Humor


Publikuar nga numri i ri GjakovaPRESS 48

Sa interesant, na kishte merakos fakti se vetëm Gjakova ka mbet këtë dimër pa borë dhe të gjithë luteshin të bie borë në Gjakovë. Bile erdhën edhe televizionet për ta shikuar pse nuk po bien borë në Gjakovë. Bora jo vetëm që ra,   por reshi edhe për dimrat tjerë….Kujdes herëve tjera kur kërkoni, diell apo shi!!!

 

Barometri i çmimeve të pemëve dhe perimeve në ditën e tregut i ngjason barometrit të motit. Për sa shkallë binte temperatura e ajrit, për aq rriteshin çmimet. Blerësit mërdhiheshin…Te drutë ishte ndryshe. Një qerre me dru që më parë kushtonte 30-40 euro sot kushtoi 100 euro rrafsh!!!

 

Për shkak të borës së madhe shumë rrugë anësore  kaloheshin vetëm në një “tunel” që zinte vetëm një këmbësorë. Rreshti i kalimtarëve bëhej i gjatë, ndërsa tejkalimet bëheshin me shumë vështirësi dhe pa respektuar, moshën, gjininë dhe besa edhe përparësinë e maceve dhe qenve endacak. Sa interesant  në rrethana të vështira që krijojë bora, në një shteg rruge kalonin bashkë njerëzit dhe kafshët. Qentë u treguan “zemërmirë” kur i nderonim me “mirëmëngjesi” , nuk na kafshonin edhepse kalonin skaj këmbëve tona…

 

U mbaj mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku disa këshilltarë kërkuan që në rend të ditës të hyjë raporti për gjendjen e krijuar në komunën e Gjakovës nga reshjet e mëdha të borës. Pasi kjo borë për gati një muaj na kishte “dalë për fyti”, këshilltarët menduan që nuk është mirë ta kujtojmë kaq herët, prandaj u shty për një mbledhje tjetër…

 

Derisa  po e hapte rrugën prej borës së madhe nga hyrja e shtëpisë, një kalimtar e pyeti.  A vet po e pastrova boren a?

Po valla, i prita Amerikanet  e nuk erdhën!!!

 

Shkolla “Zekiria Rexha” fitoi në garën për novacione në procesin e të mësuarit të nxënësve. Mësimdhënësit fituan  me katër projekte njeri nga të cilët mbante titullin” Të argëtohemi me thyesat” duke ua bërë nxënësve  më të kapshme dhe argëtuese  lëndën e matematikës me kompjuterë. Për t’ “gërditur” “ facebook”-un që nxënësit po rrinë gjithë ditën,  ende nuk po gjendet ilaçi!!!

 

Sot filloj të shkrihet me të madhe bora në Gjakovë…Ka gjasë që të  kemi reduktime kalimi nëpër rrugë me ujë…

 

“Vëllaznimi” shkoi në Durrës për ti mbushur bateritë para stinorit pranveror të futbollit, se këtu në Gjakovë me borë e acar  nuk funksiononte ndezja…

 

 

_____________________________________________________________________________________________

 

Publikuar 03.02.2012

Sot në ditën e parë të stinës së dimrit ranë fluskat e para të borës . “Çabrati” tha se është përgatitur mirë përë këtë dimër dhe se  nuk ka më befasi nga bora! Mund ti befasoi vetëm akulli !

 

Ende nuk po këndellemi tërsisht  nga festimi i rrast me pije e ushqim për  Vitin e Ri. Na shpëtoi lëngu i rasoit që na hoqi mamurllykun dhe na këndjelli për të nisur një vit të ri me xhepa thatë!!!

 

Disa u lodhën nga  pushimi per festen e Vitit të Ri, prandaj po pyesin kur do të pushojnë herën tjetër?

 

Lagja e re te Spitali u bë me rrugë moderne, të gjërë me trotuare e me ndriqim të bukur. Edhe me këtë rast doli në shesh thënia popullore se,  “kush pret mirë ia qet”… Banorët e kësaj pjese të qytetit priten gati 40 vjet për një rrugë të asfaltuar…

 

Fakti se po asfaltohen më shumë rrugë se sa trotuare , tregon se kemi më shumë vetura se këmbësorë…

 

Nga të gjitha anët bashkë me urime po vijnë edhe paraljmërime për një vit të vështirë. Ekpertët e Evropës po thonë se vendet e tyre do ti prek kriza e re e 2012-tes. Mohzamakeq për ne , kur për kriza ekonomike ankohen gjermanët , anglezët e francesët me një shkallë të lartë zhvillimi, po ne…?!

