Archive for the ‘Lajme’ category

Spitali i ri i psikiatrisë në Gjakovë pikon, pacientët në repartet tjera

  Borës së madhe që përfshiu territorin e komunës së Gjakovës ia panë “sherrin” edhe pacientët e shtruar në Spitalin e ri psikiatrik që u përurua në shtatorin e vitit të kaluar, sepse pika në këto objekte bëri që drejtuesit e spitalit regjional “Isa Grezda” të marrin vendim për mbylljen e përkohshme të tij.   [...]

Gjakovë: Ende telashe me borën e madhe ndërsa fillojnë shqetësimet për vërshimet e mundshme

  Shtabi Komunal Emergjent I Gjakovës në takimin e mbajtur të hënën paradite e  ka vlerësuar situatën në komunën e Gjakovës të rënduar nga bora e madhe dhe kanosja nga vërshimet, ku ka konstatuar se rrugët kryesisht janë të kalueshme dhe me disa vshtirësi në vende të caktuara janë të qarkullueshme për automjete. “ Sipas raportimeve [...]

Godeni, Zylfaj dhe Prushi të Gjakovës ende sfidohen nga bora e madhe

  Megjithë normalizimin gradual të situatës në komunën e Gjakovës , si pasojë e borës dhe acarit, banorët e disa  fshatrave të zonave malore, kryesisht ata të zonës së Hasit,   ende po ballafaqohen me telashet e mëdha që u solli bora e madhe deri në dy metra trashësi.   Ndonëse banorët e këtyre fshatrave po [...]

“Dasma gjakovare” në Tiranë

  Ritet e dasmës gjakovare si pjesë e trashëgimisë kulturore të popullit të kësaj zone, do të prezantohen përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Gjakovës,  në një manifestim televiziv të “Top Channel” në Tiranë mes 22 dasmave të qyteteve shqiptare,   Ekipi prej mbi 50 valltarë, instrumentistë e këngëtarë nga Gjakova të martën ka [...]

Nga bora e madhe rrezik shtëpitë e Gjakovës me çati të vjetra

  Shtabi Komunal i Emergjencës në komunën e Gjakovës pas borës së fundit që ka cvazhduar të bie edhe të hënën paradite, ka lutur qytetarët që të marrin masa për largimin e borës nga pullazet me cati të vjetra, në mënyrë që ti shmangen rreziqeve nga rrënimet e tyre.   Shtabi i Emergjencës apelon tek [...]

Mbahen Garat Komunale të skijimit “Gjakova 2012”

Në shpatijet e mbuluara me borë në  Çabrat, me organizim të KS “Pashtriku”,  të premten u mbajtën  garat komunale të skijimit në sllallom në të cilat triumfuan skitarët më të suksesshëm në tetë kategori Klos Vokshi  ishte më i miri në kategorinë e fatosave. Për yllka e para doli  Klea Rudi . Në kategorinë fatosat [...]

Komuna e Gjakovës ndanë 10 mijë euro për familjet e rrezikuara nga bora dhe acari

Bazuar në rrethanat e vështirësuara nga bora e madhe dhe acari që kanë përfshirë territorin e komunës së Gjakovës , Qeveria lokale mori vendim të martën, që të ndajë 10 mijë euro nga buxheti komunal për familjet që e varfra që në këto rrethana kanë ngel pa ushqime dhe dru për ngrohje.   Kristë Deda, [...]

“Të gjithë në borë” aksion rekreativ i gjakovarëve

  Derisa bora e madhe ka vështirësuar përditshmërinë gjakovare, prodhuesit bujqësorë, veçanërisht kultivuesit e grurit,  dhe një  numër të adhuruesve të borës,  këto rrethana të borës deri në një metër, i  kanë hequr shqetësimet për gjendjen e kulturave bujqësore në acarin e madh si dhe në anën tjetër kanë kënaqur dëshirën   për rekreacion me ski [...]

Kryqi Kuq në Gjakovë më pak mjete për nevojtarët

  Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Gjakovë,  duke  bërë  prezantimin e punës gjatë vitit të shkuar si dhe programin e punës për këtë vit ka konstatuar se punën e kësaj organie humanitare e ka karakterizuar një zvogëlim i buxhetit edhe ashtu mjaftë të mangët duke u nisur nga rritja e kërkesave për ndihmë [...]

Studentët gjakovarë ende po presin mbështetjen e premtuar të komunës për subvencionim të udhëtimit

Qindra studentë gjakovarë,  që studiojnë në universitetet dhe shkollat profesionale në Prishtinë, Pejë apo Prizren gjithnjë e më tepër po ballafaqohen me shpenzimet e larta të udhëtimit, ndaj një shqetësim i tillë vazhdon të mbetet edhe pas një viti kur u mendua se  komuna do të subvencionojë udhëtimin e tyre.   Kjo u dëshmua edhe [...]