Për sportin gjakovar 74 mijë euro
Një përkujdesje më e madhe ndaj sportit dhe sportistëve gjakovarë do të hetohet gjatë këtij viti. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me aprovimin e Qeverisë Lokale të Gjakovës do të subvencionoi katërmbëdhjetë klube sportive të komunës. Për këtë qëllim nga Kuvendi Komunal ndahen mjete në vlerë prej 74 mijë euro.
Nga kjo shumë, klubit të futbollit Vëllaznimi do ti ndahen mjete në shumë prej 35 mijë euro. Klubi futbollistik Gjakova do të përfitojë dhjetë mijë euro, si dhe tri klube tjera futbollistike si: Rinia, Luftëtari dhe Rrezja të cilat do të subvencionohen me nga një mijë euro.
Klubi hendbollistik i meshkujve në hendboll, Vëllaznimi do të përfitojë shtatë mijë euro nga subvencionet ndërsa dy klubet tjera të hendbollit në kategorinë e femrave, Shqiponja dhe Vëllaznimi do të përfitojnë nga tre mijë euro.
Me mjete do të subvencionohen edhe dy klubet e basketbollit, Vëllaznimi në kategorinë e meshkujve me pesë mijë euro ndërsa ekipi me po të njëjtin emër në kategorinë e femrave do të subvencionohet me tre mijë euro. Për klubin e boksit “Gjakova 137” është vendosur të ndahen mjete në vlerë prej dy mijë euro ndërsa me nga një mijë euro do të subvenciohen klubi i pingpongut Vëllaznimi, klubi i çiklisitëve “Gjakova 137” dhe klubi i shahut Vëllaznimi.
PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS ZHVILLON NDESHJE NDËRKOMBËTARE NË TURQI
Përfaqësuesja “A” e Kosovës në konkurrencën e meshkujve prej datës 28
Tetor deri më 1 Nëntor do të jetë mysafire e Federatës së Hendbollit
të Turqisë, ku do ti zhvillon 2 apo tri ndeshje me Turqinë dhe
ndonjërën prej Përfaqësueseve që janë ftuar (ekziston mundësia
Egjipti, Greqia apo Bosnjë dhe Hercegovina) në kryeqytetin e Turqisë
Ankara dhe do ti përgjigjen pozitivisht ftesës së organizatorit. Në
këtë përfaqësuese janë edhe dy hendëbollistë të Vëllaznimit dhe
trajneri gjakovarë, Nexhdet Dobroshi, bashke poertierin Arber Curri,
dhe alon e djathtë, Besmir Kusari.
___________________________________________________________
Vellaznimi- Liria 0 me 1
Derbi i skuadrave fqinje Vellaznimi dhe Liria i ka takuar prizrenasve të cilët në minutën e fundit të takimit shfrytëzuan një gabim trashanik të mbrojtësit vendas Tetrica, dhe përmes Patrik Doqit arritën të mposhtin portierin Kushtrim Mushica.
Derbi i sotëm nisi me një spektakël të vërtetë që e ofruan tifozët “kuq e zinjtë e jakovës” me flamuj të ngjyrave kuq e zi të klubit, fishekzjarrë dhe me prezantimin e skuadrave të shoqëruar nga vogëlushët e ansamblit të valleve të Gajkovës.
Për takimin e sotëm mbretëroi një interesim tejet i madh jo vetëm i futbolldashësve gjakovarë por edhe nga Prizreni dhe qendrat tjera dhe kjo është dëshmuar edhe herëve tjera sepse sa herë që janë takuar këto dy skuadra është dëshmuar futboll cilësorë. Ishin të pranishëm rreth 5 mijë futbolldashës.
Ndeshja filloi furishëm për skuadrën gjakovare, e cila që nga minutat e para rrezikoi porten mysafire. Rastet më serioze u radhitën që nga minuta e katërtë kur Robert Gjeraj u gjet në pozitë të volitshme për të shënuar, pastaj Sermagjaj dhe Qerimi patën mundësi të dëshmojnë për epërsinë në lojë. Mirëpo gjitha këto raste mbeten shterpe ndërsa futbollistët e Lirisë me kundër britje të shpejta arrinin që të rrezikonin portën vendase. Karahoda, Krusha , Mullallari e të tjerët sulmues janë gjendur disa herë në pozita të lakmueshme por sikurse edhe sulmuesit gjakovarë, mbeten të pa konkretizuara. Në 45-minutat e para të takimit regjistruam edhe disa starte të ashpra që kulmuan në pjesëlojën e dytë me largim nga loja të Robert Gjerajt të Vëllaznimit dhe Fitim Krushës së Lirisë. Nga minuta e 62-te të dyja skuadrat mbeten me nga një lojtarë më pak, që u reflektua në lojën vazhduese.
