishme nga ana e institucionit që përfaqëson për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes në fjalë.

Si mund të pasurohet fondi i Arkivit?

Zgjerimi i bashkëpunimit tonë me institucionet dhe arkivat që tashmë punojmë bashkërisht, mirëpo edhe krijimi i lidhjeve të reja janë shkaqet që do të çonin deri në pasurimin e mëtutjeshëm të fondeve të Arkivit të Gjakovës.

Cilat janë vështirësitë më të theksuara në punën tuaj?

Siç u përmend më parë, vështirësia jonë kryesore është çështja e objektit. Këtu përfshihet mungesa e hapësirës, mungesa e standardit themelor që një arkiv duhet të ketë, si dhe rrethanat tjera që vështirësojnë punën e stafit tonë përgjithësisht, në mënyra të ndryshme.

Çfarë bashkëpunimi i keni me arkivat tjera dhe institucionet tjera?

Për lexuesit tuaj, për bashkëqytetarët tanë, dhe për secilin individ që vërtet ndjen vlerën që arkivat tona pasqyrojnë, dua të tregoj që dedikimi jonë kryesor, i realizuar me një sukses enorm është bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Agjensionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës. Poashtu, theksojmë bashkëpunimin me arkivat e të gjitha komunave të Kosovës, si dhe atë me Arkivin e Shqipërisë. Në këtë rast, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga drejtoresha e këtij institucioni, Znj. Nevila Nika (Hoxha), e bija e njeriut të njohur për ne si komb, Z. Bujar Hoxha, i biri i të madhit Hoxhë Kadri Prishtina.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Plani jonë kryesor është vazhdimi i punës dhe rrjedhës së saj ashtu si kemi filluar, si dhe perfeksionimi i tyre. Theks të veçantë do ti jepja çështjes së objektit, e cila është parësore për të arritur ato çka synojmë dhe për të realizuar planet tona me sukses. Pa zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje nuk do të arrihej efikasiteti i duhur, në shkallën që ne jemi të dedikuar.

Gjithashtu, digjitalizimi i materialeve arkivore është plan tjetër i joni, i cili pritet shpejtë të marrë hovin e zhvillimit, falë bashkëpunimit me  Agjensionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës. Rrjedhimisht, reflektimi i përkushtueshmërisë së përbashkët me institucionet përkatëse, do të vazhdojë të jetë plan i pandashëm i punës sonë.

Comments Off

Përurohet objekti modern i Shkollës së Muzikës në Gjakovë

Posted on 08 July 2010 by Gjakova PRESS

images

Nëse në Kosovë  është prodhuar art, burimi është   Gjakova

Përurimi i objektit të ri të Shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, për të cilin Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë investoi mbi një milion euro, solli gëzim të madh për 250 nxënësit dhe për mësimdhënësit e kësaj shkolle. Shkolla e re ka një sipërfaqe prej 1.420 metra katrorë me 9 klasa mësimi, 20 dhoma të mësimit individual, një dhomë për dëgjim të muzikës, sallë koncertale me 270 ulëse, sallë të arsimtarëve dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Në përurimin solemn të këtij objekti modern mori pjesë edhe ministri i MASHT-it, Enver Hoxhaj, i cili këtë shkollë e vlerësoi si një arritje të madhe. Ngado që mysafirët vizitonin ambijentet e shkollës së re të  muzikës, ndjeheshin tingujt e muzikës që vinin nga nxënësit e kësaj shkolle që ishin vendosur nëpër korridoret…Ata me këngët dhe interpretimet tjera në piano e viloinë dëshmonin gëzimin e madh që u kishte sjellë ky moment, I paharruar I inagurimit të shkollës.
“Gjakova është vatër e kulturës në Kosovë prandaj e ka merituar një objekt të tillë, ndërsa ndërtimi i kësaj shkolle paraqet një ngjarje të veçantë, sepse kjo është vatër arsimore e ndërtuar në Kosovën e re, shtet i pavarur”, tha Hoxhaj, duke theksuar se brezave të rinj nga dita në ditë po u ofrohen kushte më të mira për mësime dhe studime.
Sipas tij, nga klasat e kësaj shkolle do të dalin profesionistë, të cilët do të vazhdojnë traditën e qytetit për muzikën.
Ai tha se për të është një ditë e veçantë,  pasi që në javën e parë të nisjes së detyrës së ministrit të Arsimit, ai kishte vizituar objektin e vjetër të kësaj shkolle.
“Kjo shkollë është një falënderim për shumë gjenerata të qytetarëve të Gjakovës, për ata që kanë emër të madh e për ata që ndoshta në publik janë të panjohur”, tha ai.
Sipas Hoxhës ky objekt është edhe një dëshmi se si po ecën përpara Kosova.
“Kjo shkollë është një dëshmi se ku kemi qenë, kush jemi dhe ku jemi. Është një dëshmi e një rrugë të gjatë që kanë ndjekur qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës.
“Popujt në situata të krizës, ndoshta nuk mund të prodhojmë  shumë shkencë, por në situata të krizës  mund të prodhojmë art. Nëse në Kosovë është prodhuar diku art, padyshim se ky art dhe kjo kulturë është  prodhuar në Gjakovë. Prandaj, jam shumë i nderuar që gjendem më monumentin e artit dhe të kulturës, që në Kosovë e ka emrin Gjakovë dhe kjo shkollë i ka takuar një qyteti që i ka dhënë shumë Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, pas inaugurimit.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të premten në darkë ka marrë një dhuratë nga këngëtari Ismet Peja, një CD të fundit të tij. Ndërsa, gjatë ceremonies, ai e ka quajtur Ismet Pejën “Pavaroti i Kosovës”.
Në kompletimin e shkollës me vegla muzikore dhe ngrohje solare në një vlerë prej 150 mijë euro ka ndihmuar edhe çifti zviceran, Dorethea dhe George Fankhauser- Ritter, për të cilët ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, tha se “janë dëshmia më e mirë e përkrahjes edhe në fushën e kulturës të popullit zviceran për Kosovën”.
Kuvendi Komunal i Gjakovës për këtë objekt ka ndarë parcelën në qendër të qytetit, ndërsa kryetari i Komunës, Pal Lekaj duke falënderuar MASHT-in për këtë investim dhe donatorët zviceran, theksoi se “investimi në vepra të artit është investim në ardhmëri”.
Lekaj rikujtoi traditën e madhe të Gjakovës për kulturën dhe talentët e shumtë që i kanë dhënë skenës shqiptare dhe ndërkombëtare vlera të mirëfillta artistike.
Ai ka kujtuar disa prej emrave që kanë dal nga kjo shkollë që tashmë kanë zënë vende pune deri në filarmoninë e famshme të Vjenës, si Shkelzen Doli, Rrauf Dhomi, Zeqirja Ballata,   etj, ndërsa vet Gjakovën e ka vlerësuar si vend ku ruhet dhe kultivohet tradita ngase në këtë qytet arti ka mbijetuar ngase ka patur krijues, muzikantë, poetë.
Lukas Begulngar, ambasador zviceran në Kosovë i cili ishte prezent ka falënderuar të gjithë që kanë ndihmuar për ndërtimin e këtij objekti pikërisht në dyzetvjetorin e themelimit të saj.
Me këtë rast u shfaq edhe një koncert solemn i orkestrës dhe korit të Shkollës së Muzikës.
Për të qenë programi akoma më i pasur artistikisht ishte përkujdesur vet drejtori i shkollës, prof.Astrit Pallaska që me Korin e Fëmijëve të Qytetit të dirigjuar nga ai por edhe me Korin e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nën dirigjimin e prof. Klodina Kryeziu dhe me orkestrën e shkollës të dirigjuar nga prof. Pëllumb Vula ka sjellur tek publiku një ndjesi të posaçme artistike. Me vëmendje u ndoq edhe koncerti “Kosovaambient song” nga grupi zviceran “Broken Dreams” me këngëtaren e shquar Alesandra Prusa. Koncerti solli mesazhet ambientaliste të sjella nga fëmijët e Kosovës përmes këngëtares zvicerane e të kompozuara nga kompozitorët e Kosovës .

