Në Gjakovë u hap akademia e futbollit “Make-Up”
Shembull unikal në Kosovë

- Në një kompleks terrenesh cilësore të futbollit, me trajnerë të afirmuar, tashmë punojnë rreth 300 fëmijë
E ardhmja e sportit është tek brezet e reja. Për ta arritur këtë, në ato breze duhet investuar në mënyrë që më pastaj, ato ta arsyetojnë këtë investim. Si duket, këtë e kanë kuptuar drejtë pronarët e kompanisë “Make-Up” në Gjakovë, të cilët, të dielën, në një solemnitet raste, ku merrnin pjesë edhe ministri i sportit Lutfi Haziri, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, futbollisti i shquar shëiptar, Besnik Hasi dhe shumë ish futbollistë, ish trajnerë dhe ish punëtorë të futbollit, përuruan akademinë e futbollit me të njejtin emër. Fjala akedemi, është diç e madhe, mirëpo, ajo, vetvetiu nuk don të thot asgjë, nëse paraprakisht nuk krijohen kushtet që ajo të funksionoi ashtu si duhet. Dhe, në “Make-up” një gjë të tillë e kanë bërë. Kanë investuar në ndërtimin e një kompleksi sportiv, me disa fusha cilësore të futbollit, të cilat, poashtu u përuruan dje.
“Jemi plotësisht të vetdijshëm se, për të kultivuar futboll cilësor tek brezet e reja, paraprakisht duhet tu krijojmë kushtet përkatëse. Ne jemi munduar që këtë ta bëjmë, duke ndërtuar këtë kompleks me terrene të futbollit,por edhe duke angazhuar trajnerë me përvojë, caprej të cilëve të certifikuar edhe nga UEFA” ka thënë pronari i “Make-Up”, Bekim Bardhi. Dukshëm i ngazllyer, por, si duket, nga pak edhe i befasuar (këndshëm) me ate që ishte bërë aty, ishte edjhe ministri i sportit Haziri. “Ky është investimi më i mirë për të ardhmen. Për të ardhmen e futbollit, sportit por edhe të të rinjëve. Pa kurrfar teprime, ky është një shembull që duhet ta ndjekin edhe mjediset e tjera që mendojnë të kenë ardhmëri në futboll” ka thënë Haziri, duke paralajmëruar një risi nga ministria që ai i prinë, sipas të cilës, që nga viti i ardhshëm shkollor, garat sportive në të gjitha nivelet e shkollimit në Kosovë, nuk dotë jenë çështje e vullnetit të lirë, por do të jenë të obligueshme. Kryetari i FFK-së, Vokrri, klëtë kompleks terrenesh por edhe këtë akademi të futbollit, e konsideron si formen më të mirë për avancimin e këtij sporti. “Ky është kompleksi i parë i këtij lloji në Kosovë dhe si i tillë duhet të jetë shembull për të tjerët se cilën rrugë duhet ndjekur. Me të drejtë presim që nga këto terrene të dalin Lorikët (Cana), Ardianët(Kozniku) e Besnikët(Hasi) të ri” ka thënë Vokrri.
Se vërtet është kështu e pohoi edhe vetë Besnik Hasi, ish anëtar i përfaqësueses së Shqipërisë, njëri ndër futbollistët më të suksesëshëm shqiptar në histori dhe aktualisht trajner i kampionit të Belgjikes, Andelehtit. “Edhe unë kam dalur nga një terren i këtillë, por kuptophet me cilësi shumë më të dobët se që janë këta këtu. Prandaj nuk as më të voglën arsye që edhe ju të mos e ndjekni rrugën tonë” është shprehur Besniku duke iu drejtua numrit të madh të djelmoshave, vijuesve të kësaj akademie që ishin tubuar në këtë solemnitet. Akademia “Make-Up” dhe kompleksi i terreneve janë inicitivë private, mirëpo, nënkryetari i komunës Agim Koci, premtoi se në të ardhmen nuk do ët mungoi ndihma e Kuvendit të Komunës. ”Gjakova po e vazhdon traditën e vetë të ndritshme që e ka në sport. Këta quna që janë tubuar këtui janë përspektiva e futbollit të Gjakovës dhe të Kosovës. Për këtë arsye, në të ardhmen nuk do të mungoi as mbështetja e Kuvendit të Komunës” ka premtuar Koci. Zaten, në këtë akademi të futbollit, ku, aktualisht janë përfshirë rreth 300 fëmijë të moshave të ndryshme, janë angazhuar shumë trajnerë me përvojë të gjkatë në profesion, në mesin e të cilëve ka edhe të atillë që e kanë licencen e UEFA-s, siç janë Blerim Mula, Arsim Gojani e të tjerë.


Tweet This
Share on Facebook
Digg This
Save to delicious
Stumble it
RSS Feed





