Gjakova PRESS

Kryqi Kuq ndihmon me pako ushqimore edhe 50 familje të Gjakovës që pësuan nga bora
Rreth pesëdhjetë familje të zonave malore të komunës së Gjakovës, që kishin mbetur të izoluara nga bora e madhe  për më shumë se dy javë, të martën kanë marrë nga një pako ushqimore nga Kryqi Kuq Komunal I Gjakovës.

Dushe Lama, zyrtare e kësaj organizate humanitare tha se këto ndihma u janë dorëzuar atyre familjeve të varfra të cilat gjatë kësaj periudhe të rëndë të izolimit ishin gjendur në pozitë të vështirë dhe pa ushqime të mjaftueshme.

“ Vullnetarët e Kryqit të Kuq sot u kanë dorëzuar këtyre familjeve të varfra, miell, patate e qepë si dhe  artikuj ushqimor duke ua lehtësuar telashet që u solli ky dimër” tha Lama.

Ajo ka kujtuar edhe ndihmat në vlerë prej 10 mijë eurove,  që në bashkëpunim  me Kuvendin Komunal të Gjakovës i ka ndarë për 500 familje skamnore, gra kryefamiljare, fëmijë jetim e persona pa përkujdesje.

Njëkohësisht lama ka theksuar edhe mbështetjen me pako ushqimore nga fondi I ndarë I Ministrisë së tregtisë të Kosovës, në vlerë prej 50 mijë euro për komunat e Dukagjinit të rrezikuara nga moti i ligë.

“Dyert e Kryqit të Kuq komunal në Gjakovë janë të hapura pa ndërprerë dhe ne u ndihmojmë atyre familjeve skajshmërish të varfra me gjëra ushqimore dhe veshmbathje” theksoi Lama.

Spitali i ri i psikiatrisë në Gjakovë pikon, pacientët në repartet tjera
Borës së madhe që përfshiu territorin e komunës së Gjakovës ia panë “sherrin” edhe pacientët e shtruar në Spitalin e ri psikiatrik që u përurua në shtatorin e vitit të kaluar, sepse pika në këto objekte bëri që drejtuesit e spitalit regjional “Isa Grezda” të marrin vendim për mbylljen e përkohshme të tij.

Arsim Hoxha, drejtor i këtij spitali tha se këtë hap e kanë ndërmarrë për të shpëtuar objektin e ri dhe për të mbrojtur pacientët.(Vijon ne gazete…)

Pos në fshatin Goden mësimi ka rinisur në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gjakoves
Pas ndërprejes së procesit mësimor për mëse dy javë për shkak të motit të lig, të të reshurave të dendura të borës dhe të temperaturave të ulëta të hënën edhe  në komunën e Gjakovës ka rinisur procesi mësimor, ndërsa për shkak të rrugëve me borë dhe vonesave të autobusëve nga zonar rurale, ka pasur mungesa në orët e para mësimore.

Sipas të dhënave të deritanishme nga terreni , në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës procesi mësimor është duke u mbajtur, pos në shkollën e fshatit Goden që gjendet në kufi me Shqipërinë.

“Për të funksionalizuar edhe këtë shkollë është duke u punuar në pastrimin e rrugës dhe në disa ambiente të oborrit të shkollës me shpresën se edhe në këtë objekt shkollor do të rinisë mësimi.” tha Hamëz Cena, zyrtarë I  Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Ndryshe fshati Goden me nja 11 shtëpi e afro 100 banorë ka qenë i bllokuar deri mbrëmë nga bora që kishte arritur lartësin mbi dy metra dhe për shkak të terrenit kodrinor që pamundësonte edhe punën e borëpastruesve.

Përfaqësuesi I këtij fshati Eshref Morina,  tha për  “Kosovalive” se nga mbrëmë po ndjehemi të gëzuar që arritëm të lidhemi me rrugën kryesore.

“ Falë solidaritetit mes familjeve në fshat  kemi arritur të sigurojmë artikujt kryesor ushqimor, ndërsa prej sot po punojmë edhe në krijimin e kushteve për nxënsit për fillimin e mësimit në shkollë” tha Morina.   (z.v)