Çka thanë nxënësit për shkollën e re?

Fjolla Gllogjani: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shkolle,  sepse është një objekt i mirë me kushte të veçanta.
Yllnor Kurti: Jam në instrumentin kitarë. Këto kushte të mira do të zhvillojnë edhe diturinë tonë për të ardhmen në instrumentet tona.
Arjana Krasniqi: Ndjehem e priveligjuar që jam nxënëse e kësaj shkolle, me standarde evropiane e cila është e shquar me talent të shumtë.
Gresa Rrahmani: Jam në instrumentin flaut dhe piano. Diçka e veçantë që është në shkollën tonë padyshim se është salla koncertale e cila na jep mundësi me komunikua me publikun. Një komunikim i tillë me publikun do të na ndihmojë shumë në profesionin tonë të ardhshëm.

Astrit Pallaska:
Gjakova ka pas  fatin të gëzoi një objekt që ka munguar për 40 vite. Jemi të vetmit në rajon me një objekt me të gjitha parametrat akustike dhe me sallën koncertale që është nevojë për çdo institucion muzikor.

Enver Hoxhaj:
Ndërtimi i kësaj shkolle të bukur është dëshmi e fuqishme e një Kosove moderne që po e ndërtojmë çdo ditë. Bota ka ndryshuar shumë dhe Republika e Kosovës po ndryshon çdo ditë. Kjo shkollë e re e përuruar bashkë me miqtë tanë, është edhe një dëshmi e asaj se:  ku kemi qenë, Kush jemi dhe Ku jemi?. Është një dëshmi e një  rrugë shumë të   gjatë që e kanë ndjek qytetarët e Gjakovës dhe të  Kosovës. Nëse në Kosovë diku është prodhuar art, padyshim se ky art dhe kjo kulturë është prodhuar në qytetin e  Gjakovës.

Pal Lekaj :
Edhe një vatër të diturisë po e përurojmë në Gjakovën e  traditës në kulturë, në qytetin e arsimit dhe krijimtarisë, në vendin ku ruhet dhe pasurohet trashëgimia shpirtërore. Edhe një partiturë në muzikalitetin e këtij qytetit prej të cilit pasqyrohen tiparet etnologjike, folklorike dhe artistike në bashkëkohësi. Këtu në Gjakovë ka një lidhje të hershme e të gjatë ky intelekt me krijuesit e këtij arti. Një shkollë muzikore e dalë nga këngëtarë dhe kultivues të saj vazhdojë ta ruaj traditën nga një emër dhe një gjeneratë në tjetrën me krijues që edhe sot janë bërë në art akademik, bëjnë këngë dhe janë argëtues të mirëfilltë.

Comments Off

GJYSMA E MATURANTËVE GJAKOVARË KALOJNË TESTIN E MATURËS

Posted on 08 July 2010 by Gjakova PRESS

Matura

Rezultatet e maturantëve të Gjakovës, në testin e maturës, sivjet ishin më të mira se vitin e kaluar, por, megjithate suksesi i tyre është nën mesataren kosovare. Në fakt, sipas njoftimeve që janë publikuar nga MASHT-i, suksesi i maturantëve në testin e maturës në nivel të Kosovës është mbi 64%, ndërsa në 5 qendrat e shkollimit të mesëm në Gjakovë, vetëm rreth 50%. Nga 2.032 maturantët gjakovar që sivjet iu nënshtruan testit të maturës, ate, me sukses e kaluan vetëm 1.014 veta. Drejtoresha komunale e arsimit në Gjakovë, Silvana Haxhikadriu ka shpjegim për këtë.