Mungesa e Gjergj Bushajt të talentuar , që ka shkuar për sprovë në ekipet ndërkombëtare pastaj të Kasapit për kartuç të kuq, bënë që kryetrajneri Mulat ë gjendet në vështirëi për të prezantuar skuadrën që do ti përballej prizrenasve.
Kur Mula bëri dy zëvendësime, duke inkuadruar Dakajn dhe Podrimen u krijuan caste intersantye dhe dramatike dhe pritej që vëllaznimi të shënoi, mirëpo në castet e fundit të lojës një gabim trashanik i Tetrices bëri që Patrik Doqi nga mesi i fushes te niset drejt portes se vellaznimit dhe ta mposht Mushicen dhe keshtu Liria të kthehet në Prizren me gjahë të plotë, duke dituar tri pike mjaft te vlefshme ndërsa futbolldasëshit gjakovarë të zhgënjyer me rezultat .
Takimin e sotëm e drejtoj treshja me ne krye Idriz Kelmendin e Pejes bashke me ndihmësit e tij Sanije Krasniqi dhe Gani Havolli nga Prishtina ndersa veshgues i takimit ishte Xhelal bajrami nga Gjilani.
Marrë në tersi derbi i sotëm Vëllaznimi- Liria e arsyetoi plotësisht epitetin e derbit të vërtetë.
_____________________________________________________________
Java e katërtë e Raifeisen Superligës së Kosovës në Futboll
Vëllaznimi : Trepça 1: 0
Derbi i javës 4 te Raifaisen superliliges te Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës i takoi gjakovarëve. Epilogu i takimit u morr vesh në minutën e 86 kur një krosim i Robert Gjerajt nga krahu i djathtë e gjeti në pozitë të mirë sulmuesin Alban Bekteshi i cili me kokë solli topin në rrjetin e portierit Pertinac. 4 mijë adhurues të futbollit në Gjakovë në mesin e tyre edhe një grup i tifozëve “Torcida” nga Mitrovica i dhanë ngjyrë dhe e shndërruan në spektakël ndeshjen e sotme futbollistike. Ndeshja filloj me një ritëm shumë të shpejt të skuadrës nikoqire e në anën tjetër me një mbrojtje të ngjeshur të skuadrës mysafire. Në 20 minutat e parë loja u bë edhe në momente e ashpër për çka flasin kartuçat e verdh me të cilët u ndëshkuan futbollistët e Vëllaznimit Kasapi Papuqi dhe Gjeraj si dhe në radhët e mysafirëve Fetahu dhe Sahiti.
Pasoj një lojë më e qetë dhe me aksione që kryesisht përfundonin jashtë portës. Dragusha në minutën e 24 dhe Papuqi në të 40 kanë mundur të bëjnë më shumë meq u gjeten në pozita ideale shënimi e gjithashtu edhe Osmani i Trepçës. Në pjesëlojen e dytë kryetrajneri i kuqezinjve freskoi skuadrën me Leorant Dakajn Shpat Qerimin dhe Liridon Podrimja dhe me këtë arriti të bëj më efikas repartin e sulmit gjë që u dëshmua me rastet që krijuan pikërisht këta tre futbollist ndërkaq edhe kryetrajneri i Trepçës Gani Sejdiu futi në lojë Sheremet Jusufin Florent Aziri dhe Uliks Emra për të mbajtur rezultatin e barabartë dhe përmes këtyre lojtarëve të përgatis kundër zbritje të shpejta.
Sa më shumë që afrohej fundi i takimit loja bëhej më nervoze, pasuan edhe kartuçat tjerë të verdh për Sermaxhajn, Komanin dhe Podrimen si dhe për mysafirët u ndëshkua Uliks Emra. Sulmuesi gjakovar Shpat Qerimi në 3- 4 raste solli gjuajtje të fuqishme drejt portës mysafire dhe paralajmëroi një finish dramatik për portën e Trepçës.