 

Në Gjakovë u fol për temën “Roli i Qeverisë qendrore  dhe komunave për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. Si u tha me këtë rast  Qeveria u ka deleguar  Komunave  kompetencat,  ndërsa buxhetin e ka ndal për veti…

 

Teatri Kombëtarë i Gjakovës  vlerësoi punën e bërë gjatë vitit të shkuar dhe bazuar në premtimet për mbështetje financiare, me optimizëm pret ti hyjë sezonin të ri teatror. Propozojmë që shfaqja e parë teatrale të jetë “Premtimi” të autorit të panjohur e në regji të “Merhametit”(ai që tregohet solidar për të ndihmuar)…

 

U zgjodhën sportistët e vitit 2011. Fitues dolën klubet dhe sportistët që krahas vrapit për rezultate sa më të mira sportive,  vrapuan edhe pas donatorëve!!!

 

E premte  16 dhjetor’11

Sot  Gjakovën e përfshiu një mot i ligë me erë të fuqishme që rrënoi edhe disa shtylla elektrike. Reduktimet e energjisë elektrike u bënë sipas planit C-C-C!

____________________________________________________________________________________________

 

Rreth e rrotull Gjakovës

Qytetarët po ankohen se  komuna e hoqi tregun e gjelbër nga qendra dhe e dërgoi në periferi, te lumi Ereniku dhe se të hënën, në ditën e pazarit,  po u duhet të bëjnë shumë rrugë për të blerë pemë e perime të freskëta… Ata po thonë se edhe po lodhen edhe po harxhohen. Një rrugë e dy të këqija…

 

Farmacitë sot protestuan dhe nuk punuan. Të sëmurët që kërkuan ilaçe e nuk i gjetën,  i shtyn dhimbjet për 24 orë…

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës kanë lindur 569 foshnja apo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ky numër për  32 është më i vogël. Si duket ekonomike e ka devalvuar dashurinë e  çiftëve bashkëshortor .

 

Kush ka prit që sot, më 14 prill.2011 në Gjakovë do të ketë borë deri në 10 centimetra. Të gjithë u habitem dhe njëkohësisht u befasuam, se si është e mundur që në pranverë lulet të mbulohen me borë ndërsa këmbët na bëhen qullë…

 

Sot përfundoi regjistrimi i popullsisë edhe në Gjakovë. Athua cila mahall ka më së shumti banorë? Kush e qëllon fiton… fiton…fiton… 10 ditë pushime në det!!!

 

Në Gjakovë po sanohet rruga kryesore dhe po ndërtohen trotuaret. Më së shumti po gëzohen shoferët se do ti parkojnë veturat në terren të rrafshët, pra në trotuare, ndërsa këmbësorët do ti fshijnë makinat duke u përvjedhur për të gjetë shteg kalimi…

 

Qentë endacak janë hidhëruar keq. Le që po i vrasin por edhe ua kanë marrë inatin njerëzve se po iu marrin ushqimin nga kontejnerët…

 

Teatri Profesionist i Gjakovës dikur i njohur për veprimtarinë e bujshme me nga 4 premiera në vit,  pas një viti po del me premierën e parë. E kane gjetur  mirë edhe  titullin e komedisë që do të inskenohet   “Të gjithë me huqe”.

 

U emëruan rrugët me emrat e rinj dhe në disa raste kanë krijuar vështirësi për dërgimin e porosive. Shumë kush që ka borxhe ndaj shërbimeve të ndryshme publike tjera , po thonë ishalla nuk na gjejnë…

 

Kosova ka presidenten e re. Disa nga politikanët nuk e njohën por populli po, sepse sapo nisi të flas  Atifete Jahjaga, presidentja më e re në botë, u mor vesh se është nga Gjakova.

 

Gropat në rrugët më frekuentuese të qytetit  filluan të mbushen me asfalt. Automekanikët tash do të kenë më pak punë…!

Numri i gjakovarëve sigurisht se do të dali më i vogël, sepse kushedi sa gjakovarë janë prishtinalizu…

Thanë se po bëhet kijameti në Gjakovë. E qëlluan … U shtrenjtua buka…!

Sot në Gjakovë ishte dita e anulimeve të vizitave. Asnjë takim i paraparë me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe me Presidentin e Kosovës nuk u mbajtën…Thanë: Qeveria ka halle më të mëdha se sa Gjakova…

 

Këshilli Komunal për Siguri në bashkësi vlerësojë sot pos tjerash se telashet në trafik po i  shkaktojnë veturat e parkuara vend e pa vend, materiali ndërtimor në trotuare dhe eventualisht ndonjë tullë mbi kokë nga shumëkatëshet…

Këshilltarët komunal sot i japën dritën jeshile planit rregullues urban të qytetit- ish kazermat si zonë gjelbërimi. Se çka do të ndërtohet më vonë, mbetet të shohim…

 

Meqë sot është dita e gënjeshtrave, te dashur lexues deshëm t’ ju gënjejmë se në Gjakove po fillojnë të punojnë fabrikat dhe se po punësohen mijëra të rinjë. Por as kjo rrenë nuk piu ujë… E lam per një prillin e vitit të ardhshem…

 

Kureshtarët e motit në Gjakovë, çdo kohë e dinin sa është temperature e ajrit në qytetin tonë duke e parë  termometrin tek semaforët. Tash e sa ditë,  se sa është temperatura po e tregon KEK-u.