Gjakovë: Ende telashe me borën e madhe ndërsa fillojnë shqetësimet për vërshimet e mundshme
Shtabi Komunal Emergjent I Gjakovës në takimin e mbajtur të hënën paradite e  ka vlerësuar situatën në komunën e Gjakovës të rënduar nga bora e madhe dhe kanosja nga vërshimet, ku ka konstatuar se rrugët kryesisht janë të kalueshme dhe me disa vshtirësi në vende të caktuara janë të qarkullueshme për automjete. “ Sipas raportimeve më të fundit, momentalisht gjendja jo e mirë dhe bllokuese është në Kallavajë, në afërsi të Nivokazit ku përkundër tentimeve të mbrëmshme të firmës “Viktoria-Invest” megjithatë të bllokuara ende kanë mbetur edhe pesë shtëpi. Për zhbllokimin e tyre do të bëhen përpjekje për pastrimin e borës edhe në ditën e sotme” tha Hasan Ukshini nga Zyra për Informim e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Sipas tijë brengë tjetër e Shtabit Emergjent janë vërshimet mundshme që kanosin për shkak të shkrirjes së borës dhe të të reshurave me shi dhe borë të parashikuara nga Instituti Meteorologjik i Kosovës. Zyrtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim(DMSH) në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve gjatë 24 orëve të fundit janë vazhdimisht në terren, duke I njohtuar banorët e zonave të rrezikuara që të marrin masat e nevojshme “Edhepse në këto lagje janë eleminiuar në masë të madhe shkaqet që kanë sjellë deri tek vërshimet,  duke larguar inertet dhe berllogun nga shtrati I lumit Krena dhe Llukac, megjithatë ne po ndërmarrim masat e nevojshme në lagjen “Ahmet Korenica”, “Sadik Stavileci” dhe  te Fabrika e tjegullave që banorët për cdo ventualitet të jenë sycelë” tha bedri cahani, drejtor I DMSH-së. Për këtë arsye, Shtabi Emergjent apelon tek banorët e komunës së Gjakovës që sidomos nga bodrumet e shtëpive dhe objekteve të tyre afariste  të mënjanojnë ushqimet por edhe materialet tjera mosrezistente ndaj ujit dhe ti sistemojnë në hapësira më të sigurta.

Godeni, Zylfaj dhe Prushi të Gjakovës ende sfidohen nga bora e madhe
Megjithë normalizimin gradual të situatës në komunën e Gjakovës , si pasojë e borës dhe acarit, banorët e disa  fshatrave të zonave malore, kryesisht ata të zonës së Hasit,   ende po ballafaqohen me telashet e mëdha që u solli bora e madhe deri në dy metra trashësi.

Ndonëse banorët e këtyre fshatrave po punojnë në hapjen e rrugëve brenda fshatrave, ata ankohen se borëpastrueset ende nuk kanë zhbllokuar disa rrugë ;odhëse  që shpijnë në  zonat e fshatrave Goden, Zylfaj e Prush të anës së Hasit.

Zëdhënësi i Kuvendit komunal të Gjakovës, Hasan Ukshini tha të premten,   se kryesisht janë të pastruara të gjitha rrugët kryesore , por kanë ngel vetëm pak zona dhe lagje ku borëpastrueset nuk kanë depërtuar.

Gjendje më e rëndë, siç thotë ai, është  në fshatin Zylfaj, Goden dhe Prush ku borëpastrueset nuk po arrijnë të depërtojnë për shkak të terrenit të vështirë. Nëse nuk arrijmë të zhbllokojmë këto zona me pajisjen tonë në dispozicion, atëherë jemi duke shikuar mundësinë që të ftojmë për ndihmë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës” theksoi Ukshini.

Ndryshe, në rrugët e qytetit gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht në heqjen e borës dhe lirimin e trotuareve. Kjo është bërë në veçanti në rrugën kryesore Nëna Terezë ku nga ekipet e pastrimit është liruar nga bora pjesa më e madhe e  rrugës dhe   trotuareve.

Ukshini ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet emergjente të komunës janë mobile dhe po ofrojnë ndihmën e nevojshme.(z.v)

Gjakovarët kremtuan katërvjetorin e pavarësisë
Dëshmorët dhe martirët e kombit janë themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së shtetit më të ri në botë , Kosovës, prandaj edhe kremtimi i festës së katër vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës në komunën e  Gjakovës ka nisë të premten ,  pikërisht duke nderuar  dëshmorët dhe martirët e kombit.

Përfaqësues të Kuvendit komunal, të institucioneve shtetërore,  përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të partive politike e qytetarë,  sot kanë vënë kurora me lule  tek lapidari përkujtimor i dëshmorëve të Gjakovës në qendër të qytetit, tek simbol i luftës dhe qëndresës gjakovare për liri e pavarësi.

Ndërkaq në mesditë në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” foli nënkryetari i komunës  Agim Koci, I cili në fillim shprehu lavdinë për gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e njëkohësisht përgëzoi familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës, invalidët dhe gjithë ata që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës në breza.

“  Dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës është një akt madhështorë pas një rrugëtimi aq të gjatë e aq me sakrificë që bëri populli ynë. Dhe datat historike që kremtojmë është edhe vetë pavarësia”, tha Koci, duke shtuar  se deri në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, secili vit ka pas në vete sakrificën angazhimin dhe gjakun e derdhur për lirin e pavarësinë e sotme, që u fitua edhe me ndihmën e shteteve aleate dhe UÇK-së dhe popullit të saj.

