Fejtone
FEJTON: EKONOMIA GJAKOVARE DJE, SOT, NESËR
GJAKOVËS I DUHET “INFUZION” EKONOMIKO-FINANCIAR
Shkruan:
Prof, Dr. Nuri Bashota
Nga 44 ndërmarrje shoqërore të suksesshme që dikur e renditnin Gjakovën ndër qytetet më të zhvilluara të Kosovës, tani shumica prej tyre nuk funksionojnë fare dhe gjenden para shkatërrimit të plotë, për shkak të keq menaxhimit, tjetërsimit dhe plaçkitjes së pronës shoqërore dhe mjeteve themelore, tokës bujqësore, lokaleve dhe pajisjeve të shtrenjta, që nga vuarja e masave të dhunshme të ish pushtetit serb.
Shumë kuadro të shkolluara gjakovare sa për ekzistencë janë detyruar të emigrojnë në vendet të ndryshme të botës si edhe në Prishtinë, të cilët edhe pse kanë të kryer fakultetet dhe shkollat e larta, detyrohen të punësohen si kamerier, shegert, stërshitës, depoistë, rojtar, etj, me një pagë simbolike, sa për t’iu ndihmuar familjeve të tyre shumanëtarshe në Gjakovë.
Gjakovës duhet t’i njihet një tretman i veçantë në politikën ekonomike si qytet më i shkatërruar gjatë luftës
Një gjendje të rëndë ekonomike po kalon sidomos qyteti i Gjakovës bashkë me rajonin gravitues, si pasojë e rrënimit të ekonomisë dhe shkatërrimeve lemeritëse të shtëpive, vrasjen dhe shpërnguljen me forcë të popullsisë shqiptarë nga vatrat e veta stërgjyshore, nën terrorin e falangave ushtarako-policore e paramilitare serbo-malazeze gjatë okupimit mizor 10 vjeçar (1989-1999) dhe sidomos me shndërrimin e Gjakovës në tokë të djegur (1998-1999), të cilat pasoja edhe 10 vite pas çlirimit ende nuk janë sanuar dhe tejkaluar.
Krahas plaçkitjes, djegies dhe rrënimit të objekteve monumentale ekonomike e të kulturës kombëtare të qytetit të Gjakovës, si Çarshia e Madhe, Loma e Drithit, Pazari, ndërtesat monumentale të banimit, objektet fetare shqiptare (myslimane e katolike), djegia e lagjeve të tëra dhe vrasjet e masakrimet të popullsisë si dhe dëbimin masovikisht të gjakovarëve gjatë “eksodit biblikë”, një shkatërrim katastrofal pësoi edhe ekonomia e Gjakovës, që ishte plaçkitur, rrënuar dhe djegur barbarisht.
Prandaj, jemi të bindur se ekonomia e Gjakovës si e plaçkitur dhe e shkatërruar barbarisht nga bandat militare e paramilitare serbo-malazeze gjatë okupimit 10 vjeçar nuk mund të revitalizohet dhe as të riaktivizohet pa një “infuzion” ekonomiko-financiar vendor e ndërkombëtar, investimeve të huaja direkte krahas avancimit për këtë destinim të mjeteve të donacionit që i janë premtuar Kosovës në Konferencën e Donatorëve më 11 korrik 2008 në Bruksel në vlerë prej 1.200 milion Euro nga vendet e Unionit Evropian.
Ky shkatërrim katastrofal të ndërmarrjeve industriale dëshmohet në mënyrë explicite nga regjistrimi dhe evidentimi i prezantuar në këto dy dokumente zyrtare të hartuara në gusht të vitit 1999 nga “Qeveria e Përkohshme Lokale” të Gjakovës (Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Punë Inspektuese):
1) “Informata mbi dëmet e pasurisë gjatë Luftës në Ekonominë e Gjakovës dhe
2) “Gjendja ekonomike – Mundësitë e zhvillimit dhe aktivizimit të kapaciteteve industriale në Komunën e Gjakovës”.
