AHENGU GJAKOVAR NË SHEKUJ (XIV)
/Vijon nga numri i kaluar/
ZYHRA S. MULA
Këngëtarja e parë që doli nga ky truall është Zyhra S. Mula. Lindur me /1920 -1994/ në Gjakovë nga një familje qytetare patriotike. I ati Selim Mula ishte një luftëtar i ngushtë i çetës së Bajram Currit dhe roje personale e tij. Ky trim së bashku me Bajram Daklanin, Mehmet Dushmanin, i bënin rezistencë pushtuesit osman e më vonë edhe këtij serb. Duke qenë i syrgjynosur në Kastamoni të Turqisë, martohet me Hatixhen, për t’u kthyer bashkë me të në Gjakovë.
Edhe pasi kthehet në vendlindje përsëri vazhdon rezistencën ndaj pushtuesit serb. Për këtë arsye ndiqet nga pushteti i atëhershëm. Me 1931 së bashku me gruan, djalin, Jusufin dhe vajzën Zyhranë – 11 vjeçare lëshon Kosovën për t’u vendosur në Shkodër. Ky qytet, djepi i këngës qytetare i krijoi mundësinë artistës sonë që të mësojë shumë këngë shkodrane. Kënga shkodrane i pëlqente shumë dhe pothuajse nuk kishte këngë që nuk e dinte dhe e këndonte me pasion. Si vajzë gjakovare, më e ngritur dhe më e emancipuar ka fatin të martohet në një familje të dalluar gjakovare, që jetonte në Tiranë. Ky ishte Qamil Domi me të cilin Zyhraja martohet me 1937, të cilëve iu lind i vetmi djalë Fitimi /Mixha Ramë/.
Pas lindjes së djalit, Qamili vdesë. Mu këtu fillojnë peripetitë jetësore të kësaj artiste.
Me 1941 përsëri kthehet me familjen në Kosovë dhe vendoset në Prizren. Vijon ne gazet…


Tweet This
Share on Facebook
Digg This
Save to delicious
Stumble it
RSS Feed