Tribunat e stadiumit në Gjakovë u ndezën nga entuziazmi në minutën e 86 kur pas një krosimi të Robert Gjeraj nga krahu i djathtë e gjeti në pozitë të mirë sulmuesin Alban Bekteshi i cili me kokë solli topin në rrjetin e portierit Pertinac. Takimin e sotëm e drejtoj Artan Hoxhaj i prizrenit me ndihmësit Ahmet Gashi i Lugut të Baranit dhe Musa Rrahimi nga Gjilani. Vëllaznimi me këtë fitore dëshmoi se po krijon një ekip të ri por premtues ndërsa Trepça se është një skuadër cilësore e superligës.
____________________________________________________________
Futbollistët e rinj të Gjakovës në Suedi
(update)
Futbollistët e rinj të Gjakovës janë nis në Suedi, ku do të marrin pjesë në Kampionatin botëror për të rinj “Gothja cup 2009”, në grupmoshën nën 16 vjeç. Fjala është për një kampionat jo zyrtar botëror por të licencuar nga UEFA përkatësisht FIFA, i cili prej datës 9 deri më 19 korrik mbahet në Geteburg të Suedisë.
____________________________________________________________
Përfundoi kampi veror hendëbollisteve të Kosovës
(update)
Ka përfunduar kampi veror I hendëbollistëve të Kosovës që është mbajtur në Gjakovë. Pas shtatë ditë të ushtrimeve në pallatin e sporteve “Shani Nushi”, 44 vajza të dy brezave, të lindura në vitet 1992-93 dhe 94, 95, janë këthyer në klubet e tyre me dije të reja për hendëbollin dhe për të vazhduar përgatitjet për kampionatin e ri.
Kampi u organizua nën udhëheqjen e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Ismet Jupa dhe bashkëpunëtorët e tij Rifat Shabani, Zijavere Loshi, Fatmire Basholli dhe Blerta Juniku. Vashat hendëbolliste që paraqesin perspektiven e hendbollit kosovar punuan nga dy herë në ditë duke mësuar shumë gjëra të reja, me interes për karrierën e tyre të ardhëshme.
___________________________________________________________
Çifti I gjyqtarëve Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi në Kampionatin Evropian të hendbollit
Çifti I gjyqtarëve gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi me sukses po dëshmojnë vlerat e hendbollit kosovarë. Ata janë duke e ndarë drejtësinë në kampionatin e hapur Evropian për grupmoshat e reja, që po mbahet në Geteburg të Suedisë, në kuadër të Festivalit të hendbollit botëror. Ndeshja e parë që ata drejtuan në këtë kampionat ishte ajo ndërmjet përfaqësueses se Çekisë dhe Bjellorusisë. Suksesi në këtë ndeshje bëri që gjyqtarët të delegohen edhe për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen tjetër mes Suedisë dhe Belgjikës që u ndoq nga rreth 4 mijë spektator.
Kampionati për grupmoshat e reja do të zgjasë deri më 5 korrik, ndërsa sipas rrjedhave aktuale, pritet që kjo dyshe e suksesshme e gjyqtarëve nga Kosova të ndajë drejtësinë edhe në disa ndeshje tjera.
Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi janë edhe hendbollistë të shquar të klubit të hendbollit Vëllaznimi.
____________________________________________________________
“Gjakova” fitues në Durrësi 09
Në turneun tradicional të futbollit për grupmoshat deri në 12 vjeçe, që u mbajt në Durrës, klubi I futbollit Gjakova ka arritur të shpallet kampion. Futbollistët e rinj të Gjakovës në gjashtë takime kanë arritur të shënojnë fitore dhe të kthehen me Kupën e fituesit në konkurrencën e skuadrave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Presheva dhe Medvegja.
____________________________________________________________
INTERVISTA; BESNIK HASI, NDIHMËS TRAJNER I ANDERLEHTIT NË BELGJIKË
RRUGËTIMI TRIUMFUES I HASIT NGA GJAKOVA DERI NË BELGJIKË
Futbollisti i shquar Besnik Hasi lirisht mund të quhet ambasador i futbollit shqiptarë. Talentin e tij për futbollin e shpërfaqi si shumë fëmijë tjerë gjakovarë nëpër rrugët e lagjeve, terrenet e improvizuara për të arritur tek skuadrat me renome botërore dhe për ta përmbyllur lojën aktive tash në cilësinë e trajnerit të futbollit. Besnik Hasi ka një rrugë të gjatë të karrierës së suksesshme nëpër shumë klube evropiane ku me lojën e tij efikase, angazhimin, guximin dhe dëshirën për fitore ka arritur të shndërrohet në idhull të futbollëdashësve jo vetëm shqiptarë. Hasi ka arritur ti takojë brezit të art të futbollistëve të Kombëtëres së Shqipërisë që shënoj sukses të mira në arenën ndërkombëtare.
