Mullallari në Vellaznim



 

Futbollistët e Vëllaznimit të mërkurën u nisen në Durrës për të vazhduar ritmin e përgatitjeve për stinorin pranveror të superligës së futbollit të Kosovës. Të prirë nga kryetrajneri Ajet Shosholli, futbollistët e vëllaznimit për 10 ditë do të ushtrojnë për të përvetësuar më tejë teknikën e lojës ndërsa me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, për të parë se cili njëmbëdhjetësh do të të bartë barrën e stinorit. Bëhet e ditur se në Durrës këto ditë në oërgatitje janë edhe disa skuadra futbolli me të cilat Vëllaznimi do të përballet në ndeshje stërvitore.

Karvanit të futbollistëve “kuq e zi” pritet ti bashkohet edhe mesfushori i njohur i Lirisë së Prizrenit, Rafet Mullallari i cili ka vendosur që në këtë stinor të bartë fanelen e Vëllaznimit. Rafeti ishte pjesë e Vëllaznimit në kampionatet e shkuara, ndërkohë që futbolldashësit gjakovarë ia njohin mirë aftësitë e tija, ndaj, kjo konsiderohet si një nga përforcimet më të mira të Vëllaznimit për garat në kampionatin e superligës së futbollit kosovar.(z.v)