_____________________________________________________________

Shkruan: Zeki Vehapi

 

E shtunë 19 mars ‘11

Sot u komentuan shumë thashetheme se 19 marsi  është ditë e kiametit. Hëna po i afrohet tokës, xhepat e zbrazët po na luajnë mendët e kokës.-ky qenka kijameti vella…!

Dikur, kur të zinte shiu në qendër të Gjakovës nuk të lagte fare, sepse gjatë tërë carshisë ishin strehët e gjata të ndëtesave skaj rrugës. Sot bëhesh qullë, se strehët bshkë me trotuaret i morrën dycanet.

Gjermanët në vend të naftës kanë filluar ta përdorin bio energjinë e prodhuar nga luledielli, prandaj duke u nisur nga fakti se nafta shumë po shpenzohet në Gjakovë, ka gjasë që shumë gjakovarë të mbjellin lule dielli edhe nëpër oborret e shtëpive….

Mësuesit e kremtuan ditën e tyre nëpër ndeja e restauronte veresije, sepse do të marrin rritjen e rrogave… Në mos u rritshin rrogat bile u rritet mendja se edhe ata festuan në hotele….

Çmimet nga dita në ditë po ngritën, ndërsa ne po mplakemi dhe po zvogëlohemi. Athua kur do të ndryshojnë gjërat. Ne të bëhemi më të ri e çmimet të ulen!!!

Ngrohtorja e mbylli zyrtarisht sezonin e ngrohjes  45 ditë para afatit…Fajet i kanë metereologët që premtuan ditë me diell në dimër…në mars e prill…

Hapësira e  Varrezave të qytetit po ngushtohet dhe ka rrezik që së shpejti nuk do të ketë hapsirë të mjaftueshme. Përderisa komuna të vendos për një lokacion të ri, ruani veten, mos vdisni!

Përgjatë rrugëve kanë filluar të mbillen drunjtë dekorativ e në shumë vende të zëvendësohen ata të thyerit dhe të dëmtuarit.. Meqë shumë po dëmtohen, propozojmë të mbillen duda, si përpara.Ndoshta keqbërësit frikësohen prej kësaj peme besa edhe zhyhen me dudat e kuq …

____________________________________________________________

Tek ne, pothuajse gjitha gjërat po bëhen me vonesë. Vetëm pranvera edhi një ditë para afatit…

Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot   në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut por që pak dridhi edhe Gjakovën. Thanë se pos shumëkatësheve dridhja më se shumti u ndie në shtëpitë e reja e të  bukura. Thanë se të vjetrat janë mësuar me telashet e tërmetit…

Po thonë se  taksat e shfrytëzimit të rërës po I shkojnë Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë, ndërsa prishja e shtretërve të lumenjve po u mbet gjakovarëve…

Sot nuk punoi ngrohja qendrore. Këtë situatë më lehtë e kaluan pacientët e spitalit që kishin temperaturë të lartë dhe nxënësit e shkollave që kishin në klasë 4o veta

Gjakovarët shumë po i përdorin zilet në telefoninë mobile. Duket se edhe këto thirrje me  zile do të bëhen me pagesë…

Përpara vitrinat e dyqaneve mbusheshin me artikuj te ndryshëm dhe tërhiqnin konsumatorët,  ndërsa tash nëpër këto vitrina më së shumti lexon : Zbritje dhe likuidim malli…

Sivjet më pak po flitet për reduktimet e energjisë elektrike. Shumë më tepër po flitet për reduktimin e shportës familjare…

Lexuam se në një vend në Gjermani komuna i ka nxjerrë në ankand publik gropat e rrugëve, dhe njerëzit po I blejnë ato. Merrni me mend pot ë shiteshin gropat e rrugëve të Gjakovës, sa të pasur do të ishim …

Gratë gjakovare sot nëpër hotele e restorante festuan 8 marsin.  Gratë festuan e burrat e shkretë…  paguan…

Korrupsioni është fjalë që e kanë mësuar  edhe vogëlushët por që dëmet nga ai i pësojnë i madh e i vogël.

Varësisht nga komunat u kremtua edhe festa e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Diku me torte e bakllava e diku me një tepsi fli, bukë pogaqe, bukë kallamoqe dhe kullpite… Kur ka me honger, mirë është puna, interesimi nuk mungon…

Qeveria lokale kritikoi disa mësimdhënës të shkollave të Gjakovës   që po organizojnë kurse private të palicencuara. Thanë se nxënësve që vijojnë kurset me pagesë po ua garantuakan notat pozitive, ndërsa të tjerëve në shkollë po iu mbetet të mësojnë derisa t iu përmirësohet gjendja ekonomike…

Disa po habiten për gropat e mëdha në rrugë,  e disa për gropat në stomak.

