
Prej te hënës kanë filluar më në fund përgatitjet për kampionatin e ri të Superligës së Futbollit Kosovar që nisë me 14 gusht. Në ditën e parë kanë marrë pjesë 15 futbollistë të rinj, ndërsa kryetrajneri Ajet Shosholli edhe zyrtarisht ka marrë timonin e skuadrës kuq e zi.
“ Bazë e skuadrës do të jenë futbollistët e rinj ndërsa do të bëjmë përpjekje edhe për angazhimin e disa përforcimeve nga skuadra “Gjakova” dhe skuadrat tjera” tha Shosholli.