“Pikë së pari dua të them se jemi të kënaqur që sivjet rezultatet janë më të mira se vjet, ndërsa fakti se kjo megjithate është dukshëm nën mesataren kosovare, shpjegohet me të dhënën se në këtë drejtim, ndikim shumë negativ ka pasur mospërgatitja e duhur e përsëritësve, të atyre që vjet nuk kanë mundur të kalojnë testin e maturës. Fjala vjen, mjafton të thuhet se në shkollën “Kadri Kusari” nga 122 përsëritës vetëm 9 ishin pozitiv, ose në ate “Nexhmedin Nixha” nga 102 vetëm 12 kanë kaluar testin, e kështu me radhë, dhe të bëhët e qartë se çfar ndikimi negativ në bilansin përfundimtar të suksesit kanë pasur përsëritësit” ka shpjeguar Silvana Haxhikadriu.
Nga 5 shkollat e mesme, në testin e maturës, edhe sivjet, suksesin më të mirë e ka arritur gjimnazi “Hajdar Dushi”, ku, nëse nuk llogariten përsëritësit, kalueshmëria ishte madje 80,37%, edhepse suksesi në paralelet e ndara të kësaj shkolle në Bishtazhin e Cërmjan ishte shumë i ulët. Llogaritur në tërësi (me përsëritësa) suksesi i gjimnazistëve arriti kuotën e 74,62%. Do theksuar se, në këtë shkollë, ka pasur paralele ku vetëm një nxënës nuk e ka kaluar testin, që dëshmon për suksesin vërtet të lartë të gjimnazistëve.
Duke e llogaritur edhe rezultatin e përsëritësve, shkollat e tjera kanë arritur këto rezultate: shkolla e mjekësisë “Hysni Zajmi” – 61,5%,  shkolla profesionale “Gjon Nikollë Kazazi” – 55,88%,  shkolla ekonomike “Kadri Kusari” – 36,72%, ndërsa suksesin më të dobët, sikurse edhe vitin e kaluar, e kanë arritur maturantët e shkollës teknike “Nexhmedin Nixha” – vetëm 17,65%.
Suksesi nuk ishte i mirë as në gjimnazin e posapavarësuar në Rogovë të Hasit “Asllan Berisha”, ku, nga 60 maturantë, vetëm 17(28,3%) kanë qenë pozitiv.
“Për testin e sivjetëm të maturës, kemi bërë përgatitje më të mira në të gjitha shkollat, prandaj rezultatet janë më të mira se vjet, mirëpo tash duhet ta gjejmë “ilaçin” se si të jenë më të suksesëshëm përsëritësit, në mënyrë që të mos prishet suksesi i përgjithshëm” ka thënë Haxhikadriu.

Silvana Haxhikadriu: Jemi të kënaqur që sivjet rezultatet janë më të mira se vjet, ndërsa fakti se kjo megjithate është dukshëm nën mesataren kosovare, shpjegohet me të dhënën se në këtë drejtim, ndikim shumë negativ ka pasur mospërgatitja e duhur e përsëritësve, të atyre që vjet nuk kanë mundur të kalojnë testin e maturës

Pa i llogaritur përseritësit, në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” këtë herë është arritur sukses më i mirë se një vit më parë. Prej 213 maturantëve testin e kaluan 114 sish. Krahasuar me vitin e kaluar, maturantët e kësaj gjenerate ishin më të mirë për 13 %.
Marrë në përgjithësi rezultatet  e maturantëve gjakovarë, nga zyrtarët e arsimit vlerësohen si më të suksesshme për faktin se  sivjet ishin bërë përgatitje më të mira se sa viteve tjera, ndërsa  një nga shkaqet e mos kalimit të pragut të kalueshmërisë nga një numër i maturantëve, llogaritet  edhe stresi I madh që kaplon ne ditën e testimit.
“Ankthi që po i kaplon nxënësit para testimit, duke menduar se për një çast po humbin gjithçka, po reflekton në sigurinë e tyre për të shprehur dijen e përfituar”, theksojë Sinan Hajdari drejtor i shkollës së mesme ekonomike

Comments Off

Çapitje gjakovare….

Posted on 21 May 2010 by Gjakova PRESS

gjakovapress

Shporta familjare gjithnjë më e zbrazët- blerës e shitës me halle…

Derisa fuqia blerëse ka rënë dukshëm, çmimet e shumë artikujve në tregun e Gjakovës duket se janë më të larta krahasuar me disa qendra tjera komunale. Përderisa zyrtarët për punësim në Gjakovë raportojnë për rritje të numrit të papunëve, shitësit e tregut ankohen për rënie të aftësisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për ngritje çmimesh, të cilat sipas tyre edhe ashtu kanë qenë të larta krahasuar me standardin.

Gjendja ekonomike duket se gjithnjë e më shumë rëndon standardin e pjesës më të madhe të qytetarëve. Gjakovarët gjithnjë e më shumë ankohen edhe për ngritje sado të vogla të  çmimeve të artikujve ushqimor, të cilat sipas tyre edhe më tej thellojnë varfërinë edhe ashtu të theksuar.

“Ushqimi është tej mase i shtrenjtë për xhepin tonë” është përgjigjja më e shpeshtë, ndërsa çmimet e artikujve tjerë jo ushqimor nuk i shqetësojnë edhe aq shumë.

“Me të thanë të drejtën nuk di as vet si po e msheli muajin” thotë një pensionisti cili shton se …” Për me gjet një artikull ma të lirë i kqyri 100 dugojë dhe ku e gjejë ma lirë, aty e blej…”.

Ndërkaq, edhe  tregtarët ankohen për mungesë të fuqisë blerëse, ndërsa thonë se po punojnë me fitime tepër minimale. Ata vlerësojnë se nga viti në vit duket të ketë më pak qarkullim.

“Vetëm festat, kur vijnë bashkëqytetarët nga diaspora na nxjerrin disi” thonë ata .

Konsumatorët thonë se çmimet janë të larta dhe të papërballueshme për standardin e qytetarëve. Ata kërkojnë nga qeveria hapje të vendeve të reja të punës.

Të anketuarit  shprehen se njerëzit nuk kanë ku të marrin, pasi ka rënë vlera e parasë, ndërsa edhe ashtu vetëm disa sosh punojnë.

“Qytetarët s’kanë ku të marrin. Fabrikat ku dikur kanë qenë mijëra të punësuar  nuk punojnë, ndërsa pjesa më e madhe e punëtorëve edhe  pas privatizimit të disa  ndërmarrjeve shoqërore akoma se kanë marrë 20 përqindëshin. Ende nuk po vërehet se po hapet ndonjë vend i ri pune, ndërsa korrupsioni është i lartë”, thonë ata.

