Archive for the ‘Lajme’ category

Kosova e treta në Evropë në garën për mësuesit novator

Mësimdhënëset e shkollës fillore “Zekiria Rexha” të Gjakovës, Shkëndije Bokshi- Nagavci dhe Laura Pruthi kanë shënuar një sukses të radhës në arenën ndërkombëtare me një projekt novator që ka të bëjë me avancimin e procesit mësimor duke u shpërblyer me vendin e tretë në Lisbonë të Portugalisë ku u mbajtën garat e forumit evropian të [...]

Vellaznimi –Besa 0:0

  Derbi i dy skuadrave të Dukagjinit,  Vëllaznimit dhe Besës që u zhvillua te dielën në Gjakovë  ka përfunduar pa fitues o me o. Mbi 3 mijë adhurues të futbollit sa ishin mbledhur sigurisht se kanë pritur që nga kjo ndeshje të shohin më shumë raste shënimi dhe gola që e karakterizojnë kënaqësinë për këtë [...]

Në Gjakovë 4.600 hektarë me misër për mbjelljet e pranverës

Gjatë fushatës së mbjelljeve të pranverës në komunën e Gjakovës do të dominojë kultura e misrit, ku do të mbillen 4.600 hektarë,  ndërkohë që me ngrohjen e motit, fermerët gjakovarë kanë intensifikuar përgatitjet duke nisë lëvrimin e tokës,  duke siguruar farën dhe plehun si dhe materialin tjetër reprodukues  për të cilin thonë se është mjaftë [...]

28 projekte të shoqatës “Jakova” për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

  Shoqata e intelektualëve “Jakova” të Gjakovës ka planifikuar që në vitin e kremtes së 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të organizojë rreth 28 aktivitete përkujtuese , kulturore e artistike që janë të lidhura me kontributin e Gjakovës në të gjitha fazat e historisë së kombit tonë.   Kryetari kësaj shoqate Masar Rizvanolli tha [...]

Pranvera në Gjakovë vjen me “Gjakova film festival”

  Dita e parë e pranverës, 21 marsi,  në Gjakovë vjen me festivalin e parë të filmit të metrazhit të shkurtër “Gjakova film festival” që për temë ka dashurinë si kocept i gjërë.   Rreth 80 filma shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përgatitur nga krijues të rinjë por edhe skenarist e regjisor të sprovuar do të [...]

Kremtohet festa e “Sulltan Nevruzit”

  Gjakovë – Në të gjitha teqet në Gjakovë dhe në fshatrat për rreth po shënohet 21 marsi, ditëlindja e Imam Aliut, pasardhësit legjitim të Profetit Muhamed apo siç njihet ndryshe edhe festa e Sulltan Nevruzit. Kjo festë që përkon edhe me ditën e pranverës, për besimtarët musliman të tarikateve, simbolizon ringjalljen e botës pas [...]

Gratë afariste të Gjakovës marrin përvojën amerikane për fuqizimin e rolit të tyre

Një ndër fushat më të rëndësishme, ku gruaja është e interesuar të siguroi barazinë gjinore, është afarizmi, pasi, me kyçje të suksesshme në biznes, gruaja i krijon kushtet bazë që të jetë e barabartë me mashkullin edhe në fushat e tjera të jetës, u tha të martën në Gjakovë në një debat që  e organizoi [...]

Gjimnazi i Gjakovës me projektin e të mësuarit elektronik në distancë

  Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë është i kyçur në pilot projektin e Unionit Evropian në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit,  programet e të cilit  kanë qenë të lidhura me të mësuarit elektronik në distancë, ndërkohë që mbi 70% të profesorëve kanë qenë të kyçur në këtë projekt, tha Syrja Zeka, drejtor i kësaj [...]

Ditët e ngrohta nxisin për një pastërti dhe më shumë gjelbërim në Gjakovë

  Fillimi i kësaj jave me temperatura më të larta se ditëve të shkuara, ka rikthyer gjallërinë në qytetin e Gjakovës, ndërkohë që ka nxitur qytetaret  për tu marrë më tepër me pastrimin e ambientit ku jetojnë e punojnë, duke mënjanuar gjurmët e mbeturinave që la pas ky dimër.   Në këtë kontest edhe drejtoria [...]

Gjykata për kundërvajtje në Gjakovë shumë lëndë e pak gjyqtarë

  Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në Gjykatën komunale për Kundërvajtje në Gjakovë, kanë arritur për trajtim 1.355 lëndë të ndryshme kundërvajtëse ndërkohë që nga  vitit 2011 kanë mbetur edhe 2 .222 lëndë të pazgjidhura, që tregon për një volum të madh të punëve që vetëm dy gjyqtarë mezi po arrijnë ti [...]