Njëherit për pasojat e rrënimit dhe shkatërrimit katastrofal të ekonomisë së Gjakovës na dëshmon edhe vetë fakti se nga 44 ndërmarrje të cilat para okupimit ishin tejet të suksesshme, tani thuaja se nuk funksionojnë fare, duke shkaktuar një krizë të thellë ekonomike, sociale e të moralit, në të cilën janë katandisur qytetarët e Gjakovës në një papunësi enorme dhe varfëri të skajshme, nga e cila vështirë mund të dilet pa një përkrahje ekonomiko-financiar vendor dhe të Bankës Ndërkombëtare dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për çka kërkohet që Gjakovës t’i njihet një tretman i veçantë në
politikën ekonomike si qytet më i shkatërruar gjatë luftës.Vijon ne gazet…
__________________________________
ZEJET E GJAKOVËS TABAKËT
Shkruan:
Zeki Vehapi
Kur flitet për zejet dhe zejtarinë e Gjakoves, dashur e pa dashur imponohet nevoja të përmendim tabakët apo lekurë punuesit e Gjakovës. Kjo zeje e vjetër nismën e ka diku në shekullin XVII, atë botë kur njerëzit kërkonin ekzistencën e vet nga mjeshtria dhe djersa e vet. Kështu ishte edhe në Gjakovë. Nevoja e madhe për prodhimet e lëkures I shtyri tabakët të merren më intenzivisht me këtë zeje, ndërsa blegtoria e zhvilluar e asaj kohe që kishte një rreth më të gjërë territorial, ishte kusht I volitshëm për përpunuesit e lëkures në Gjakovë e gjithëashtu edhe lumjtë e shumtë.
Oda e madhe e këtij esnafi nuk ishte vetëm kthinë ku zejtarët merrnin e jepnin për punën e gjallërisë, aty mblidheshin njerëzit e pjekur, pleqtë e urtë, paria e pleqërisë si në logë të kuvendit, ata ndanin pleqërinë
, pajtonin familjet e ngatërruara, meditonin për ngjarjet e kohës. Tabakët e Gjakovës ishin shumë më tepër se lëkur punues, me simbolin e vet që edhe sot ruhet ne familjen e Faik Tabakut, bashkëqytetarët tanë ndërtuan ura, rrugë e edhe shumë punë të rëndësishme për Gjakovën.
Përgjatë përroit ndërtohen taphanet, nis të zhvillohet një zeje e re. Ushtima e dollapëve të tabakëve s’ka të ndalur ndërsa gropat e gëlqeres ku futeshin lëkurat tregonin për një prodhimtari të zhvilluar të kësaj dege të zejtarisë. Ato marrin një sipërfaqe bukur të madhe. Në taphanet e Gjakovës punojnë mjeshtër të lëkurës ndërsa tabakët bëhen të njohur jo vetëm nga puna cilësore por edhe nga nis të zhvillohet një zeje e re. Ushtima e dollapëve të tabakëve s’ka të ndalur ndërsa gropat e gëlqeres ku futeshin lëkurat tregonin për një prodhimtari të zhvilluar të kësaj dege të zejtarisë. Ato marrin një sipërfaqe bukur të madhe. Në taphanet e Gjakovës punojnë mjeshtër të lëkurës ndërsa tabakët bëhen të njohur jo vetëm nga puna cilësore por edhe nga organizimi i brendshëm.Vijonë ne revist…
____________________________________________________
Zejet e Gjakovës-TEREZITË 2 (vazhdim)
Intervist: me të folmen e Gjakovës
Sigurisht se edhe të parët tuaj kanë qenë terzi?
Ka punu edhe baba. Ai si hoxhë u kon po zanatin e ka punu. Qashtu edhe gjyshi Sylejmoni i Haxhiavdylit ka punu gjithmonë. Gjyshi ka rrnu 81 vjet en zanat. Me 1914-shën ka vdekë.
Kjo do të thotë se zeja e terzive në familjen e juaj ka diku mbi 100 vjet apo?
Po ma tepër se 100 vjet, ma tepër se 150 vjet , edhe vazhdimisht kemi punu po en qit dyqan si zejtarë rrobaqepës. I ka ma tepër se 200 vjet qe janë ndertu kto dyqane.