Standardi i një pjese të qytetarëve që janë të papunë u është vështirësuar edhe për faktin se edhe të afërmit që punojnë në Zvicër e Gjermani po kalojnë një krizë, prandaj shumë më pak sjellin para në vendlindje.

“Dikur muaj për muaj më sillte djali para me të cilat i mbuloja mirë shpenzimet elementare të familjes, ndërsa tash po thotë se edhe atje në Gjermani kanë të ardhura më të ulëta” shprehet një i anketuar.

Në anën tjetër tregtarët Gjakovës japin mendime të ndryshme rreth çmimeve të këtij  viti. Disa nga shitësit thonë se një shtrenjtim i lehtë i disa artikujve në dy–tre muajt e parë të vitit, tashmë pothuajse është i zakonshëm, përderisa disa të tjerë flasin të kundërtën, duke sqaruar se nuk është shkak ngritja e çmimeve, por mungesa e forcës blerëse nga ana e qytetarëve.

Në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë thonë se  në  uajin mars kanë ndarë asistencë sociale edhe  për 13 familje të reja që janë përballur me gjendjen e vështirë sociale duke ngritur kështu numrin e përfituesve në   1 mijë e 389 familje të varfra.

Rritja e numrit të aplikuesve për të shfrytëzuar këtë asistencë sociale dëshmon për ngritje të shkallës së varfërisë në komunën e Gjakovës.

Shitësit thonë se kohët e fundit po dalin vetëm sa për të thënë, sepse puna është në rënie dhe se në mbrëmje kthehen me fitime krejt minimale.

“Nuk janë çmimet e larta që kanë ndikuar tek qytetarët pasi ato janë të njëjta, përjashtuar vetëm disa artikuj që janë shtrenjtuar pak, por populli nuk ka para”, thanë ata.

Sipas tyre ka qytetarë që disa herë kthehen dhe shikojnë një artikull dhe në pamundësi ekonomike përsëri largohet pa e blerë.

Në anën tjetër zyrtarët rajonal për punësim deklarojnë për më shumë të papunë se sa të punësuar. Mbështetur në shënimet e Qendrës rajonale për Punësim në Gjakovë, numri i aktual i punëkërkuesve të paraqitur ka tejkaluar shifrën prej 19 mijë persona. Gjatë vitit të kaluar trefish më i madh ka qenë numri i të papunëve se sa i të punësuarve në rajonin e Gjakovës.

Ndryshe shpresat më të mëdha për hapje të vendeve të reja të punës, për këtë vit mbështeten tek fillimi i projekteve për ngritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“ Gjithçka është e lidhur me punësimin. Kur njerëzit punojnë të gjithë pastaj do të kenë punë. Edhe tregtarët do të kenë shitje …” thonë të anketuarit.(z.v)

Comments Off

Intervista: Masar Binxhia, kryetar i Shoqatës së familjaeve të dëshmorëve të Gjakovës

Posted on 21 May 2010 by Gjakova PRESS

Masar bingjija

Dëshmorët krijuan mundësinë dhe trasuan rrugën për një të ardhme të lirë


Për familjarët e dëshmorëve një datë e tillë – 14 Maji do të jetë përherë një ditë e dhëmbjes për humbjen e më të dashurit,  por edhe një datë e mburrjes dhe krenarisë. Ne jetojmë krenar dhe se këtë krenari na dhuruan ata që u flijuan për vendin, për kombin. Kemi shumë arsye të jemi kryelartë, ngase djemtë tanë ndryshuan rrënjësisht të djeshmën, duke realizuar përmbysjen e madhe historike, shembën përgjithmon pushtetin e egër serbosllav.Në  themelet e kësaj lirije po ngrejmë  shtetin e ri demokratik, thotë Prof. Masar Binxhia  kryetar i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të Gjakovës.

Jemi në prag të 14 Majit, ditës së dëshmorëve. Sivjet për herë të parë shënohet një ditë e përbashkët. Cka do të thotë një datë e tillë për familjarët e dëshmorëve?

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, që në vitin 2006  përpiloi kërkesën gjërësisht të arsyetuar për tri projekte, të cilat iu janë adresuar Kuvendit Komunal. Këto janë : Ngritja e monumentit të dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Gjakovës, ngritja e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së dhe të shpallet  një ditë në përkujtim të dëshmorëve të UÇK-së . Të  tri këto projekte janë shqyrtuar dhe pranuar pa ndonjë  vërejtje nga Kuvendi Komunal, gjegjësisht nga Komiteti për politikë e financa.  Pika e tretë  e projektit po bëhet realitet, meqë  Kryetari i Komunës Dr. Pal Lekaj mori vendim që 14 Maji i këtij viti dhe viteve të ardhshme të jetë dita e përkujtimit të dëshmorëve të Komunës së Gjakovës. U formua Këshilli Organizues Komunal prej 9 anëtarësh, e që ka për detyrë të bëjë të gjitha përgatitjet për këtë ditë të madhe festive. Këshilli Organizues në përbërje të plotë  ka mbajtë dy takime ku është  biseduar gjërësisht për agjendën  e programit festiv dhe janë caktuar detyrat.  Përcaktimi i 14 Majit si ditë në përkujtim të dëshmorëve të Komunës sonë, është dhe do të mbetet datë historike, kremtë e veçantë e mburrjës dhe krenarisë sonë kombëtare. Duke përkujtuar dëshmorët, përkujtojmë shembullin e tyre heroik, veprën e tyre madhore e cila do të jetoi në shekuj, ngase dëshmorët krijuan mundësinë dhe trasuan rrugën për një të ardhme të lirë. Kjo do të jetë dita kur dëshmorët i përkujtojmë më tërë madhështinë e veprës së tyre të pavdekshme, do ti kujtojmë se ata bënë histori, krijuan histori dhe mbetën në histori dhe në kujtesën tonë si armatë e pavdekshme. Kjo do të jetë dita kur mblidhen të gjallët për të përkujtuar ata që kanë vetëm një emër – DËSHMOR, që i bashkoi ideali i lartë dhe përpjekja për ta jetësuar atë ideal.  Në  jetën e tij, njeriu përjeton ngjarje të veçanta të cilat i shërbejnë në shumtën e rasteve si pika referimi. Përkujtojmë përvjetore, si atë të lindjes, të dashurisë së parë, të martesës, të shkollimit etj etj. Më i rëndi dhe më i paharruari është përkujtimi i përvjetorit të vdekjes së më të dashurit, ndaj, ndiejmë dhëmbje por edhe trishtim. Përvjetorët janë njëherit edhe momente kur njeriu mediton për atë që ka kaluar dhe për atë që do të vij.  Për familjarët e dëshmorëve një datë e tillë – 14 Maji do të jetë përherë një ditë e dhëmbjes për humbjen e më të dashurit,  por edhe një datë e mburrjes dhe krenarisë. Ne jetojmë krenar dhe se këtë krenari na dhuruan ata që u flijuan për vendin, për kombin. Kemi shumë arsye të jemi kryelartë, ngase djemtë tanë ndryshuan rrënjësisht të djeshmën, duke realizuar përmbysjen e madhe historike, shembën përgjithmon pushtetin e egër serbosllav. Në  themelet e kësaj lirije po ngrejmë  shtetin e ri demokratik.