Muhalif i vërtetë  tashmë është bërë edhe përshëndetja e çdo ditshme: “A u lodhe” ? , kur dihet se shumica e të rinjve janë të papunë…

Shtesat e te ardhurave të  deputetëve të Kosovës ngritën tensionet por,  jo edhe pensionet…

Pas ngritjes së mazutit për ngrohje  tash po flitet se do të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Prapë po mbetet bërlloku më  i liri…

Gjakova  ishte qendër e drejtuesve komunal të komunave kufitare Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi të cilët biseduan për bashkëpunimin ndërkufitar për një zhvillim ekonomik. Përfaqësues të Tropojës kritikuan sistemin doganor që pamundëson zhvillimin e tregtisë dhe si shembull theksuan: Gështenjat e njohura të Tropojës më lehtë shkojnë në tregun e Parisit se sa të Gjakovës…”

Po të  zuri nata nëpër rrugët e “Çarshisë së Vjetër”, nuk e dinë se a janë në fuqi reduktimet e energjisë elektrike…Jo vetëm se u hoqën shtyllat elektrike, por edhe në dyqane nuk shef ndonjë dritë të ndezur… Sa kursimtarë janë gjakovarët!!!

Derisa gripi sezonal  e ka kohën e vet , gripi i derrave na është bërë  i bezdisshëm sikurse faturat e rrymës, telefonit, ujit, bërllokut …

SMS-të  në telefonin mobile janë shumë aktuale. Me SMS po bëhen edhe porosi. SMS po u kuptuaka sikur S-samun , M – me S- suxhuk…SMS:  Samun Me Suxhuk…

Po thonë  se në Gjakovë në vitin 2009 ka rënë nataliteti. Përsëri fajet i ka KEK-u që ka zvogëluar reduktimet e rrymës dhe çiftët bashkëshortor  po kanë kohë më shumë të debatojnë për planifikimin familjar…

Sot u bënë publike emrat e drejtorëve në Qeverinë e re lokale të Gjakovës. Me këtë rast u tha se qeveritarët nuk do të kenë rehati katërvjeçare, nëse nuk u shihet puna ashiqare…

Në shumë shkolla sot u komunikua suksesi i nxënësve në këtë gjysmëvjetor. I pari nuk është i vështirë, por kur të vjen i dyti, s’ka nevojë për komunikim, i dinë punët më herët…

Shtigjet e çiklistëve nëpër disa rrugë të Gjakovës po shfrytëzohen maksimalisht nga çiklistët por më shumë edhe nga këmbësorët të cilëve trotuaret po u zënë veturat e parkuara.

U shpallen sportistët më të suksesshëm të Gjakovës për vitin 2009. Manifestimi i shpalljes së sportistëve gjakovarë dikur mbahej nëpër palestra sportive e në skena tjera të mëdha  ndërsa kësaj radhe u mbajt në sallën e leximit të pallatit të kulturës. Ndoshta për t iu lexuar sportistëve buxhetin e vogël që ndahet për ta…

Vëllaznimi edhe pse i ka punët ngushtë materialisht,  shlirë  po e pret stinorin pranveror…

HUMOR FESTIV…..

Edhe kjo javë filloi me mjegull të madhe në Gjakovë. Athua pse ka mbetur fjala e urtë popullore”Ujku don mjegull”?!

Gjimnazitstët ia shtuan bukurinë Gjakovës me uniformat shkollore. Tash e mas ishalla i zbukurojnë edhe ditarët e mësimit…!

Qytetarët e Gjakovës po ankohen për simptomat e gripit sezonal…Më së shumti po ankohen nga teshtitja- hepsheee…dhe për këtë, duke mos pranuar gripin sezonal,  po thonë se nuk kanë virus por vetëm dikush po i përmend!!!

Tash CD e reja  filluan tw promovohen edhe  nw parlamentin e Kosovws…

Sivjet Dita e flamurit ishte e bereqetshme, sepse  i ra të festohet  afër Bajramit, afër mishit të qengjit,  tavave me qep dhe bakllavës…

Radio Gjakova shënon 30 vjetorin e fillimit të punës. Përkunder rritës programore teknika e persosur ka arritur ti zvogloje gjwrat. P.sh. para tridhjet vitesh transmetonim program me shirita, kaseta dhe kompakt disqe të mëdha nders sot kompjuteri I ka zvogluar të gjitha, fatlkeqesisht edhe rrogat….

Vështirë po adaptohemi me llogaritjen kohës me orar dimëror, kur akrepat e orës u këhtyen pas për 60 minuta. Na është prishë rregulli, jo i punës por  i gjumit…!