Koci në vazhdim ka thënë se Kosova u ndërtua shtet i pavarur dhe tani për cdo ditë e më shumë po  forcohet bashkë me  shtimin e njohjeve të reja.

“ Shtyllat e qëndrueshme të shtetit të Kosovës, po rrugëtojnë drejtë, një jete më të zhvilluar, të flasë vetë për vetveten. Gjakova e ka kuptuar drejtë mesazhin e paqes, obligimin shtetëror kushtetues dhe obligimin që ka marrë nga qytetarët e vet, dhe demokracinë po e kuptojnë jo si slogan politik, por  duke e jetuar atë,  duke dhënë për te . Gjakova ka një të kaluar të afërt mjaftë të dhimbshme, por tani po rrugëton duke zhvillua një jetë të re një jetë me perspektiv për të gjithë”,  tha Koci, në Akademinë solemne me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së Kosovës.

Në akademinë  sotme solemne u shfaqen edhe disa pika artistike të cilat i interpretuan talent të shquar të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Gjakovës.

Në mesditë, falë motit me diell, një numër i madh i qytetarëve i kaluan çastet festive duke shëtitur nëpër ambientet me borë të qendrës së qytetit.(z.v)

Shpëtohet një person i ngujuar në borë
Ekipi i kërkim shpëtimit që vepron në kuadër të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë natën e të mërkurës, rreth orës 22.30 e ka shpëtuar një qytetarë të ngujuar në borë, gjysmë të ngrirë,  në fshatin Rezinë, në afërsi të Fermës së Pulave.

Në fakt,  në  Qendrën për Alarmim dhe Koordinim Emergjent të Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim kishte arritur  informata se në afërsi të fermës së pulave në Rezinë një person ka ngelur i ngujuar në borë.

“Me të marrë këtë informatë ekipi prej pesë vetave menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë hasur në personin e identifikuar si Faruk Delija, me profesion taksist. Pas ecjes mbi katërqind metra në këmbë të ekipit të kërkim-shpëtimit të Brigadës së Zjarrfikësve është gjendur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe  është konstatuar se personi ka qenë gjysmë i ngrirë dhe i kanë  dhënë ndihmën e parë për ta nisur më pas me urgjencë në spitalin rajonal “Isa Grezda” “ tha Pashtrik Xërxa, udhëheqës I Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës.

Sipas konstatimeve të ekipit të kërkim-shpëtimit, personi I ngujuar  gjatë ecjes në këmbë në këtë lokalitet në dalje të qytetit, për shkak të erës së fuqishme të borës e kishte humbur orientimin dhe gradualisht edhe vetëdijen deri me pasoja të më pasme shëndetësore.

“Gjatë reagimit të ekipit të kërkim-shpëtimit të zjarrfikësve kanë ndihmuar edhe  policia dhe ndërmarrja komunale publike “Çabrati”, ” theksoi Xërxa.(z,v)

Shtyhet fillimi I stinorit pranveror në futboll
Bazuar në rrethanat e vështira të motit me borën e madhe në Kosovë dhe me gjendjen e stadiumeve të futbollit, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim që stinori pranveror të nisë një javë më vonë se që ishte planifikuar, pra me 10 dhe 11 mars.

Vëllaznimi ndeshjen e parë e luan në Gjakovë me 11 mars me “Lepencin” e Kaçanikut.

“Dasma gjakovare” në Tiranë
Ritet e dasmës gjakovare si pjesë e trashëgimisë kulturore të popullit të kësaj zone, do të prezantohen përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Gjakovës,  në një manifestim televiziv të “Top Channel” në Tiranë mes 22 dasmave të qyteteve shqiptare,

Ekipi prej mbi 50 valltarë, instrumentistë e këngëtarë nga Gjakova të martën ka udhëtuar drejtë Tiranës ndërkohë që prezantimi I tyre para publikut do të bëhet të dielën.

“Do të prezantojmë pasurinë tonë etnografike dhe trashëgiminë kulturore, ritet që kryhen në dasmën karakteristike gjakovare, siç bëheshin dikur nga përgatitja e nuses e deri tek martesa e shoqëruar me valle e këngë që janë  të veçanta për Gjakovën”, tha Memli Doli, koordinator  dhe koreograf I Ansamblit të valleve të Gjakovës.

Doli tha se kjo ngjarje paraqet një sfidë të re për Ansamblin kur kihet parasysh fakti se në këtë manifestim çdo të diele defilojnë ansamble të njohura nga Shqipëria.