Në sofrën e madhe të lirisë dhe pavarësisë së  Kosovës një vend të rëndësishëm zënë edhe kontributi  e sakrifica e popullit të  Gjakovës. Sa po I kushtohet kujdes përkujtimit ndër breza të kësaj sakrifice?

Pjesëmarrja në luftën e fundit çlirimtare ishte përqafimi më i mirë i idealit të përparuar të kohës. Ishte përpjekja më e ashpër që bëri populli ynë me armikun e egër shekullor. Nga gjiri i këtij populli, pra edhe të Gjakovës, dualën të rinjë e të reja të denjë për tu flijuar për lirinë e atdheut. Këta nuk i mposhti numri dhe armatimi i forcave të armikut, nuk i mposhti as plumbi, as uria, as të ftoftit, ngase nuk përfillnin as vdekjen para lirisë së atdheut. Atë që nuk e bënë as shekujt e bëri UÇK-ja e cila arriti të gjejë thesare në thellësinë e shpirtit të shqiptarëve dhe arriti ti vejë të gjitha këto në shërbim  të një ideali të madh.  Parulla e patriotëve të Rilindjes Kombëtare “Ja vdekje, ja liri” kurr më parë nuk është shpirtëzu e njëmendësu sa në këtë luftën e fundit.  Kontributi dhe sakrifica e popullit të Gjakovës  është jashtëzakonisht i madh për vet faktin se në radhët e UÇK-së u rreshtuan mëse dymijë luftëtarë, nga rradhët e tyre dualën komandant që muarën përsipër misionin sa delikat aq edhe njerëzor, duke kunorizuar këtë luftë me fitore të plotë.  Si familjarë , e në veçanti si Shoqatë  e Familjeve të Dëshmorëve jemi angazhuar dhe po punojmë në përjetësimin dhe kultivimin e vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së në gjeneratën e re dhe ato që pasojnë.

A ka shoqata juaj të dhëna të sakta për dëhsmorët e rënë ?

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të  Komunës së Gjakovës deri më  sot numëron 220 luftëtarë të  rënë, e që gëzojnë statusin e dëshmorit. Për secilin kemi të dhëna të sakta, duke filluan nga dita e vendi i lindjes, shkollimin deri në rënien e tyre, në cilën brigadë e njësit ka marrë pjesë si dhe datën dhe vendin e rënies. Evidentohën në listë të posaçme për qytetin dhe secilin fshat.

Kur do ta ketë Gjakova një përmendore të dëshmorëve?

Në  tri projektet që i përmendëm më lartë, figuron “Ngritja e monumentit të dëshmorëve të UÇK-së “ për Komunën e Gjakovës. Ngritja e monumentit të dëshmorëve ka qenë  kërkesë e shtruar që në  vitin 2002 nga SHFD të Komunës sonë. Kemi menduar se nuk mund të ketë edhe një të vetme arsy të kontestohet kjo nismë që më shqetëson dhe  ka shqetësuar dhe preokupuar çdo qytetarë. Ngritja e monumentit dhe ngritja e varrezave që  këtë vit po bëhet realitet, nuk është gjë tjetër veq ngritja e simboleve të  shqiptarizmës, të kulturës sonë  kombëtare. Asamblea Komunale në kohën e fundit ka marrë  vendim që në parcellën e ish kazermes së APJ-së në qendër të qytetit të ngritet monumenti i dëshmorëve. Për  hirë të opinionit, në pika të shkurta do të nxjerrë fizionominë e përafërt të monumentit që po kërkojmë ta ngrisim, rëndësisë që ka dhe vendi ku do të ngritet, duhet të jetë sa më impozant dhe të konceptoi Gjakovën e traditës, të dyfekut, të penës dhe patriotizmit, përmes paraqitjes së ngjarjeve në kohëra, duhet pasqyruar lidhja  e epokave historike, duke zbuluar dhe dominuar epoka e luftës së UÇK-së, lavdi i fuqishëm fituar në sajë të luftës heroike që zhvilluan bijt e këtij trualli,  detajet, motivet dhe figurat e gdhendura të dëshmoreëve të paraqitën me motive të forta artistike,  duhet të zgjoi jo vetëm frymëzim e mburrje për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, por, njëherit të jep mesazhe për gatishmërinë në mbrojtje të atdheut, në mbrojtje të vlerave më njerëzore të atij brezi që luftoi e u flijua për to, etjera.  Me këtë  nuk pretendoi  se këto duhet të jenë pikënisje në hartimin e projektit. Kjo u mbetet ekspertëve të kësal lamie. Ngritjes së  monumentit nevoitet ti afrohemi me bindje, vullnet e përkushtim, gjithënjë  nën prizmën “Se duam” e jo “Nëse mundemi”.  Për këtë, mendoj se duhet shpallur konkurs gjithëkombëtar dhe të formohet një komision i cili do të merret me shqyrtimin e punimeve të arritura sipas konkursit duke bërë vlerësimin e veçuar më të mirin.

Cfarë përkujdesje kanë familjet e dëshmorëve nga institucionet shtetërore dhe cilat janë kërkesat e familjarëve të dëhsmorëve për një tretman që meritojnë?