Ata që  flasin shumë kanë shansë të jetojnë më  gjatë. Po folët 150 mijë fjalë në ditë jetoni 105 vjet. Po dëshiruat të jetoni deri në 80 vjet, atëherë duhet të flisni 80 mijë fjalë gjatë ditës,  por të mos gënjeni…

Kapakët e pusetave si duket  janë bërë artikulli më  i kërkuari. I vjedhin pa ndërprerë për të na mundësuar thyerje dore a këmbe me lehtësi…

FEJESA NË MËNYRËN ALLA-TURKA!

Shkruan: Agim Ibrani

Kështu asht kjo punë, jep provimet me sukses, e kryen me kohë fakultetin e kur vjen koha me e dhanë provimin e jetës, me zgjedhë fatin e tij – ngecë, mbetet i hutuem, si para ndonji pikture ultramoderne të Pikasos.  M’u duk qesharake kur nji shok i imi më ndali dhe m’u lut që të bahem ndërmjetësues për nji vajzë.
-Allahile, mos u ban axhami se nuk të ka hije, je qytetar akademik, madje edhe mësitnija (shkesi) si institucion asht demodue dhe i ka dalë boja.
-Ti e din se në fakultet s’kam pasë kohë për këso punësh, e tash s’po kam guxim.  Mandej, motra, çika të hallave, tezeve e kojshi si asht adet me ndërmjetësue nuk kam.  Prandej të zgjedha ty që të ndërhysh për këtë punë.
Dhimbshëm më shikon.  Nuk mundem ta refuzoj.  Kush është ajo? – e pyes.
-Tani edhe pak ka për të kaluar këndej.
Mbas pak kohe defiloi ajo.  I afrohem, e kundroj dhe çuditem.  Çka dreqi e ka gjetë të dashurohet me të?  Dy sy gështejë, qafën që me u kap n’te miku im mundet me u sjellë si n’ring-shpill, jo ma shumë se dy këmbë, shkurt-kurrgja interesante.  Fillova t’i flas në mënyrë indiferente për shokun.
-Kush asht ai? – më pyeti shkurt.
Ia tregoj shokun që rrinte fshehur mbas kioskut.  Ai skuqet dhe zhduket dikund.
-S’qenka me u qitë poshtë-, më thotë në mënyrë non-shalante.
-Çka ka ai?- vazhdoi të pyeste ajo.
-Nanën e babën.
-Nuk mendova për atë.   S’po jam ngushtë për ta, por çka ka që të mundem me e marrë si ngushëllim.
-Paj, fakultetin.
-More po mendoj për standard, se fakultetin po e merr maca e kuca.  A ka kerr?
-Më duket se jo, veç nji dajë i tij ka nji me dy buej në katund, – mundohem me u ba hajgarexhi, duke nxjerrë nji mahi prej Nastradinit.
-Mos me shit mend këtu , keshe s’po kupton.  A ka limuzinë?!!!
Vrapoj mbas kiosku për ta pyetur shokun.
-Jo vlla, veç një ‘Shkoda’ prej atyre të kohës Dubçekut. Edhe provimin për shofer e kam të dhanun.
I tregoj asaj.
-A mundet me ma ba dollamin e arit?
-Paj…asish…po ebu, kollaj e bajmë i thash, dhe u habita si u kap për nji cikrrimë te këtillë.  Mendova se duhen blerë dy metra kadife.  Ma vonë morra vesh se dollama e arit ish’ kapuç me mangë e kushton sa krejt eksporti i Kosovës…plus importi ilegal.
-E jelek xhevanli?
-Edhe ate, – e rrejta pa pikë turpi si çdo mesit, se pritova të shkoja për ta pyetur burrin e botës.
-Tash mundesh me më lypë te baba.
-Do me thanë po të pëlqen djali.
-Te unë asht krejt në rregull, vetëm duhet me e marrë pëlqimin nga prindët formalisht.
Besa baba i saj mirë më priti, e unë, si asht adeti, ia nisa “Allahu nemrile, Pejgameri kaulidhe…”. fillova ta lavdëroja dhandrrin.  Nji të vërtetë e dhjetë rrena, si çdo mesit i mirë ma!  Baba i saj, ose ishte shumë përparimtar ose ishte me nerva të dobëta që ia ka humbë në luftë, por ma preu fjalimin tim maratonik duke më thanë;
-Faleminderës që më ke begenisë për mik e je ardhë me ma lypë çikën, veç more dashamir, kanë ardhë kohna të këqija, se tash rrallë ndodhë me të cakatë mesiti në shtëpi se mesitë jane ba parqet, rrugët, kafenetë…por ma mirë po e pyes çikën, se ma vonë nuk due me pasë dhimje kreje.
E thirri në dhomë.  Herifes syni nuk i bani vërr kur tha:
-Mue ai trullani aspak nuk më pëlqen, veç m’u ka ngjitë e s’po më shkapet.  Për me e hjekë qafe i thashë me më lypë te baba.
E pashë që nuk qenka punë shehadeti dhe u çova.  Mbas dy muejve e mora vesh se ishin fejue.  Kur e pyeta vajzën, si ndodhi nji gja e tillë, m’u përgjegj:
-Kështu e kemi na adet, gjysmë all-turka, gjysmë alla-franga.  Në fillim e afrojmë dhe njikohësisht e refuzojmë për me i ba reklamë vedit, e mandej prap e ngashjejmë kur nuk gjejmë ndonjë kandidat më të mirë.

