MAPL , Gjakova dhe Gjilani në video-konferencë


 

Konferenca e Ministrisë së Pushtetit Lokal(MAPL), të enjten është ndjekur drejtpërdrejtë përmes programit digjital ON-Line, edhe nga kryetari komunës së Gjakovës dhe ai i Gjilanit, duke demonstruar kështu një arritje në avancimin e punës së pushteteve lokale.

 

Në fakt ky është ky  një pilot projekt që po aplikohet në komunnë e Gjakovës dhe Gjilanit, që mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë me sistemin e quajtur si “Video-konferenca” ku komunat kanë casje ON line mes vete dhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal

 

“ Kjo metodë  do të ndikojë në komunikimin më të shpejtë dhe më të mirë me Qeverinë e Kosovës dhe ministritë e saj si dhe në punën e monitorimit të punës së komunave” tha Pal lekaj, kryetar i komunës  pasi ka komunikuar nga zyra e tij në Gjakovë  me sallën e konferencës së MAPL që mbahej në mesditën e së premtes në Prishtinë si dhe me kryetarin e komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafën.(Vjon ne gazete…)

Comments are closed.