Kosova doli nga lufta e fundit më e shkatruar, më  e gjymtuar, më e varfur, më  e prapambetur në rajon e më gjërë. Fituam Pavarësinë. Shpresuam se Kosova do të bëhet  më vetëhe në gjithë teritorin e sajë. Shpresuam se do ta marrim vehtën si popull në zbutjën dhe eliminimin e pasojave të rënda që la lufta e, jo të vendnumërojmë posaqërisht në zhvillimin ekonomik, kulturor e në lëmi tjera të jetës.  Edhe familjarët e dëshmorëve janë pjesë  e këtij realiteti që e kemi menduar dhe dëshiruar të  jetë më ndryshe e, kursesi të përballemi me këtë jetë që asgjëkundi nuk i shifet përpektiva. Do të mobilizohemi për të dalë nga ky moçal i ndyer i cili sa vjenë e thellohet, do të ngrehim urën e cila do të na nxjerrë në një jetë më të mirë.  Të  gjithë familjarët e dëshmorëve duhet pranuar me mirënjohje të thellë të vërtetën se gjendja jonë  ekonomike e sociale do të ishte akoma më e rëndë sikur të mos ishte interesimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën e qeverisjës së tij dhe të na caktonte një pension i cili zbuti dhe lehtësoi gjendjen tonë e cila në këto tre vitet e fundit do të ishte edhe më e vështirë për ne. Nuk do të kishim zgjidhje tjetër, veq të dalim në rrugë dhe të zgjasim dorën e lëmoshës.                                “Gjakovapress”

Comments Off

Klubi i Rotarianëve të Gjakovës organizoi takim me drejtuesit e Shoqërive Aksionare(SHA) të Gjakovës

Posted on 17 April 2010 by Gjakova PRESS

ROTARIANT

Drejtuesit e SHA-ve thonë se  po të pranoheshin me kohë, tash do të kishin mbi pesë mijë të punësuar

Drejtuesit e Shoqërive Aksionare të Gjakovës, të cilëve, Axhencioni Kosovar I Privatizimit (AKP)  nuk po u njeh  ende statusin e tyre si SHA, janë të bindur se e drejta ligjore është në anën e tyre dhe se zvarritjet e deritashme kanë krijuar vonesa shumë të mëdha në rifillimin e prodhimit dhe kthimit në punë të një numri të punëtorëve nëpër ato fabrika. Në anën tjetër ata kanë kërkuar përshpejtimin e procesit të definimit të statusit.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Shpëtim Rezniqi, duke marrë pjesë në këtë takim, theksoi se nuk do të mungojë presioni i Kuvendit Komunal tek AKP-ja për ta përmbyllur këtë proces.

Koordinatori i SH-ave të Gjakovës, Shaban Deva theksoi  se ndërmarrje me 39 Shoqëri Aksionare dhe 7.023 aksionar, presin që 10-të vite legalizimin e statusit të tyre, ndërsa deri më tash i është njohur ky status vetëm “Elektromotorit” dhe “Dukagjinit”. Ai tha se ne nuk jemi problemi, sic po tentohet të krijohen opinione dashakeqe, por në fakt SHA-të janë zgjidhja e problemeve ekonomike në komunë.

“Kemi fakte të mjaftueshme, gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të mbetur në kërkesat tona që të njihemi si SHA, por nuk e dimë kujt po i pengon ky status yni, ndërsa  në anën tjetër kemi humbur shumë kohë kot se koti, që nga vitit 2002 duke pritur vendime. Po të zgjidhej ky problem besojë se tash do të kishim minimum pesë mijë të punësuar nëpër SHA-të e Gjakovës”, tha Deva.

Më pastaj ai ka elaboruar për procesin e privatizimit që në Kosovë nuk është treguar dobiprurës dhe në anën tjetër ka kërkuar një mbështetje më të madhe të komunës për Shoqëritë Aksionare.

Ndërkaq drejtori i“Erenikut” Fehmi Nallbani në filim tha se “me këto zvarritje na është mohuar e drejta për punë” dhe ka shprehë habinë se edhe pas 10 vitesh përpjekje ende nuk po haste në mirëkuptim nga institucionet vendore për ti dhënë fund legalizimit të statusit tonë.

“E drejta juridike është në anën tonë, prandaj edhe pas kaq shumë vitesh kemi mbet konsekuent në kërkesat tona edhepse pas një pauze kaq të madhe ka humbur tregu, partnerët dhe vështirësitë tjera me bankat” tha Nallbani duke paraqitur argumente “pro” pranimit të statusit të tyre dhe jo privatizimit ku më së shumti do të humbasin punëtorët por edhe komuna.

“E para dhe kryesorja është se SHA-të kanë potenciale kadrovike, përvojë dhe mundësi për nisur prodhimin aty ku ka mundësi, pastaj të kthejnë në punë një numër të caktuar të punëtorëve” tha Nallbani duke përkujtuar arritjet e këtij kombinati në prodhimtarinë bujqësore gjatë periudhës së shkuar.

Ai ka thënë se Gjakova ka kushte të volitshme për zhvillimin e bujqësisë intensive dhe përpunuese e me këtë edhe të absorbimit të një numri të papunëve.

Sipas tij me legalizimin e statusit të SHA-ve, do të përfitojnë të gjithë, edhe KK i Gjakovës,

“Unë nuk e dijë se kë po e pengon ky synim yni për të lëvizur proceset ekonomike në Gjakovë duke na anashkaluar për kredi edhe bankat. Nuk na ka mbetur tjetër pos të dalim në rrugë për të kërkuar të drejtat tona, ndërsa në anën tjetër kemi mbet peng të besimit të punëtorëve për ti drejtuar këto SHA ” ka pyetur Nallbani duke përmendur edhe ankesat që kanë bërë në Odën e Vecantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Vendimi i kësaj gjykate çfarëdo qoftë ai na ndihmon në zgjidhje” tha Nallbani.

Në pyetjen se realiteti I ri I krijuar me njohjen e statusit të dy ndërmarrjeve të Gjakovës si SHA nga ana e AKM_së, nuk po jep rezultate, Shaban Deva theksoi se “Gjërat nuk bëhen si me shkop magjik”.