“Kemi pas rastin që të ndjekim prezantimet e dasmës shkodrane, elbasanase, gjirokastrite dhe na kanë pëlqyer shumë, prandaj paraqitja jonë para publikut të gjerë na ka sfiduar por edhe mobilizuar që të përgatitemi për një kohë të gjatë.

Në grupin e Gjakovës pos valltarëve dhe koreografit të parë të ansamblit Faton deva, janë ftuar edhe këngëtarët Edi dhe Fatos Furra që do të ndjekin këngët e dasmës gjakovare me orkestrin “Lirikët”, ndërsa në një këndë do të prezantohen edhe veshjet tradicionale gjakovare që janë bartur gjatë dasmave duke veçuar mëtanat kadife dhe zambakët tradicional që gratë I kanë veshur gjatë dasmave ” tha Doli duke falënderuar edhe stilisten Borë Balaj e cila do të merret edhe me kostumet tradicionale të zonave fshatare të komunës së Gjakovës që janë përdorë gjatë dasmave.

Për koreografin tjetër të Ansamblit të Valleve, Kushtrim Saraqini,  prezantimi I kësaj pjese të trashëgimisë kulturore merr me vete përgjegjësinë tonë për ta paraqitur në mënyrë shumëdimensionale dasmën gjakovare me gjithë koloritin e saj.

“ Në aktivitetin tonë të ansamblit vallet tradicionale zënë vendin meritor, kurse fakti se  një dasmë është një histori, një ngjarje që tipizon një trevë, na ka mobilizuar që të hulumtojmë nga profesionistë të kësaj fushe për ti pasuruar vallet tona me ritet e dikurshme të dasmës” tha Saraqini.

Ai ka përmendur mbështetjen që Kuvendi Komunal I Gjakovës I ka dhënë ekipit të gjerë të ansamblit për pjesëmarrje sa më të suksesshme, ndërkohë që ka përmendur edhe prezantimin e ansamblit gjakovarë në cilësinë e mysafirit në ditën e prezantimit të dasmës çame. Ansambli I Gjakovës, këtë koreografi të valles çame e ka përgatitur gjatë vitit të shkuar dhe me këtë arriti një sukses të madh.(z.v)

Ngrohtorja e Gjakovës premton vazhdimin e punës në këtë acar
Ngrohtorja e qytetit po punon me kapacitete të plota edhe në këto temperatura të ulëta, tha të mërkurën drejtori i saj Astrit Dema, duke premtuar se sezoni i ngrohjes i planifikuar të përfundojë më herët, do të shtyhet deri më 15 mars.

“ Edhe në këto telashe me borën e madhe dhe acarin që ka përfshirë Gjakovën, Ngrohtorja ka funksionuar pa ndërprerë dhe se gjitha ambientet që janë kyçur me rrjetin termofikues janë duke u ngrohur në mënyrë cilësore” tha Dema.

Derisa ka zëra se disa shkolla e spitali i qytetit kanë ngrohje të pamjaftueshme,  drejtori Dema  tha se nuk ka pasur asnjë vërejtje.

“Edhepse shkollat janë në pushim, ne i ngrohim këto ambiente për të mbajtur në gjendje të rregullt rrjetin nga pasojat e ngricave, ndërsa edhe nga spitali i qytetit nuk kemi vërejtje”, tha ai.

Kuvendi Komunal(KK) i Gjakovës i ka ofruar mbështetje financiare Ngrohtores për të përballuar këtë krizë me të ftohtin e madh, duke ia shtuar periudhën e ngrohjes.

“ Bazuar në telashet e mëdha që po kemi me sigurimin  mazutit, kishim planifikuar që sezonin ta mbyllim më herët por falë mbështetjes së KK të Gjakovës po mundohemi që ngrohjen ta mbajmë më gjatë. I sigurojmë konsumatorët se deri më 29 shkurt do të kemi ngrohje e njëkohësisht jemi duke u angazhuar që këtë ta mundësojmë deri më 15 mars” theksoi  drejtori.

Ndryshe, telasheve  të gjakovarëve  me borën e madhe dhe acarin i janë bashkuar edhe vështirësitë me ngrohjen, meqë në bisedat e shpeshta dëgjohen konstatimet se drutë për ngrohje, meqë shumica ngrohen me këtë lëndë djegëse,  në shumë familje janë shpenzuar shumë,  dhe janë në mbarim e sipër, ndërkohë që dimri po i tregon “dhëmbët”.

Furnizimi me dru aktualisht është vështirësuar dhe kanë arritur çmime shumë të larta për një metër kub dru, ndaj në rrethana të këtilla, kur nuk garantohet ngrohje me rrymë për shkak të reduktimeve, ngrohtorja e qytetit duket të jetë më e favorshmja për ata që janë të kyçur.(z.v)