Gjithë herë ka qenë dyqan terzishë apo përpara ka pas ndonjë destinim tjetër…?
Babagjyshi ka mësu prej nii mjeshtri shkodranë, ktu kujshi, ku osht sod magazina e “Agimit”. Ai shkodrani u kon ma s’pari. Babgjyshi ka mësu prej tine edhe masanej ka vazhdu zejen terzi.
Në saje të cilësisë së mirë të prodhimeve të terzive të Gjakovës, këto ishin mjaft të kërkuara, apo?
Kanë qenë t’kërkume shumë prej popujve të Ballkanit. Puna e Gjakovës qe oshtë bo prej terezive, edhe pi Kazazve gjithashtu, edhe pi tabakve, se e kan bo likuren e oshtë punu. Ham ktu edhe përjashta o shku(shitë) shumë. Edhe teshat e oficirave t’vjeter, n’kohë të Turqisë. Ka kep babgjyshi si zejtar thojke: “Vetem bjerma ta shohë se si osht yrrneki, atë herë unë dogri ta boj”, edhe ja ka bo, edhe ato i ka bo si zejtar i zanatit terzi. Iu ka kep shumë tesha atyne.
Çfarë vegla pune kanë qenë atëherë?
Veglat t’punës kanë qenë, gjilponë ingishte, grep edhe kurrgjo qeter.
Këtu në dyqan shoh tezgjahun e keni?
Tezgjuhin e kemi 25 santin(cm) i trashë prej arrës. 70 santin gjon oshtë.
Sa është i vjetër ky tezgjah?
Po… i ka nja 150 vjet e ma tepër.
VIJON NË REVIST[...]
Zejet e Gjakovës-TEREZITË
Rrethanat ekonomike (1839-1878)

Gjakova në saje të pozitës së vet të përshtatshme gjeografike, (në mes të rrëzave malore në veri-perendim dhe në perendim si dhe fushës së gjërë e pjellore gati në të gjitha anët e tjera), me kohë u shndërrua në një qendër pazari të rëndësishëm për këmbimin e prodhimeve blegtorale të viseve malore me ato bujqësore (të agrikulturës) të rrafshit. Kjo mundësoi edhe zhvillimin e zejtarisë dhe tregtisë në qytet.
Zejtaria ishte dega më e zhvilluar ekonomike e Gjakovës që nga themelimi i këtij qyteti. Zejtarët ishin të organizuar në esnafet e tyre, me qëllim të rregullimit të prodhimit dhe qarkullimit me pakicë të mallrave në kushtet e rendit feudal. Esnafet më të rëndësishme për nga roli i tyre në jetën ekonomike e politike të qytetit ishin ato të tabakëve (lëkurpunuesve) dhe të terzive (rrobaqepësve). Në fillim të shekullit XVIII u formua esnafi i terezive, kurse ai i tabakëve nga mesi i atij shekulli.
Në këtë kohë në qytet kishte rreth 366 dyqane zejtare, ku punonin afro 1834 punëtorë zejtarë. Në këtë qytet zhvilloheshin 22 zeje, prej të cilave më të njohurat ishin këto dyja që u përmenden më sipër. Rreth 8000 banorë jetonin nga zejtaria e tregtia, gjë që për atë kohë ka një domethënje të posaçme.
Esnafi i terzinjve përfshinte në gjirin e vet zejtarët e të gjitha llojeve, përveç tabakëve, papuçëxhive, kasapëve dhe samarxhinjve, të cilët i takonin esnafit të tabakëve. Esnafet i kontribuan ndërtimit të qytetit, të urave, të rrugëve dhe të degëve të tjera të infrastrukturës.
Esnafi i terzive rreth vitit 1730 ndërton Urën e Terzive mbi lumin Erenik, në rrugën kryesore që lidh Gjakovën me Prizrenin. Ndërtimi i kësaj ure zgjati afro 10 vjet.VIJON NË REVIST[...]



Informohu i pari