“Pas një periudhe të gjatë të zvarritjeve, kërkohet një rifreskim i teknologjisë prodhuese për të cilën duhen kredi e ato nuk po i japin bankat, pastaj ka humbur hapi tek sigurimi i tregut e tj” tha Deva, i bindur se “Elektromotori” me mundësinë e marrjes së kredive mundë të lëvizë në prodhim.

Ndërkaq sa i takon “Dukagjinit”, kompani që vet Deva e drejton, ai tha se përkundër vështirësive po arrihet që çdo muaj të epen rroga për 150 punëtorë.

“ Nga viti 2000 ne kemi dhënë vetëm rroga rreth 3 milion euro për punëtorët tanë pastaj obligime ndaj shtetit e tj., ndërsa po të privatizohej , ma merr mendja se nuk do të shitej më shumë se 300.000 euro” tha Deva duke arsyetuar vendimin e drejtë për njohjen e të drejtës si SHA të Dukagjinit, shembulli i të cilës kërkohet të ndiqet edhe për 39 SHA-të tjera.

I këtij mendimi ishte edhe Valon Vula nga SHA”Deva- Gasi”, ndërsa Fehmi Vula mendon se për zgjidhjen e problemit të SHA-kërkohet një presion më i madh i shoqërisë civile ndaj vendimarrësve.

Me shqetësimet e përfaqësuesve të SHA-ve të Gjakovës është njohur edhe Shpëtim Rezniqi, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në KK të Gjakovës.

Ai e ka quajtur si të suksesshëm këtë debat përmes të cilit kërkohen zgjidhje për një dalje nga situate e vështirë ekonomike e komunës së Gjakovës.

“Ndër prioritetet e para të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik është pikërisht definimi i statusit të SHA-ve, prandaj ne do të vazhdojmë presionin ndaj AKP-së që të mos vonojë në pakufi me definimin e statusit”, theksoi Rezniqi duke premtuar një mbështetje të KK të Gjakovës dhe bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e ekonomisë gjakovare.

Diskutuesit në takimin e organizuar nga Klubi Rotari i Gjakovës kanë kujtuar premtimet e Dino Hasanajt se “Maji dhe qershori i vitit 2009, do të jenë muajt e definimit të statusit të Ndermarrjeve Shoqërore , por që nga ajo kohë gjërat kanë mbetë pa lëvizur.

Pjesa dërmuese e menaxherëve të SHA, kanë shprehur bindjen se procedura për transformimin e pronës nga NSH në SHA, është bërë në rrugë ligjore, dhe posedojnë me gjithë dokumentacionin përkatës që Gjykata Ekonomike, me vendimin e saj ju ka njohur pjesës dërmuese të ndërmarrjeve shoqërore statutin SHA.

Prej numrit të përgjithshme të NSH, vetëm dy pre tyre ju është  njohur transformimi i pronës dhe statutit i  SHA. Ish AKM-ja ju ka njohur transformimin e pronës “ Elektromotorit”, dhe “ Dukagjinit, ndërsa ju është mohuar  39 ndërmarrjeve tjera e drejta e statutit të fituar si SHA”, nga Gjykata Ekonomike dhe Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë Shaban Deva, koordinator i grupit të menaxherëve të SHA në Gjakovë

Comments Off

Një mjek kujdeset për 2 mijë e 727 banorë

Posted on 10 March 2010 by Gjakova PRESS

Spitali

Çfarë shërbime  të nivelit parësorë shëndetësor ka Gjakova?

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në  Gjakovë bashkë me 10 qendrat e mjekësisë e me 16 ambulanca, 349 të punësuar nga të cilët  28 mjek familjar, 5 specialist e po aq në specializim si dhe 22 mjek të përgjithshëm, 37 mjek stomatolog së bashku me 112 infermier,  gjatë vitit 2009  ka arritur të përmbushë kërkesat e pacientëve  duke iu ofruar kujdesin parësorë shëndetësor, thotë Yllzim Dyla, drejtor i kësaj qendre gjatë prezantimit të punës një vjeçare.

“Me një staf të tillë mjekësh dhe infermierësh është arritur që raporti mjek-pacientë të shënojë përparim. Kështu, bazuar në të dhënën se Gjakova ka rreth 150 mijë banorë, atëherë del se  një mjek ka një përkujdesje ,  2 mijë e 727 banorë ndërsa një infermiere ka një përkujdesje për një mijë banorë”, tha Dyla.

Ai me  këtë rast  potencoi edhe zvogëlimin e distancës nga pacienti deri tek qendra e parë mjekësore që është mundësuar me ndërtimin e qendrave nëpër çdo zonë.

“Distanca më e largët për një pacientë deri tak shërbimi parësorë mjekësor në komunën e Gjakovës është 2.5 kilometra që është mbi standardet evropiane” tha Dyla duke shtuar se “ brenda kësaj periudhe janë ofruar 553 mijë e 649 shërbime shëndetësore dhe 399 mijë e 170 shërbime shëndetësore kurative”.

Nga të  arriturat e QKMF-së për vitin e shkuar Dyla përmendi renovimet e qendrave mjekësore në Skivjan, Rogovë, Cermjan dhe Ponoshec, sigurimi me kohë I materialit laboratorik dhe stomatologjik, privatizimi I shërbimit të sigurimit, higjienës dhe mirëmbajtjes e tjera.

Në takimin e sotëm morri pjesë edhe kryetari komunës Pal Lekaj I cili përgëzoi stafin e QKMF-së për punën e suksesshme gjatë vitit të kaluar edhe në kushtet e vështira financiare duke iu ofruar përkrahjen e vazhdueshme të Kuvendit Komunal, mirëpo ka kërkuar që përgjegjësia e mantelbadhëve të ngrihet në nivel më të lartë për të mirën e pacientëve.

Disa dukuri të mosrespektimit të orarit të punës, tek shihen mantelbardhët duke shëtitur rugëve, ndërsa pacientët presin korridoreve, Lekaj i ka quajtur si të patolerueshme. Ai theksuar se do të  shtohet kontrolli ndaj veprimeve të disa mjekëve, posaçërisht të atyre që janë në punktet shëndetësore nëpër fshatra që të mos shëtisin në qytet gjatë orarit të punës.