______________________________________________________

BJONDINA

Shkruan:Agim Ibrani

Në këto ditë vape përcëlluese pothuajse avullohet Ereniku ndërsa gjakovarëve s’u mbetet tjetër veç t’i shkojnë në përqafim Liqenit të Radoniqit dhe Drinit me ujë të bollshëm.
Në plazh, me befason këndshëm një tufë me lokale simpatike dhe terasat e mrekullueshme.  Plazhi vlon si zgjua bletësh.  Aty bëhen debate ku komentohet çdo gjë, prej ngjarjeve të komunës e deri te ato më
aktuale, si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare… Nga ana tjetër bixhozi luhet me kushte, por me shuma të vogla parash.
Ndërkohë në plazh u ndëgjua një pëshpëritje dhe të gjitha kokat u kthyen në një drejtim.  Defiloi një biondinë e magjishme, e cila me dridhjet e kërdhokullave e shpejtoi frymëmarrjen e gjinisë mashkullore, duke shkaktuar batica dhe zbatica në krahëroret e tyre.  Edhe unë nuk munda t’i largoja sytë prej kësaj hyjneshe, megjithëse isha i vetëdijshem se kaherë i kam kaluar kufijtë e sjelljes së mirë.
Mirëpo, të gjithë në plazh e “veshnin” dhe e “zhveshnin” me shikim, mandej edhe unë nuk bëra përjashtim.  Kur ajo ma hodhi një breshër shigjetash te Amorit, i ula sytë dhe u skuqa sikurse nxënëset tona kur dalin në takim me profesorin e tyre.
- Çka po vështron si hut, thua se nuk ke parë kurrë femër me sy? – i thotë nji grue burrit të vet, i cili sigurisht donte ta gëlltiste me shikim.
- Lere, grua se kësi pehrrie kurrë s’kam parë.
Dy djelmosha që i kisha afër filluan te komentonin ardhjen e saj.
- A po e sheh se çfarë “cope” qenka, marshallah!
- Po, po e shoh.  Sigurisht nuk është e jona.  Ndonjë e huaj prej këtyre “humanitareve”, se shpesh po ndalen këtu.
- Jo, unë kisha thënë është prej Suedisë, se ato janë biondina klasike.
- Nuk është e rëndësishme prej nga është, duhet t’i afrohemi.
- Aha, e qysh ti afrohemi o Qumil?
- Shko te ajo dhe thuaji se po te duket shumë e njoftur.
- Hajt, mos u bëj taravol, e çka mandej?  Me i thanë se e kam parë, po më duket, në Rahovec në ditën e pazarit?!
- Atëhere pyete për shëndet …
- Edhe të hallave edhe të tezeve, a?!  Hajt e bu’ mos fol muhalife.
- Valla more Xajë, s’po di çka me të thanë … Iiiiiiii, më ra ndërmend!  Pyete sa është ora.
- E çka pastaj?
- Kur të përgjegjet, thuaji se nuk është e mundur, thuaji “Sahati po të shkojka përpara!”.  Ajo, mandej kishe ofendohet dhe do të thotë se nuk i shkon përpara, se e ka të mirë “Omegën”, se në mëngjes e ka ngrehë.  E kjo është mjaft për fillim.
- E qysh t’i afrohem?  Në çfarë gjuhe?
- Paj, më duket se ti di pak anglisht.  Këto të gjitha dinë.
Donzhuani ynë krehu floket, lëpiu buzët, mori frymë thellë dhe…
- Miss, what time is it? (sa është ora?)
Herifja, e largoi blenin e flokëve në mënyrë diskrete dhe ia ktheu shul shqip:
- Ora është 15 e 17 minuta.  Nuk më shkon përpara se është Omega.  E kam kurdisë në mëngjes sipas radios.  E nuk jemi parë ditën e pazarit në Rahovec.
Xaja belbëzoi diçka pa lidhje, i shoqëruar prej një gazi kumbues  t’pranishmëve,  dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, të gjithë i rregulluan orët sipas biondinës.

