Archive for the ‘Aktuale’ category
Kryqi Kuq ndihmon me pako ushqimore edhe 50 familje të Gjakovës që pësuan nga bora
Rreth pesëdhjetë familje të zonave malore të komunës së Gjakovës, që kishin mbetur të izoluara nga bora e madhe për më shumë se dy javë, të martën kanë marrë nga një pako ushqimore nga Kryqi Kuq Komunal I Gjakovës. Dushe Lama, zyrtare e kësaj organizate humanitare tha se këto ndihma u janë dorëzuar atyre [...]
Spitali i ri i psikiatrisë në Gjakovë pikon, pacientët në repartet tjera
Borës së madhe që përfshiu territorin e komunës së Gjakovës ia panë “sherrin” edhe pacientët e shtruar në Spitalin e ri psikiatrik që u përurua në shtatorin e vitit të kaluar, sepse pika në këto objekte bëri që drejtuesit e spitalit regjional “Isa Grezda” të marrin vendim për mbylljen e përkohshme të tij. [...]
Pos në fshatin Goden mësimi ka rinisur në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gjakoves
Pas ndërprejes së procesit mësimor për mëse dy javë për shkak të motit të lig, të të reshurave të dendura të borës dhe të temperaturave të ulëta të hënën edhe në komunën e Gjakovës ka rinisur procesi mësimor, ndërsa për shkak të rrugëve me borë dhe vonesave të autobusëve nga zonar rurale, ka pasur [...]
Gjakovarët kremtuan katërvjetorin e pavarësisë
Dëshmorët dhe martirët e kombit janë themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së shtetit më të ri në botë , Kosovës, prandaj edhe kremtimi i festës së katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në komunën e Gjakovës ka nisë të premten , pikërisht duke nderuar dëshmorët dhe martirët e kombit. Përfaqësues të Kuvendit komunal, të [...]
Shpëtohet një person i ngujuar në borë
Ekipi i kërkim shpëtimit që vepron në kuadër të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë natën e të mërkurës, rreth orës 22.30 e ka shpëtuar një qytetarë të ngujuar në borë, gjysmë të ngrirë, në fshatin Rezinë, në afërsi të Fermës së Pulave. Në fakt, në Qendrën për Alarmim dhe Koordinim Emergjent të Drejtorisë [...]
Shtyhet fillimi I stinorit pranveror në futboll
Bazuar në rrethanat e vështira të motit me borën e madhe në Kosovë dhe me gjendjen e stadiumeve të futbollit, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim që stinori pranveror të nisë një javë më vonë se që ishte planifikuar, pra me 10 dhe 11 mars. Vëllaznimi ndeshjen e parë e luan në Gjakovë [...]
Ngrohtorja e Gjakovës premton vazhdimin e punës në këtë acar
Ngrohtorja e qytetit po punon me kapacitete të plota edhe në këto temperatura të ulëta, tha të mërkurën drejtori i saj Astrit Dema, duke premtuar se sezoni i ngrohjes i planifikuar të përfundojë më herët, do të shtyhet deri më 15 mars. “ Edhe në këto telashe me borën e madhe dhe [...]
Reka e keqe, Lugu i Çarragojes dhe Hasi po përballen ende me borën e madhe
Gjendja e rëndë e shkaktuar nga reshjet e borës gradualisht po shkon drejtë stabilizimit fal edhe ndërprerjes së reshjeve, ndërkohë që Shtabi Komunal i Emergjencës edhe të merkurën ka konstatuar se në disa zona përseri duhet ndërhyrë me borëpastruese për të zhbllokuar fshatra. “Nga inspektimet në terren është konstatuar se në disa lokalitete [...]
Thaqi: Gjakova mirë po e menaxhon gjendjen e rëndë nga bora
Kryeministri I Kosovës Hashim Thaqi vizitoi të hënën komunën e Gjakovës, një nga komunat që po kalon një gjendje të vështirë të shkaktuar nga bora e madhe dhe acari dhe me këtë rast shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta mbështesë në tejkalimin e gjendjes. “Qeveria do të vazhdojë të jetë afër Gjakovës, [...]
Vazhdojnë përpjekjet për zhbllokim nga bora – shtyhet mësimi edhe për një javë
Shtabi i Emergjencës në krye me kryetarin e shtabit, Agim Koci, është mbledhur sot për të shqyrtuar situatën në terren pas të reshurave të fundit të borës në komunë ku në disa rajone, posaçërisht në idsa zona më të thella malore por edhe në disa fshatra ka kaluar lartësinë mbi një metër e gjysmë. Sipas [...]



Informohu i pari