“ Nuk  do të lejojmë që papërgjegjësia e disa  mantelbardhëve të reflektoi në shërbimet primare shëndetësore të qytetarëve të komunës së Gjakovës ,” theksoi Lekaj duke u zotuar për krijimin e kushteve sa më të mira për punëtorët e shëndetësisë.

Edhe drejtori I Shëndetësisë në KK të Gjakovës,  Kristë  Deda, theksoi se nga viti në vit buxheti për shëndetësinë  po shënon ngritje.

“Derisa në vitin 2008 buxheti 950 mijë euro, vjet ishte për 30 % më e lartë, ndërsa në vitin 2010 ky buxhet do të kap shumën prej 1 milion e 473 mijë eurove” tha Dedaj duke  paralajmëruar reforma të reja në shëndetësinë gjakovare duke ashpërsuar kriteret e punës së mjekëve në të mirë të ngritjes cilësore të shërbimeve shëndetësore dhe në ndihmë pacientëve.

Comments Off

Në Gjakovë për një vit punësohen 479 ndërsa 18.779 presin punë

Posted on 13 February 2010 by Gjakova PRESS

work-at-home-data-entry-102

Edhe pse viti 2009, me 479 të punësuar,  konsiderohet si ndër  më të suksesshmit, sa i takon punësimit në Gjakovë, në Qendrën Regjionale të Punësimit (QRP) ende presin punë një armatë e tërë e të papunëve prej 18.779.

Kujtim Dula, drejtor i QRP-së në Gjakovë thotë se këtë vit përmes ndërmjetësimit të kësaj qendre janë punësuar 479 persona që krahasuar me një vit më parë ky numër është për gati 300 të punësuar më i lartë. (në vitin 2008 ishin punësuar vetëm 189 persona)

“Kjo është një rritje e mirë dhe konsideroi se është sukses i QRP –së e cila duke realizuar projekte të ndryshme të organizatave si : UNDP, LUX apo edhe projekte të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka bërë regjenerimin e vendeve të punës” thotë Dula duke kujtuar edhe punësimin sezonal të 131 personave në vjeljen e rrushit në komunën e Rahovecit dhe projektin “Një banor një fidan” ku janë punësuar përkohësisht 182 persona.

Aktualisht në këtë qendër janë të regjistruar 18.779 persona si të papunë, ndërsa shqetësues është fakti se mbi 10.000 janë të moshës rinore, ndërsa në pozitë të vështirë për një vend pune janë edhe femrat e  moshës nga 40-54 vjeçe moshë e cila është e pa përshtatshme për punësim.

“Mbi 54 % të punëkërkuesve janë të moshës 16-24 vjeçe çka do të thotë se është moshë që donë përkujdesje më të madhe nga të gjitha institucionet shtetërore në nivel vendi por edhe nga Kuvendi Komunal i Gjakovës” tha Dula.

Ai ka theksuar edhe problemin e mos paraqitjes së një numri të papunëve në këtë qendër dhe ka  paralajmëruar se edhe këtë vit do të ketë projekte të punësimit nga UNDP-ia po edhe nga MPMS

“Bëjë apel te të gjithë ata që nuk janë të lajmëruar si të papunë në QRPS që këtë ta bëjnë sa më parë sepse një ditë do të jenë edhe ata shfrytëzues të projekteve të punësimit që bëhen nëpërmes qendrës sonë të punësimit: ka përfunduar Dula.

Comments Off

Kafe llafe…

Posted on 11 February 2010 by Gjakova PRESS

GjakovaPress logo e zez

Na ka kaluar tashmë në traditë  që për “punët e mëdha” të përditshmërisë, ekzistencës, punës, dështimeve dhe arritjeve të flasim më me zë në “oda”, “zijafete” dhe duke pirë kafe e duke zënë gojësh qindra tema nga më të ndryshmet pa u bërë edhe vetëkritik për atë që do të mundë ta bënim për të mirën e Gjakovës. Pyetni mikun tuaj se çfarë ka qenë fjalia e parë e bisedës së ditës. Qindpërqind do tu thotë se kryefjala e kuvendimeve ka qenë: Gjakova dikur ishte me kaq e kaq fabrika, me kaq e kaq  punëtorë, ndërsa sot po përpëlitet me njëqind halle dhe  ka ngec si “zorrë qorre” e Kosovës…

Ky është  realiteti I përditshmërisë gjakovare, kur rrimë e pimë  kafe dhe bëjmë llafe, më shumë për dështime, keqpërdorime, pasurime të paligjshme se sa për të nisë një iniciativë, një nxitje , një përkushtim për ide të reja. Gjithnjë në pritje se dikush tjetër duhet të bëjë këto punët e përbashkëta, duke ikur vetë nga përgjegjësia morale,  që kemi secili nga ne si qytetarë të denjë që në zemër e kemi Gjakovën.

Shpresat

Kemi hyrë  në vitin 2010 me shumë shpresa për të bërë  diçka më shumë, për të mirën tonë të përgjithshme. Në radhë të parë me shpresën për një  fillim serioz të zgjidhjes së çështjeve ekonomike me të  cilat Gjakova po kalon dy dekada të rënda: Dhjetë vjet të pushtimit të egër serb, dëbimeve nga puna dhe shkatërrimeve nga lufta, dhe po aq vjet nga rimëkëmbja, njohja e statusit të Ndërmarrjeve shoqërore, privatizimet, dështimet  dhe stagnimet. Një brez I tërë të rinjsh kanë kaluar nëpër këtë fazë krizash bashkë me prindërit e tyre. Shumë vjet po humbin me shpresa për lëvizje ekonomike që do të ulnin varfërinë, papunësinë dhe do të ngjallnin optimizmin për brezat e ardhshëm pa projekte konkrete.( Më shumë në gazetë…)

Comments Off

Advertise Here
Advertise Here

Doli në shitje

Gjakova Press Nr_26 ......................................

Moti sot

20°C
Mon Clear
22/7
Tue Clear
25/10
Wed Clear
26/11

Lajmet e Fundit

Ndëgjo LIVE

RadioGjakova ......................................

REKLAMA