___________________________________________________________

‘FJALORI’ GJAKOVARQE

FAMXHYMLEK – këmishë

MULLO – mllefi
DOGRI – menjëherë
QIMQI – kinse

MINIVISH – i mërdhirë, i mavijosur
PERBALLADONE – haptazi

BALLGUR – me bark, koment i pamenduar

TALLAHUT – i pagdhendur, budalla
KABA – i madh, dangall
ALLABATANE – pa lidhje
RRAKSHAJA – gjera te prishura, te hudhra, te papaluara

RRAQE – gjera te ndryshme te panevojshme
RRAKADYL – duke u rrotulluar

RRAKNY – te rrezosh diçka

NYJAFQ – i mërrolur
MIZIVIR – i poshtër, Që i dhimbet diçka, Cikrrimtar…Fikan
KUKUBAN – frikacak, i vetmuar, ndjella keq

ME YZER – shtatzëne
YZERHONE – nevojtore
FYLFYL- i trullavt, trullan
MASLLAHAT- diçka e madhe dhe efektive, profesionale
SHIDET – ngjarje e madhe
SHTAPALAK – gjere e gjate
TAKAHYK – mentalisht i pazhvilluar
FURDULLA – lloj i ëmbëlsirës
SNI – sofër

N’KET MOZE – para do kohe
DELIDAKUZ – fëmijë sherraman
RESMA – fotografi
QUQBYC – rri ulur ne toke
FELQ – efeee
SAMUN FRANGJULL – i bjen samun pa suxhuk
NAMRUD – njeri i rende, pa qere
BIGAJIHAK – piskfillti, papritur
KASTILE – enkas
QIKEMENGJE – fiokes
ALLANUMRILE – vajze me namuz
HUMUMGJIK – banjo
RUSPA – diqka me vlere
BOJ KYRYMYZ – një ngjyre ne mes te gjelbertes mshel dhe qel

EKMIQIHONE – bukëpjekës
PERDESYZ – i pa fytyre
DELLI – damari
FILL – menjëherë
LLAPANXHESHÃ – përmbledh shuplak, shapull
QESHTUTNE – kështu valla
TE BOJ PER IFTI – te rrafi shumë
NEMELAZEM –  mos bini ne bezdi



RRETH E RROTULL GJAKOVËS

Shkruan:
Zeki Vehapi

Receta e vitit të mbarë 2009

Merrni pak optimizëm, shtoni dëshirën dhe vullnetin për punë, hiqni elementet e premtimeve të kota dhe brumin përzieni mirë. Ju bëftë mirë, dhe gëzuar Viti i Ri 2009, ju uron rubrika humoristike “Rreth e rrotull Gjakovës”…

EULEKSI
EULEKSI u shtri në tërë Kosovën, por gjashtë pikat nuk po dihet a u shtrinë a jo?!!!

BEREQETI
Përpara kur binte shi në Gjakovë gëzoheshim të gjithë sepse shtohej bereqeti, rriteshin prodhimet bujqësore prej të cilave shumë familje jetonin. Sot kur bie shi po hidhërohemi sepse po na lagen këpucët …

KABLLOVIKU
Në Gjakovë në shumë shtëpi ka hyrë kablloviku por shumëkujt nuk po ia rrok programin e muhalifeve të Gjakovës që po ndodhin për çdo ditë. Së paku nuk kemi qare pa e hap një libër te kurioziteteve dhe muhalifeve në Gjakovë…

AJRI I PASTËR

Sot lexuam se njerëzit jetojnë më gjatë, pra nuk plaken shpejtë nëse jetojnë në ambiente me ajër të pastër. Gjakova është qyteti më i pastërti sa i takon fabrikave dhe tymtarëve…Gati s ka hiq…!

GJENERATORI MË I MIRË I VITIT

Reduktimet arritën përsëri. Gjeneratorët përsëri po zhurmojnë rrugëve të Gjakovës . Dëgjuam se në fund të vitit do të zgjidhet gjeneratori që bën zhurmë më të vogël.

NIVELI

Pas reshjeve të mëdha të shiut liqeni u ngrit për një metër e gjysmë ndërsa furnizimi I qytetarëve me ujë u shtua edhe për një kat e gjysmë në ndërtesat shumëkatëshe. Nuk po dihet a shënoi ngritje shkalla e borxheve..

E MERKUR 3 DHJETOR ’08
Sot nga reshjet e mëdha të shiut, uji mbulojë rrugët e Gjakovës dhe shpalojë bërllokun e kanalizimit, që disa qytetar e hedhin … Nuk vërshuan lumenjtë, por bodrumet e gjakovarëve…

ORARI I MËSIMEVE SIPAS KEK-UT
Nxënësit e ndërrimeve të pasdites e kanë mësu orarin e reduktimeve të energjisë elektrike. Edhe pse I kanë gjashtë orë mësimore, librat I marrin për dy orët e para, sa është dritë në klasa.