Kur keni bërë hapin e parë të karrierës si futbollist a ju ka shkuar mendja se do të arrini tek një klub kaq I madh siç është Anderlehti i Belgjikës?
Kur kam filluar me futboll sigurisht qe ëndërron që një ditë do të luash në një ekip të kategorisë së parë, por ta them të vërtetën nuk e kam ëndërruar që do të shkoj kaq lartë.
Si ia filluat?
Thjesht ne rrugët e Gjakovës deri sa shoku im i mëhallës A. Lleshi më morri me vete në stadium dhe fillova në klubin e futbollit “METALIKU”.
Kush ju tha së pari se keni talent?
Trajneri im në kategoritë e reja të VLLAZNIMIT, i ndjeri Hasan Shasivari i cili edhe më vonë me propozoi për ekipin e parë .
A ju kujtohet takimi i parë zyrtarë që keni zhvilluar në kategorinë e juniorëve?
Me duket se ka qenë në Gjakovë kundër Vushtrrisë.
Cilin nga futbollistët në atë kohë dëshironit ta arrini ose ti përngjani?
Kisha shumë idhuj por idhulli me i madh për mua ka qenë babai im Ymer Hasi, i cili punoj tërë jetën e vet vetëm që të na jepte një fëmijëri sa me të mirë (pesë fëmijëve).
ruga juaj e karrierës është e gjatë. E nisët në Gjakovë duke e shëtitur Evropën dhe duke përjetuar lojëra në klubet e famshme. A mund të kalojmë gradualisht nëpër këtë rrugën tënde të karrierës?
Vitin 90 arrita ne DINAMO te Zagrebit, me një intermexo te shkurtër ne PRISHTINË dhe SAMOBOR (Kroaci) vazhdova në 94’ GENK (Belgjik), njëherë në kategorinë e dytë e pastaj në atë të parën, ku ngela deri në vitin 97’. U transferova në MUNCHEN 1860 (Gjermani), ku nuk pata sukses të madh dhe pas një sezoni u ktheva ne GENK 98’. Në vitin 98’ u bëmë menjëherë kampion të Belgjikës, për herë të parë në historinë e klubit. Në atë sezon u zgjodha edhe futbollisti me i mirë i vitit në GENK. Në sezonin 98’-99’ ngela në GENK edhe pse e kisha ofertën e nënshkruar nga SAN SEBASTIAN të SPANJES (klubi i Genkut edhe qytetaret e Genkut më kishin ndihmuar gjatë luftës në Kosovë, kështu që nuk e lija dot klubin në atë moment). Në sezonin 99’-00’ fitova Kupën e Belgjikës ku në finale e mposhtem STANDARDIN e LIEGES me 4:1, para 50.000 shikuesve ku shënova edhe njërin nga golat. Kjo ishte njëherit edhe ndeshja ime e fundit për GENKUN, sepse po atë verë u transferova ne RSCA ANDERLECHT. Në ANDERLECHT, ku luajta prej vitit 2000 deri më 2006 arrita sukseset më të mëdha në karrierën time. Gjithsejtë dy herë kampion 2000- 2001 dhe2003’-2004’ ,dy herë superkupen e Belgjikës 2001’-2002’ dhe 2004’- 2005’ dhe 28 ndeshje ne Champions Legue si dhe 12 në Kupën e UEFA-s. Në Champion Legue ishin emocionet e paharrueshme, sidomos kur luanim kundër ekipeve të mëdha si REAL MADRID, MANCHESTER UNITED, ROMA, LIVERPUL, CHELSI, LAZIO etj. Në vitin 2006’ shkova në LOKEREN (Belgjikë) dhe pastaj CERCLE BRUGGE ku edhe përfundova karrierën si futbollist profesionist. Me siguri se keni bërë edhe bilancin e golave që keni shënuar. Sa arrin numri dhe cilin e konsideroni golin më të mirë të karrierës?Me duket se kam shënuar diku nja 30 gola. Më të bukurin do ta kisha veçuar atë të finales së Kupës se Belgjikës kundër STANDARDIT të L.në 1999’-2000’. Ishte një gjuajtje standarde, njëherit edhe ndeshja e fundit si futbollist i Genkut. Momente të veçanta ke sjellë edhe me paraqitjet tua në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Si erdhi ftesa.