FEJESA NË MËNYR ALLA-TURKA

Shkruan:
Agim Ibrani

Kështu asht kjo punë, jep provimet me sukses, e kryen me kohë fakultetin e kur vjen koha me e dhanë provimin e jetës, me zgjedhë fatin e tij – ngecë, mbetet i hutuem, si para ndonji pikture ultramoderne të Pikasos. M’u duk qesharake kur nji shok i imi më ndali dhe m’u lut që të bahem ndërmjetësues për nji vajzë.
-Allahile, mos u ban axhami se nuk të ka hije, je qytetar akademik, madje edhe mësitnija (shkesi) si institucion asht demodue dhe i ka dalë boja.
-Ti e din se në fakultet s’kam pasë kohë për këso punësh, e tash s’po kam guxim. Mandej, motra, çika të hallave, tezeve e kojshi si asht adet me ndërmjetësue nuk kam. Prandej të zgjedha ty që të ndërhysh për këtë punë.
Dhimbshëm më shikon. Nuk mundem ta refuzoj. Kush është ajo? – e pyes.
-Tani edhe pak ka për të kaluar këndej.
Mbas pak kohe defiloi ajo. I afrohem, e kundroj dhe çuditem. Çka dreqi e ka gjetë të dashurohet me të? Dy sy gështejë, qafën që me u kap n’te miku im mundet me u sjellë si n’ring-shpill, jo ma shumë
se dy këmbë, shkurt-kurrgja interesante. Fillova t’i flas në mënyrë indiferente për shokun.
-Kush asht ai? – më pyeti shkurt.
Ia tregoj shokun që rrinte fshehur mbas kioskut. Ai skuqet dhe zhduket dikund.
-S’qenka me u qitë poshtë-, më thotë në mënyrë non-shalante.
-Çka ka ai?- vazhdoi të pyeste ajo.
-Nanën e babën.
-Nuk mendova për atë. S’po jam ngushtë për ta, por çka ka që të mundem me e marrë si ngushëllim.
-Paj, fakultetin.
-More po mendoj për standard, se fakultetin po e merr maca e kuca. A ka kerr?
-Më duket se jo, veç nji dajë i tij ka nji me dy buej në katund, – mundohem me u ba hajgarexhi, duke nxjerrë nji mahi prej Nastradinit.
-Mos me shit mend këtu , keshe s’po kupton. A ka limuzinë?!!!
Vrapoj mbas kiosku për ta pyetur shokun.
-Jo vlla, veç një ‘Shkoda’ prej atyre të kohës Dubçekut. Edhe provimin për shofer e kam të dhanun.
I tregoj asaj.
-A mundet me ma ba dollamin e arit?
-Paj…asish…po ebu, kollaj e bajmë i thash, dhe u habita si u kap për nji cikrrimë te këtillë. Mendova se duhen blerë dy metra kadife. Ma vonë morra vesh se dollama e arit ish’ kapuç me mangë e kushton sa krejt eksporti i Kosovës…plus importi ilegal.
-E jelek xhevanli?
-Edhe ate, – e rrejta pa pikë turpi si çdo mesit, se pritova të shkoja për ta pyetur burrin e botës.
-Tash mundesh me më lypë te baba.
-Do me thanë po të pëlqen djali.
-Te unë asht krejt në rregull, vetëm duhet me e marrë pëlqimin nga prindët formalisht.
Besa baba i saj mirë më priti, e unë, si asht adeti, ia nisa “Allahu nemrile, Pejgameri kaulidhe…”. fillova ta lavdëroja dhandrrin. Nji të vërtetë e dhjetë rrena, si çdo mesit i mirë ma! Baba i saj, ose ishte shumë përparimtar ose ishte me nerva të dobëta që ia ka humbë në luftë, por ma preu fjalimin tim maratonik duke më thanë;
-Faleminderës që më ke begenisë për mik e je ardhë me ma lypë çikën, veç more dashamir, kanë ardhë kohna të këqija, se tash rrallë ndodhë me të cakatë mesiti në shtëpi se mesitë jane ba parqet, rrugët, kafenetë…por ma mirë po e pyes çikën, se ma vonë nuk due me pasë dhimje kreje.
E thirri në dhomë. Herifes syni nuk i bani vërr kur tha:
-Mue ai trullani aspak nuk më pëlqen, veç m’u ka ngjitë e s’po më shkapet. Për me e hjekë qafe i thashë me më lypë te baba.
E pashë që nuk qenka punë shehadeti dhe u çova. Mbas dy muejve e mora vesh se ishin fejue. Kur e pyeta vajzën, si ndodhi nji gja e tillë, m’u përgjegj:
-Kështu e kemi na adet, gjysmë all-turka, gjysmë alla-franga. Në fillim e afrojmë dhe njikohësisht e refuzojmë për me i ba reklamë vedit, e mandej prap e ngashjejmë kur nuk gjejmë ndonjë kandidat më të mirë.