Na kujto ato momente dhe si ndjeheshe ti?
Ftesa e parë më ka ardhur nga trajneri i atëhershëm Mehdi Zhega ne ndikim te Igli Tares, sepse me atë isha ne kontakt dhe gjithnjë me thoshte se pse nuk vjen te luash me kombëtaren shqiptare dhe te kemi një ekip sa me te fort,them se ai ishte personi qe me shtyu qe te luaja për Shqipërinë. Unë isha shumë krenar që më në fund po luaja për vendin tim dhe që përfaqësoja diçka që ishte shumë e rëndësishme për mua dhe nuk e kisha akoma ne karrierën time.
Loja parë me kombëtaren, çfarë domethënie kishte për ty?
Ishte momenti me shumë emocione, sepse tani përfaqësoja popullin tim. Për mua ishte si ta përfundoja ‘’rrethin’’ që dmth i arrita të gjitha. Gjatë 50 paraqitjeve tuaja me kombëtaren e Shqipërisë juve iu vlerësuan si shtylla e skuadrës.
Ju si I vlerësoni bashkëlojtarët , shtabet teknike dhe tifozerinë e kombëtares?
Tifozeria e kombëtares në fillim ishte ta them normale mirëpo kur filluan të vinin edhe nga Kosova dhe u bashkuan, ishin te paparë dhe te jepnin një ‘’injeksion’’ dhe një krenari qe nuk mund ta fitosh askund. Sa i përket bashkëlojtarëve, shumica prej tyre janë tani me shok për jetë si: Igli Tare, Lorik Cana, Ervin Skela etj. Kemi kaluar çaste shumë të mira. Shtabi teknik mund te them se çdo njeri nga trajnerët kishte vetit e veta dhe dhanë maksimumin, mirëpo njeri ishte me miri i cili diti te na mbledh se bashku dhe na beri që të bëhemi si një ekip i vërtet ishte Hans Peter Brigel. Cila nga ndeshjet me kombëtaren shqiptare të ka lënë më së shumti përshtypje dhe pse?Të gjitha e kishin rendësin e vet, mirëpo me e madhja dhe më e rëndësishmja ishte kundër Greqisë,sepse ishin disa fakte që ishin mbledhur se bashku: Greqia sapo ishte shpallur kampion i Evropës , pastaj marrëdhëniet me greket ishin të elektrizuara, plus populli shqiptar tregoj me atë ndeshje se është në gjendje të bëjë një festë të papame. Ato momente nuk do ti harroj kurrë. U bëtë dy gjakovarë, bashkë me Lorikun në kombëtare.
Si ndjeheshit?
Unë pata fatin qe ta shihja zhvillimin e LORIKUT që nga fillimi kur erdh me kombëtaren e deri sa kur u be një shtyllë dhe yll i futbollit. Unë me Taren e kemi përkrahur gjithë kohën, që nga fillimi, sepse shihnim që ai djalë kishte personalitet për të na zëvendësuar.
Loriku ka deklaruar se kohën më të këndshme gjatë grumbullimit me kombëtaren e ka kaluar bashkë me ty, bile duke treguar edhe barcoleta gjakovare. Çfarë raporte keni pas dhe keni me Lorikun?
Raporte shumë te mira, ai ishte shumë më i ri se unë, por prapë se prapë rrinim tërë kohën bashkë, duke treguar barsoleta gjakovare që të tjerët as nuk i kuptonin.
___________________________________________________________
DARDAN ROGOVA- SHPRESA E FUTBOLLIT KOSOVAR
Djaloshi simpatik, tetëmbëdhjetë vjeçar nga Gjakova, Dardan Rogova i takon brezit më të ri të futbollistëve të “Vëllaznimit”. Ka lindur më 9 gusht.1990 dhe vetëm pas 16 vitesh në saje të talentit , ka arritur të vesh fanellën e ekipit të parë të “Vëllaznimit” dhe të kontribuoj në sukseset, ndër më të mëdhatë të skuadrës gjakovare gjatë kampionatit të shkuar duke i fituar dy tituj: nënkampion dhe fitues i Kupës Futbollistike të Kosovës Vetëm një sezon futbolli ka luajtur për juniorët kur i ka arritur ftesa që ti bashkëngjitet skuadrës seniore.
Posteri: DARDAN ROGOVA














